Arsimi ne Shqiperi mori fund

A

Primus registratum
Arsimi ne Shqiperi mori fund

Arsimi ne Shqiperi mori fund.
Une qe jap kete mendim jam nje student ne univesitetin e inxhinjerise
kur dihet si jetojne njerezit ne Shqiperi ku nje puntor i shtetit
e ka rrogen jo me shume se 200000 mije tek te vjetra kur tek privati
rroga varjon nga 50000 deri ne 300000 leke te vjetra kur nje
pencionist mer jo me shume se 100000 leke te vjetra ne muaj atehere ketu
fillon dhe katastofa e madhe e Shqiptareve kur hidhen ne greve dhe
petagoget e universitetevene ne te gjithe Shqiperine.
Ministri Luan Memushi e degjuat ne inteviste si tha:
Ne shkollen ku jap mesim une nuk ka bere asnje dite greve
dhe cfar do te thote me kete qe ju te tjeret vazhdoni greven se
une mar 1.500.000 leke ne muaj plus makina tek b.... si dhe
te gjithe deputetet e tjere.Prandaj pa e zgjatur shume.
Do kerekojme qe shume shpejte te gjitha nivelet e shkollave
8-vjecare,mesme te fillojne greven,te filloje greve dhe mjeket te
cilet para ca ditesh bene greve te pergjithshme 1 oreshe te ngrihet
i gjithe vendi te mbeshtese studentet,petagoget,mjeket se keshtu
jane ngitur dhe per vete.
I bejme thirje petagogeve te mos kerkojne vetem tju ritet paga por
te kerkohet dorheqja e minstrit Luan Memushi.
Dhe per kete vit te pezullohet i gjithe arsimi ne Shqiperi deri sa
te vendosen te drejtat e arsimtareve dhe te studenteve.

10 ceshtjet e dites.

1.Luan Memushi - mori fund
2.Fatos Nano iku - si ku
3.Aleksandr Mojsiu - fle
4.Ambasades Amerikane - pi uje
5.Dhe dritat tek rruga "Mine Peza" qe priten nga ora 11.00-15.00
6.Kerkojme qe bota te mos investoje per kete qeveri te vdekur.
7.Edi Rama bravo per punet qe ke bere.
8.Levizja Mjaft te behet parti dhe te hyje ne parlament per popullin.
9.Partia socialiste me keto njerez qe ka e ka te humbur zgjedhjet 2005.
10.Njerez mos votoni per keta politikane po behuni vete politikane.
E fundit une nuk merem me politike.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Arsimi ne Shqiperi mori fund

Dakord per gjithcka shkruhet me siper, edhe pse pak me vonese se per keto probleme kemi vite qe shkruajme. Falemderit levizjes "MJAFT" qe te pakten ve ne jete keto ide.

Greva e pedagogeve te universiteteve duhet te vazhdoje dhe duhet t'i bashkohen te gjitha nivelet.
Eshte mire qe sindikatat si servile te politikes te mos perzihen ne kete mes.
Shoqeria civile me ne fund ne Shqiperi duhet te marre ne dore fatin e saj.
Jam dakord qe levizja MJAFT te mos mjaftohet me nje levizje popullore por te krijohet nje krah i saj qe te angazhohet ne politike.

Ka ardhur momenti per ndryshime. Nese edhe kete here shqiptaret do te flene gjume dhe do te votojne rrumpallistet dhe te korruptuarit mire i ka nanot e berishet mbi krye.

Nuk e besoja kurre se 14 vjet pas fillimit te demokracise duhet tja nisim nga e para. 14 vjet te hedhura ne lume fale kultures sone demokratike.
Sa keq e sa turp...
 

anny

Primus registratum
Re: Arsimi ne Shqiperi mori fund

Fillimisht postuar nga caio:
[qb] I paharruar qofte kujtimi i tij! [/qb]
lol.gif
lol.gif
lol.gif
,te hengerte mortja(bej shaka) se qesha me shpirt.

normale qe ka marre fund se korrupsioni eshte ne pikat me te larta,edhe ka prekur edhe arsimin
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Arsimi ne Shqiperi mori fund

Përfaqësuesi i lëvizjes “Mjaft” Erion Veliaj ka deklaruar se do t’i drejtohen Parlamentit për një rritje në buxhetin e arsimit

“Mjaft”: Fondi për arsimin, 4% e PBB-së


Ervin Qafmolla

TIRANË-Lëvizja “Mjaft” kërkon një rritje prej 1.3 për qind të fondit të parashikuar në projektbuxhetin 2005 për sektorin e arsimit. Drejtori ekzekutiv i lëvizjes, Erion Veliaj deklaroi para mediave se niveli që “Mjafti” i ka vënë vetes synim për të arritur është ai i 4 për qind të PBB-së, nga 2.7 për qind që është niveli aktual. Strategjia e “Mjaftit” është e njëjta që u përdor një vit më parë, kur përfaqësues të lëvizjes u paraqitën para komisionit parlamentar të Ekonomisë, duke bindur deputetët t’i çonin financimet në nivelin 3.1 për qind. Kësaj radhe kësaj strategjie do t’i shtohet edhe numri i nevojshëm i firmave që nevojiten për ta çuar një projektligj në Parlament. Sipas Veliaj, deri më sot janë mbledhur rreth 10 mijë firma, dhe brenda një kohe të shkurtër synohet të mblidhet edhe pjesa tjetër, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha qytetet universitare. “Arsimi nuk mund të rritet thjesht me fjalë, por duhet që kjo rritje të pasqyrohet edhe në buxhet”, -tha Veliaj. Sipas tij, megjithëse arsimi është përcaktuar sektor prioritar, në fakt, qeveria nuk e ka mbajtur premtimin. Mesatarja botërore e arsimit në raport me PBB-në është në nivelin 5 për qind, ndërsa mesatarja e vendeve me të ardhura mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria është në nivelin 4.8 për qind e PBB-së. Ndërsa ajo e vendeve europiane në tranzicion është edhe më e lartë. “Mjaft” ka shprehur shqetësimin se qeveria, në vend që ta rriste fondin e arsimit për 2005, në fakt ka “përdorur gërshërët mbi shpenzimet për shkollat, librat dhe ABC-në e shqiptarëve”.


15/12/2004
 

nardi71

Primus registratum
Re: Arsimi ne Shqiperi mori fund

pse duhet te arsimohen shqiptaret xhanem apo qe te na kerkojne llogari pastaj e te na marrin pushtetin,apo qe te na a bejne me te veshtire mbajtien qe me gjak e bence e morem,haha,hala se kuptoni qe mos i trego budallait se ku eshte e cmund te besh me gurin se ta kthen kokes?e pra ky eshte lajtmotivi i shkerdhatokracise,"hmmm ,,,ne shyqyr qe i futem ne kazanin e budallalekut e luftuam 60 vjet qe te shkaterrojme genin e mencurise -ju na kerkoni pare per shkolla.Sa per te qeverisur mes budallenjve ka pare me hesap se prandaj dhe vjedhim na i cike qe ti mbyllim shkollat ketu e ti edukojme femijet e popullit ne grope( ne evrope ata te tanet kuptohet) hhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaa hhhhhaaaaaaa ua kemi fut bukur ashtu si i thone andej nga londra me gisht te mezit perpjet kur te tjeret i ke mbledh grusht.Te na rroje komiteti qendror i partise me nekrye ne
goofy.gif
 

liridashes

Primus registratum
Re: Arsimi ne Shqiperi mori fund

Pse ikën truri e nuk kthehet, si dhe pse nuk krijohet tru i ri në Shqipëri?
Nga Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar)
Marre nga gazeta Metropol


Veprimtaria e Organizitës së Studentëve Shqiptarë në Botë para pak kohësh pati goxha bujë në opinionin publik shqiptar. Për shumë njerëz u duk se rreze të forta shprese u hapën befas për të mirën e Vatanit. Kjo magjepse e shqiptarëve nga diçka që vjen nga jashtë nuk është as e re dhe as e pakuptueshme.
Nga njëra anë në historinë e shekullit të nëntëmbëdhjete dhe fillim shekullin e njëzetë ndaj kombit shqiptar ka mibzotëruar influenca e fuqishme e diasporës shqiptare. Dhe ky romantizëm patetik rilindas ja tek rishfaqet sërisht por kësaj radhe në vitin e 92-të të egzistencës së shtetit shqiptar. Nga ana tjetër për pasojë të plogështisë së brendshme është jashtëzakonisht joshëse që ti presësh zgjidhjet të gatshme nga jashtë.
Ky artikull nuk ka për qëllim dekurajimin e iniciativës së studentëve shqiptarë jashtë por që të aplikoj një përqasje më realiste dhe kritike ndaj situatës së burimeve njerëzore në Shqipëri në përgjithësi dhe ndaj një kërkesë spikatëse të të rinjve që studiojnë jashtë në veçanti.
Duke nisur nga kjo e fundit, ajo që tingellon çuditshëm është kërkesa e tyre që shqiptarët e diplomuar jashtë të punësohen apriori nga shteti shqiptar. Dihet për arsye të njohura nga të gjithë, që ata që studiojnë jashtë zakonisht marrin një arsim relativisht më të mirë se shqiptarët që studiojnë brenda Shqipërisë, pra kthehen në Shqipëri me një avantazh të ndjeshëm ndaj të tjerëve që kërkojnë punë. Bile ajo që vihet re dendur është fakti që kur studentët tanë jashtë kthehen në Shqipëri sëmuren nga një sindromë që amerikanët e quajnë “Big fish in a small pond” që do të thotë peshk i madh ne një pellg të vogël. Gjithësesi përse u dashka që këta njerëz të trajtohen në mënyrë favorizuese duke iu shmangur konkurences së tregut të punës? Studentët shqiptarë të diplomuar jashtë mirë se të kthehen por nëse kanë diçka të mirë për ta ofruar duhet që fillimisht të garojnë e të fitojnë nëpërmjetë meritokracisë që ofron nje tregi i lirë i punës.
Këtu pra del në pah problemi kryesor në Shqipëri, që është mungesa e konkurencës në tregun e punës. Ose më saktë vlen të thuhet që tregu shqiptar i punës, pavarsisht nga dëshirat tona për të patur sa më shumë njerëz të kualifkuar qe të kthehen në Shqipëri, është dekurajues për personat e kualifikuar. Ky pohim është një deduksion I natyrshëm I analizimit të tregut egzistues të punës në lidhje me cilësinë e arsimimit.
Po të marrim në konsideratë punëdhënësin e parë potencial për një student, sektorin shtetëror ne Shqipëri i cili fatkeqësisht është I kalbur nga nepotizmi, favoritizmi, korrupsioni dhe politzimi I tejskajshëm, zorr se kualifikimi të jep dorë për të gjetur një punë. Ajo që është më e rëndësishmja per nje te diplomuar është jo mbarimi I studimeve në një universitet të mirë dhe me rezultate të larta por lidhjet personale dhe politike qe ky person ka si dhe sasia e parave që ësthë I gatshëm për të paguar për një post.
Po të shohim punëdhënësin e dytë potencial për të diplomuarit, pra biznesin e madh, kualifikimi cilësor zorr se pi uje. Në kushtet e ekonomisë sonë të mbyllur të mbizotëruar nga pak aktorë ekonomik që I kanë , fitimet e arritura nga bizneset e mëdhaja janë të sigurta pasi konkurrenca mungon. Nderkohë që këto fitime janë të sigurta atëhere përse u dashka që të investohet në burime cilësore njerëzore? Kjo gjë është e arsyeshme të bëhet vetëm kur nuk ka monopole apo kartele verdallë dhe kur konkurrenca e rreptë e dikton këtë nevojë.
Punëdhënësi I tretë potencial është biznesi i vogël dhe I mesëm. Problemi I këtij biznesi është që ky biznes në Shqipëri është në pothuaj gjithmonë I ndikuar nga karakteristikat tradicionale të shoqërisë shqiptare. Ky lloj biznesi punëson kryesisht njerëz të rrethit të ngushtë familjar shoqëror prandaj shumë e vështirë që të punësojë një person të huaj, pavarsisht nga cilësia e arsimimit.
Biznesi I huaj normalisht është ai që sjell teknika, dhe teknologji të reja si dhe stil te ri menaxhimi që e bën më mikpritës ndaj njerëzve të arsimuar mirë. Dhe kjo shihet lehtë nga fakti që të vetmet biznese që kanë bërë trajnime për punonjësit e rinj janë dy kompanitë e telefonisë së lëvizshme si dhe bankat e huaja që kanë investuar në Shqipëri. Mirepo ky biznes është shumë I kufizuar në Shqipëri, dhe nderkohë ai pak që është, shpesh herë është përshtatur me kushtet shqiptare të mungesës së konkurencës dhe tregohet mospërfillës ndaj burimeve njerëzore. Duke patur parasysh që sektori i organizatave jo-fitimprurëse financohet pothuaj plotësisht nga para të ardhura nga jashtë në një farë mënyre ky sektor mund të konsiderohet si shtojcë I investimeve të huaja. Ky është mbase sektori i vetëm që çmon cilësinë e arsimit dhe ka mbledhur rreth vetes një pjesë të madhe të njerëzve që kanë patur kualifikime jashtë Shqipërisë.
Analiza racionale e prespektivës së punësimit të një studenti të sotshëm në tregun e sotshëm të punës në Shqipëri tregon qartë që ky student nuk ka shumë motive për tu kthyer nëse është jashtë apo për të mësuar intensivisht nëse është në Shqipëri pasi cilësia e arsimit që ka për të marre nuk ka për të ndikuar shumë në punësimin e tyre. Për rrjedhojë për ata që mësojnë shumë në Shqipëri mund të thuhet se veprojnë në mënyre jo-racionale dhe e bejnë studimin të shtyrë nga pasioni, kurioziteti, ndikimi i familjes ose nga bindja se herët a vonë kanë për të ikur nga Shqipëria në kërkim të një vendi ku vlerësohet arsimi.
Diploma universitare në Shqipëri shikohet si një liçencë që duhet marrë patjetër për hirin e një të ardhmeje të largët e të paqartë kur kjo diplomë do të ‘hajë bukë’. Ndërkohë mjetet e përdorura për ta shtënë atë në dorë (kryesisht korrupsioni dhe nepotizmi) janë më se të justifikuara për tu përdorur.
Por nuk ësthë vetëm mundësia e mjegullt për tu punësuar në tregun e mbrapmë të punës që dekurajon te diplomuarit jashtë që të kthehen, si dhe studentët e këtushëm për të mësuar. Përpos vlerës së pakët që ka arsimi për të rritur probabilitetin e punësimit për një student egzistojnë dy alternativa të tjera që e dekurajojnë akoma më krijimin e trurit shqiptar.
Së pari mundësia e lehtë për të emigruar ka qënë një ndër faktorët kryesorë që ka nxitur braktisjen e shkollës. Ndërkohë kriminaliteti i zhvilluar është shpesh një alternativë më joshëse se shkollimi. Ne e dimë mjaft mirë se në Shqipëri mbizotëron një nivel I lartë I kriminalitetit dhe se fitimet që nxirren prej tij janë shumë të larta. Nuk është shumë e vështirë që të përfshihesh në trafiqe fitimprurëse në Shqipëri. Mjafton të lësh për pak kohë mënjanë skrupujt dhe të marrësh hapin e parë pertej moralit, dhe se shpejti e gjen veten fund e krye të përfshirë në vorbullën e dallavereve të paligjshme. Për më tepër në kushtet e forcës “efikase” të policisë shqiptare mundësia për tu kapur është shumë e ulët. Por edhe po të kapesh falë gjyqësorit “të kulluar” shqiptar, ka një probabilitet shumë të lartë që të shpëtosh. Me një fjalë, në kushtet kur risku për tu ndëshkuar per bërjen e diçkaje të paligjshme është kaq i ulët është shumë tunduese të zgjidhet më mirë rruga e krimit se sa ajo e arsimimit ku risku i të qënurit i papunë është qamet i lartë.
Kjo situatë aspak premtuese, tregon qartë se sot nuk ka një klimë të favorshme që të shtyjë trurin shqiptar që të kthehet dhe aq më pak klime nxitëse për formimin e trurit të ri. Për rrjedhojë zgjidhjen e situatës duhet ta shikojmë tek vullneti i faktorit politik për të bërë cclirimin e konkurencës ne treg si dhe sigurimin e forcës së ligjit. Padyshim që nuk mund të arrihet shumë me thirrjet Noliane të tipit “mbaju nëno mos ki frikë se ke djemtë ne Amerikë” etj etj. që degjohen nga këta të rinj që janë shumë të zellshëm por pak të kthjelluar me realitetin shqiptar.
 

liridashes

Primus registratum
Re: Arsimi ne Shqiperi mori fund

Problemet e procesit të Bolonjës
Adri Nurellari
Gazeta Metropol

Fillimi I vitit të ri shkollor në Shqipëri u shoqërua nga debate të gjithanëshme për aplikimin e procesit të Bolonjës në universitetet tona. Entuziazmi për këtë proces ka përfshirë shumë njerëz por në të njëjtën kohë ka lënë shumë të tjerë me pyetje të papërgjigjura. Prandaj lind edhe nevoja që të sqarohen disa probleme të procesit të Bolonjës para se të përqafohet ky proces plotësisht në Shqipëri.
Problemi i parë ka të bëjë me retorikën që ka mbështjellë reformat për zbatimin e këtij procesi tek ne. Ky proces po portretizohet si zgjidhja magjike për të gjitha problemet e arsimit tonë të lartë. Gjasme po ta kemi adoptuar këtë proces universitetet tona kanë për të arritur standarte evropiane. Kjo është një farsë e madhe pasi problemet e shkollave tona nuk qëndrojnë tek forma por tek cilësia e përmbajtjes.
Shndërimi i programeve universitare në 3 + 2 + 3 nuk do të thotë që këto programe do të jenë më cilësore, nuk do të thotë që metodologjia e mësimëdhënies do të jetë më e mirë, se përgatitja e pedagogëve do të jetë më e lartë, se kërkesa e llogarisë do të jetë më rigoroze, se mjetet mësimore si laboratoret do të jenë më të kompletuara, se studentët do të jenë më të motivuar etj…
Për më tepër ky proces nuk na ndihmon ne hyrjen në Bashkimin Evropian. Edhe pse ky proces ka lindur atje, ai nuk bën pjesë ne kërkesat që duhen përmbushur për tu futur atje. Atë po e përqafojnë edhe vende të Kaukazit dhe Azisë Qëndrore që nuk kanë ndonjë të ardhme brenda Bashkimit Evropian. Pra njerezit nuk duhen gënjyer se gjoja ky proces na ndihmon në integrimin Evropian.
Vëmendja e madhe që i kushtohet aplikimit të këtij procesi në Shqipëri nuk bën gjë tjetër veçse largon vëmendjen nga problemet kryesore që rëndojnë në arsimin tonë të lartë duke çliruar përgjegjësit nga procesi i llogaridhënies nëpërmjet përdorimit për qëllime promocionale politike të procesit të Bolonjës.
Duhet bërë e qartë se ky proces është nisur në perëndim për të ndihmuar lëvizshmërinë e studentëve nga një vend në tjetrin. Përdorimi i 3+2+3 si dhe i mënyrëa së njëjtë të matjes së krediteve do të krijonte një sistem reference të përbashkët që do ta bëntë shumë më të lehtë lëvizjen e një studenti nga një institucion në tjetrin. Mirëpo edhe në Bashkimin Evropian kjo lëvizje varet shumë nga cilësia e universitetit prej nga vjen dhe cilësia e universitetit ku pretendohet të shkohet.
Me fjalë të tjera ta zënë se një student nga universiteti i Tarantos do të donte transferohej për një vit nëpërmjet programit evropian Erasmus në universitetin prestigjoz të Leiden-it në Hollandë, procesi I Bolonjës nuk ka për ta ndihmuar shumë. Kjo pasi universiteti i Leiden-it ka të drejtë ta refuzojë këtë transfertë duke u bazuar tek cilësia, pavarsisht se mund të kenë forma të njëjta të programeve. Vlera e këtij procesi bie akoma më tej kur bëhet fjalë për punësimin. Punëdhënësi në perëndim ka për të parë aftësitë dhe njohuritë e zotëruara, përvojën e kandidatit dhe emrin e shkollës nga vjen diploma e tij dhe jo nese diploma është “Bolonjeze” apo jo.
Pra po të shihet me kujdes futja e procesit të Bolonjës tek ne nuk ka për të sjelle ndonje risi të madhe. Dobia më e madhe ka për të qënë tek lehtësimi i shkuarjes për studime të mëtejshme të studentëve shqiptarë në Evropën Perëndimore. Megjithatë ky nuk ka qënë ndonjë problem i madh në të kaluarën pasi në rastin kur dëshirohet që të shkohet për një studim pasuniversitar si për një kurs master ose për të bërë doktoraturën, katër vitet e universiteteve shqiptare në më të shumtë e rasteve janë marrë në konsideratë si të mirëqëna dhe të plota. Kuptohet që ato katër vite paragjykohen në varësi të reputacionit të universitetit tonë dhe është e qartë se nëse dikush aplikon nga Universiteti i Sorbonës për të vazhduar studimet në Harvard do të ketë shumë më shumë shanse për tu pranuar se një i diplomuar i Tiranës. Por kjo gjë vlen njëlloj edhe për një student të Universitetit të Nimes ose Universitetit të Marsejës pasi nuk ka të bëjë me 3+2+3 por me cilësinë e arsimit të ofruar në shkollë. Prandaj këtu duhen përqëndruar energjitë dhe burimet tona.
Një tjetër problem i procesit është edhe cilësia e modelit që po aplikohet. Në fakt ky sistem është tipik i Gjermanisë ndërkohë që modelet më të suksesshme të arsimit të lartë sot në botë janë ato Anglo-Amerikane. Pra po marrim modelin e një vendi që brenda Bashkimit Evropian, bashkë me Greqinë, mbahet se ka një nga përqindjet më të larta të studentëve që largohen për të vazhduar studimet në Amerikë e Britani.
Vetë çështja e standartizimit është problem më vete. Ky standartizim jo spontan i ardhur me plan nga shteti krijon një egalitarizëm dhe ul autonominë dhe fleksibilitetin e universiteteve të ndryshme. Kjo përpjekje është në kundërshti me prirjet dhe nevojat e ekonomisë së epokës së globalizmit ku tregjet e punës kërkojnë shkolla sa më dinamike që të mund të përshtaten me shpejtësi me kërkesat që mund të parashtroj ky treg. Gjithashtu universitetet duhet të kenë hapësirë që të konkurojnë me njëri tjetrin pasi ashtu rritet cilësia dhe pasurohet oferta që i jepet studentëve. Ndërtimi i uniformitetit në sistemin universitar ka për të hequr dinamizmin për të cilin kanë nevojë shkollat e larta dhe ka për të penguar progresin. Për më tepër është shumë e dobishme që në tregun e arsimit të lartë të ketë shkolla elite për studentët më të mirë dhe jo si në Gjermani ku kjo gjë mungon. Nuk mund të detyrojmë studentët më të talentuar të qëndrojnë në të njëjtën klasë e të ecin me të njëjtëin rritëm me studentët më mediokër.
Problemet me futjen e procesit të Bolonjës në Shqipëri nuk kanë të bëjnë vetëm me dobine që mund të ketë tek ne si dhe me dobitë e hamëndsuara të standartizimit, por edhe me kapacitetet tona për ta plotësuar këtë proces. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mungesën e informimit të stafeve pedagogjik e administrativ të universiteteve për detajet e procesit, por edhe me impaktin që do të sjelli reforma.
Impakti kryesor është rritja e peshës së kurseve pasuniversitare dhe ulja e asaj universitare. Kursi universitar do te ulet nga katër ne tre vite ndërkohë që do të rritet nevoja për organizmin e masterave dy vjeçar dhe të programeve trevjeçare të doktoraturës. Por kurset pasuniversitare përqëndrohem tek procesi i kërkimit shkencor për të cilin ne nuk kemi shumë traditë si dhe burime. Përjashto institutet e Akademise së Shkencave dhe ndonje fakultet aty këtu në universitetin e Tiranës, në shkollat e tjera zorr se bëhet ndonjë punë shkencore kërkimore. Befas, me procesin e Bolonjës këto shkolla do të duhet te kthehen në qëndra kërkimore që zorr se ka për të qënë e lehtë në kushtet e mungesës së laboratoreve dhe bibliotekave. Por ç’është më e rëndësishmja neve na mungon stafi mësimëdhënës për të aplikuar procesin e Bolonjës. Për të dhënë mësim në kurse pasuniversitare duhet qe te zotërohet doktoratura nga pedagogët por shumica dërmuese e pedagogëve të universiteteve shqiptare nuk kanë as master por vetëm diplomë universitare. Atëhere kush do të japi mësim në 2+3 që vjen pas trevjeçarit universitar? Kjo situatë dikton nevojën për frenimin e zellit të madh për të rendur pas procesit të Bolonjës dhe kërkon rishqyrtimin e mundësive dhe nevojës së sistemit tonë arsimor për aplikimin e procesit të Bolonjës.
 

liridashes

Primus registratum
Re: Arsimi ne Shqiperi mori fund

Dublimet, Anglishtja dhe Zhvillimi Ekonomik
Adri Nurellari
Gazeta Metropol


Kohët e fundit vihen re përpjekje të mediave private shqiptare për të dubluar programe apo filma të prodhuar jashtë Shqipërise. Në pamje të parë kjo gjë mund të duket e dobishme pasi nxit lëvrimin e gjuhës shqipe në televizione, gjë që ka munguar edhe si pasojë e rënies së kinematografisë shqiptare gjatë dekadës së fundit.
Duke qënë të mësuar me televizionet italiane, fakti i dublimit na duket tejet natyral dhë nuk na duket cudi që kjo gjë të bëhet edhe në Shqipëri. Por unë besoj se ne duhet të matemi para se ta bëjmë traditë dublimin e filmave apo programeve të tjera audiovizive të huaja. Unë besoj se nuk duhet ti dublojmë filmat por të mjaftohemi më nëntitujt për dy arsye kryesore. Së pari për të ruajtur origjinalitetin e veprave artistike kinematografike dhe së dyti për të stimuluar zhvillimin ekonomik shqiptar nëpërmjet përhapjes së njohjes së anglishtes në shqipëri ( duke qënë se pjesa më e madhe e filmave dhe programeve janë origjinalisht në anglisht).
Tek shohim filmat e dubluar italisht dallojmë se zërat e Marlon Brando, Robert Redford dhe Paul Newman jane tepër të ngjashëm, ose më saktë janë të njëjtë pasi i përkasin një farë Giuseppe Rinaldi. Po kështu nuk kemi fatin që të dëgjojmë zërat origjinal të aktorëve Robert de Niro, Sylvester Stallone, Al Pacino dhe Dustin Hoffman por atë të dubluesit Ferruccio Amendola. Italia ka pasur arsye objektive për të dubluar filmat. Në fakt filmat u panë në vitet 20-të si mjete ideale për të përhapur një gjuhë standarte letrare në Italinë e fragmentuar nga dialektet e shumta. Mendohet se në atë periudhë më pak se ¼ e popullsisë e kuptonte tamam gjuhen letrare. Kjo bëri qe regjimi fashist ta ndalonte me ligj projektimin në vend te filmave ne gjuhë të huaj.
Mirëpo dublimi sjell në një farë mënyrë përdhosjen e veprave të kinematografisë. Prandaj edhe disa vende si ato Skandinave e kanë të ndaluar me ligj dublimin pasi besojnë se prek te drejtën e autorit për ta patur veprën të pacënuar. Kinematografia është një art dhe duhet trajtuar si i tillë. Unë mendoj se dublimi është njësoj sikur të merrnim një pikturë klasike dhe ti ndërronim ngjyrat ose sikur të merrnim skulpturën e një personi dhe ti ndërronim fytyrën. Për filmat nuk është e rëndësishme vetëm ana pamore por edhe ajo dëgjimore, pasi aktrimi nuk ka të bëj vetëm me paraqitjen, plastikën ose pantomimen por edhe me zerin. Sado që të përpiqen dubluesit, mospërkimi mes fjalëve që fliten dhe lëvizjeve të buzëve mbetet shumë i dukshëm dhe i sikletshëm. Admiruesve të filmave nuk iu jepet mundësia që të dëgjojne zërat origjinal te aktorëvë duke humbur kështu kënaqësinë e të dëgjuarit të nuancave dhe aksenteve vokale të të mëdhënjve të kinemasë. Vlera artistike e aktrimit të yjeve të kinemasë del në pah vetëm kur mund të shijojmë përdorimin simultan të zërit me gjestet dhe mimikën. Dëmi është akoma më i madh kur kujtojmë se dubluesit shpesh i duhet që të ndryshoj atë që personazhi i filmit thotë në mënyrë që të përshtasi fjalën e gjuhës vendase më lëvizjen e gojës së karakterit të filmit në një moment të caktuar.
E vetmja alternativë ndaj dublimeve janë nëntitujt, por mbrojtësit e dublimeve pretendojnë se leximi i nëntitijve është i mundimshëm dhe shkëput vëmendjen nga rrjedha e filmit. Mirëpo unë mendoj se duke u ushtruar, leximi i nëntitujve bëhet shprëhi dhe nuk terheq më vëmendjen. Bile ka studiues që thonë së në vendet ku nuk ka dublime por vëtëm nëntituj, njerëzit janë të prirur për të lexuar më shumë libra. Mua më pëlqen autenticiteti i një vepre dhe besoj se përdorimi i nëntitujve është e vemja mënyrë që kombinon kuptueshmërine e filmit me afrimitetin më të madh me origjinalin.
Përvecse dobisë që kanë nëntitujt në konservimin e vlerave artistike, duhet të cmojmë edhe dobine që do kenë në përhapjen e njohjes së gjuhës angleze. Duke patur parasysh që filmat anglofon janë mbizotërues të tregut botëror të kinematografisë është e kuptueshme që nëse do ti shikonim filmat origjinal e jo të dubluar në italisht apo shqip, ne do ta njihnim më masivisht anglishten. Dihet se shqiptarët sot kanë italishten si gjuhë të dytë falë televizioni. Hollanda dhe Skandinavia që vendosin vetëm nëntituj për cdo film dhe program televiziv, për të njëjtën arsye kanë anglishten sic kemi ne italishten.
Unë nuk dua të paragjykoj italishten, e cila është një gjuhë mjaft e bukur dhe e pasur, por dua të theksoj faktin që ne e flasim tashmë italishten dhe se dobia e saj praktike është shumë herë më e vogël se ajo e lingua franca të vërtetë, anglishtes.
Duke patur parasysh lidhjen që egziston mes zhvillimit social dhe komunikimit kuptojmë edhe problemin e madh qe sjell larmia e gjuhëve që fliten në botë për komunikimin dhë krijimin e marrëdhënieve të shëndosha. Ne e dimë gjithashtu që gjuha angleze, për shkak të faktorëve të ndryshëm historik është përdorur tashmë gjerësisht në gjithë botën si ura e artë që lidh njerëzit që i përkasin kombeve, racave apo feve të ndryshme. Anglishtja ka fituar një rol të pamatë në tregtinë ndërkombëtare, cështjet politike dhe rritjen kulturore. Zgjerimi i pandalueshëm i tregut ndërkombëtar lë të kuptojmë se që të zhvillojmë ekonominë shqiptare duhet të jemi sa më të përgatitur për të, dhe njohja masive e gjuhës angleze është një ndër hapat kryesore. Duke qënë gjuha kryesore e komunikimit ajo është e nevojshme edhe për qarkullimin dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit shkencor, artistik dhe kulturor.
Literatura që gjendet në anglisht është shumë e pasur dhe influencuese dhe mbledh përvojën e ardhur nga njerëz prej shumë vendesh. Anglishtja mes te tjerash gëzon edhe fatin që është një gjuhë me hapësirë të gjerë që lejon njrezit të shprehin lehtë krijimet dhe imagjinatën e tyre si dhe të komunikojnë me të tjerët në një mënyrë shumë efikase. Për më tepër zhvillimet kryesore shkencore në shekullin e njëzetë u arritën në vende anglofone si Britania dhe Amerika dhe për rrjedhoje anglishtja ka fituar në një farë mënyre të drejtën për tu konsideruar gjuha amtare e shkencës. Botimet anglisht nuk po përkthëhen më në gjuhen kombëtare as në vende me gjuhë të konsoliduar dhe të përhapur si Gjermania pasi pritet që komuniteti shkencor ta zotëroje tashmë këtë gjuhë. Për rrjedhojë zoterimi i gjuhës angleze jep mundësinë e shfrytëzimit të një gamë të gjerë burimesh dhe do të ndihmonte në rritjen cilësore të burimeve njerëzore në Shqiperi. Nuk është e rastit që kohëve të fundit vendet që thithin me shumë investime të drejtpërdrejta të huaja janë vendet ish koloni të Britanisë si India e Pakistani, ku anglishtja është si gjuhë zyrtare. Shumë biznese perëndimore, sidomos në sektorin ë shërbimeve (ku janë të angazhuar edhe shumica e shqiptarëve), është duke u transferuar në këto vende duke përfituar nga lehtësirat që ofrohen nga njohja e anglishtes. Psh. nëse në Britani i bëhet një telefonatë një operatori telefonik ka shumë gjasa që të komunikojë me një indian apo pakistanez, pasi ky biznes është transferuar pothuaj i gjithi nga Britania në gadishullin Indian. Favoret që krijon njohja e gjuhës angleze duhen shfrytëzuar edhe nga shqiptarët, prandaj duhet tju themi jo dublimeve italiane dhe shqiptare. Masivizimi i njohjës se anglishtes nga shqiptarët mund të bëhet lehte duke ditur që ne jemi një komb që kemi disi prirje për mësimin e gjuhëve të huaja.
 
Top