Arrestohet ‘i forti’ i Kukësit Ardian Trota, pas atentatit me tritol në makinë TIRANE- Arrestohet A

Universal

AnonymouS
Ligji për huamarrjen, Presidenti e kthen në Kuvend: Shkel Kushtetutën


Nuk ka paqe në raportet mes Presidentit dhe shumicës parlamentare. Kreu i shtetit I ka kthyer mazhorancës ligjin e huamarrjes, nëpërmjet të cilit qeveria mund të merrte borxh pa autorizimin e Kuvendit.
Në dekret, Presidenti argumenton se nuk mund të miratojë ligjin pasi bie hapur ndesh me kushtetutën, që përcakton qartë se duhet autorizimi i Kuvendit për të marrë borxh të huaj. Andaj, vlerëson Kreu i shtetit, kjo kompetencë nuk mund ti jepet Ministrisë së Financave.
“Vlerësoj se në emër të fleksibilitetit të Ministrit të Financave dhe të uljes së kostos së borxhit nuk mund të cënohet parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe as të cënohen dispozitat kushtetuese të cilat kanë përcaktuar qartë se kufiri, kushtet dhe marrjes së borxhit të brendshëm apo të jashtëm do të vendosen vetëm nga Kuvendi.”
Jo vetëm kaq, por sipas kreut të shtetit, ndryshimet në ligj, godasin transparencën që duhet të ketë qeveria në marrjen e borxhit shtetëror
“Në kuptim të Kushtetutës, borxhi shtetëror duhet të trajtohet në mënyrë transparente përsa kohë bëhet fjalë për Financa Publike. Vërej se dispozitat në ligjin 181/2014 nuk e ofrojnë dicka të tillë dhe për më tepër bëjnë të qartë një pushtet të pakufizuar dhe aspak transparent të ekzekutivit në procesin e marrjes së borxhit”
Në të njëjtën linjë, kreu i shtetit thotë se ndryshimet në ligj përjashtojnë edhe procesin e prokurimit publik në përzgjedhjen e kreditorëve, të cilët, do të zgjidhen me vendim qeverie.
Ligji për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror u miratua në seancën e 24 dhjetorit 2014, pasi ishte kundërshtuar fort edhe nga vetë eksponentë të mazhorancës.
Brenda pak ditësh, ky është ligji i dytë që Nishani i kthen shumicës. Kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim edhe ligjin për Gjykatën e Lartë, që sipas tij cënon kompetencat e Presidentit.
attachment.php



ORA NEWS
 
Top