Armendi që u bë i famshëm vetëm me një këngë
Kënga I/e dashuruar në duet me këngëtaren Mirsa Kerçeli është një simbol për mua ashtu siç e ka një komb flamurin, sepse kjo këngë e ka thyer barrierën e frikës tek unë.

Zotit i qofshim falë, që më bëri të famshëm me një këngë, por duke mos harruar falënderimin ndaj Mirsës që sdo tia harroj kurrë këtë nder të madh që bëri për mua, u shpreh Armendi.Kush është Armendi?

Armend Shabani: Jam Armend Shabani, i lindur në Gjakovë dhe i rritur në fshatin Brovinë, komuna e Gjakovës.
Jeni këngëtar i ri në skenë, por keni filluar për së mbarë. Si e arritët këtë sukses të shpejtë?

Armend Shabani: Unë kam filluar të merrem me muzikë qysh në fëmijëri. Kam kënduar qysh në klasën e parë për festat e shkollës, në koncerte të vogla, e kështu me radhë. Në klasën e 3 -të të shkollës fillore kam mësuar ti bie qiftelisë dhe sharkisë, ku kam kënduar këngë folklorike së bashku me një grup prej 4 vetash deri në vitin 1998 ku edhe filloi lufta në Kosovë. Isha pjesëmarrës në dy edicione të spektaklit Ethet e së premtes, dhe arrita suksese të mira. Është e vërtetë që jam këngëtar i ri në skenë, por jam këngëtar i muzikës popullore për 8 vjet.

Jeni i dashuruar?

Armend Shabani: Po jam i dashuruar.

Çka është muzika për ju?

Armend Shabani: Muzika është art që ushqen shpirtin e njeriut. Kur ajo e rrah timpanin e veshit, nervave të trurit i jep sinjal që në organizmin e njeriut po hyn një qetësi shpirtërore. Çka dua të them është se për mua muzika gjithmonë do të mbetet si prioritet për të ardhmen.

Ju ka shtyrë ndokush që të merreni me këtë profesion, apo ishte vetëm dëshirë e juaja?

Armend Shabani: Nuk kam qenë i shtyrë kurrë që të merrem me muzikë por e kam dashur gjithmonë, dhe do ta dua. Unë jetoj me muzikën, bile ka disa vjet që ajo më mban gjallë edhe materialisht.

Sa keni bashkëpunim me këngëtarë të tjerë?

Armend Shabani: Kam bashkëpunim dhe miqësi me disa nga këngëtarët e estradës sonë. Kam menduar të kem një bashkëpunim me dy këngëtare shumë të mira, por do të mbetet surprizë deri në pranverë.

Do të mund të presim ndonjë album së shpejti?

Armend Shabani: Sa i përket albumit, besoj që nga fundi i vitit të ardhshëm do të jetë i gatshëm. Por nuk do të ngutem shumë, dhe arsyeja është pirateria e dukshme që po më ndal. Gjithsesi do të ketë album së shpejti nga unë.

Mendoni se shkollimi luan rol parësor në muzikë apo mjafton të kesh vetëm talent?

Armend Shabani: Shkollimi është një rrugë që vërtet i nevojitet çdo këngëtarit. Mendoj se nëse ke lindur për të kënduar dhe ke talentin e mjaftueshëm për muzikë, atëherë mund tia dalësh mbanë edhe pa shkollimin muzikor.

Përveç muzikës, me çka merreni tjetër?

Armend Shabani: Për momentin nuk kam ndonjë punë tjetër përpos angazhimeve të dasmave dhe mbrëmjeve që janë të shumta dhe të mirëpritura nga unë. Por natyrisht edhe angazhimi rreth familjes nuk mungon. Ajo është e shenjtë për mua dhe i falënderojë shumë për çdo gjë që kanë bërë për mua.

Synimet tuaja në muzikë janë?

Armend Shabani: Unë synoj që, secili njeri që dëgjon muzikë të paktën një herë në ditë të dëgjoj edhe një këngë nga repertuari im, dhe shpresoj shumë që në 3 vitet e ardhshme kjo dëshirë e mia të bëhet realitet.

Çfarë do tju thoni adhuruesve tuaj?

Armend Shabani: Mund tju them se ju jam ende shumë borxhli sepse ky është vetëm fillimi im në skenë, dhe ju premtoj se sdo të ju zhgënjej. Tani po punoj edhe një këngë të re dhe shpresoj se shumë shpejt do ta shohim edhe në televizionet dhe radiot tona, natyrisht edhe në programet e Vitit të Ri. Edhe një herë falënderoj shumë adhuruesit e mi. /Bota Sot/

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=2154. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=2154