Re: ari blu - uji i pishem
rstesisht gjeta kete
me falni eshte pak i gjate
Prof.Dr. Ramazan Saraci & Prof. Dr. Myzafer Kazazi SHPJEGOJNE PROJEKTIN E RI
Mesdheu dhe vendet qe shtrihen gjate tij, ne pergjithesi, per shkak te pozicionit gjeografik perfaqesojne nje rajon me mungesa te theksuara te ujrave, vecanerisht rajonet jugore te tij. Shqiperia ben perjashtim ne kete drejtim. Nga territori i saj derdhet cdo vit ne detet Adriatik dhe Jon nje prurje prej 1300 m3/sek, e cila perben nje pasuri me vlera te medha ekonomike. Aktualisht nuk ka marreveshje ndermjet shteteve ne pellgun e Mesdheut per transferimin e ujrave nga nje shtet ne nje tjeter. Praktika e zakonshme qe njihet eshte ajo e transportit te ujrave te pjesshem me anije cisterne, praktike te cilen vendi yne (biznesi shqiptar) mund ta realizoje me perfitime te medha, si dhe me ane te amballazhimit me shishe praktike. Deri tani, shteti yne, disponon nje program afatgjate per disa dekada mbi kerkesat per uje te qendrave te banuara dhe te industrise, si dhe te rrugeve te sigurimit te tyre. Ka rajone te pasura me rezerva ujore, por dhe rajone me mungesa te theksuara te ujit. Ne kushte te caktuara, uji behet faktor kufizues dhe percaktues ne zhvillimin e vendit. Tirana, sot, furnizohet me ujrat e ndenjura te rezervuarit te Bovilles. Veshtiresi te furnizimin me uje kane dhe qytete te tjera si Durresi, Elbasani deri dhe Vlora e Saranda. Ne Shqiperi dallohen dy zona te pasura me ujera. Zona veriore (pellgu i Drinit, i Bunes dhe Malit) derdh ne det nje prurje prej afro 700 m3/sek. Pjesa me e madhe e territorit qe pershkohet nga lumenj qe thahen gjate veres, sic eshte Ultesira Bregdetare Perendimore e Shqiperise, me thatesiren e tejzgjatur, me perqendrim te madh te popullsise dhe industrise, ka kerkesa te medha per uje. Krahina malore e Sarande-Delvines, ku perfshihet kompleksi hidrografik i lumenjve Kalase-Bistrice-Pavla, me gjithe pranine e burimeve te fuqishem me "Syrin e Kalter" ne Tatzat, kufizohet nga lumenj qe thahen gjate veres (Pavla, Kalasa e tjere), pra dhe kjo krahine ka kerkesa te theksuara per uje. Ne kete gjykim mbi gjendjen aktuale te rezervave ujore te Shqiperise dhe te kerkesave per uje ne zonat me nevoja te theksuara per uje mendojme se eshte i pastudjuar dhe i demshem transferimi i ujrave direkt nga burimi "Syri i Kalter" ne nje shtet tjeter duke privuar vendin tone nga shfrytezimi i ketyre ujrave ne te ardhmen. Ujesjellesi i "Acquadotto Pugliese" "Syri i kalter" (Shqiperi)-Puglia (Itali) Burimi "Syri i Kalter" i lumit Bistrica perfaqeson nje nga burimet me me shume uje ne bregdetin Jon dhe Adriatik dhe ndofta ne te gjithe pellgun e Mesdheut. Eshte nje pasuri e pacmueshme qe nuk duhet te dale jashte vendit tone, eshte uje me cilesi te larta fiziko-mekanike, bakteriologjike dhe organo-leptike. Ky uje i ambalazhuar ose i shitur me tankera, ne bregdet, ne Sarande, do te sillte te ardhura te medha per ekonomine. Ideja e ndertimit te ujesjellesit "Syri i Kalter" Shqiperi-Puglia (Itali) e ka zanafillen qe ne vitin 1992, me fillimin e inisiativave private te specialisteve tane, te ngarkuar nga organizata privata ose shteterore perendimore (sidomos italiane). Shteti shqiptar nuk ka qene pale ne keto inisiativa, ne hartimin e ketyre projekteve per te mbrojtur interesat tona kombetare. Ne tetor te vitit 1996, ne Konferencen e pare Kombetare, "Uji-pasuri e madhe kombetare" me pjesemarrjen e specialisteve te Keshillit Kombetar te Ujit, te Instituteve te Akademise se Shkencave, te Ministrise se Ndertimit, Bujqesise, u shpernda raporti "Ujesjellesi Shqiperi-Itali nga burimi i 'Syrit te Kalter'", raport sinteze, pergatitur sipas detyres se ngarkuar nga Vendimi nr.2480 dt. 14/09/1994 i Ministrise se Ndertimit dhe Rregullimit te Territorit te Shqiperise. Per cudi ky raport nuk u referua ne kete konference dhe nuk u botua ne librin, ne te cilin u perfshine te gjithe referatet e paraqitura ne kete konference.
Sipas projektit te "Consorzio Acquedotto Pugliese", Konsorciumi i Ujesjellesit te Puglias kerkohet qe te merren 4.0-4.7m3/sek, qe ne keto ditet e fundit eshte rritur ne 5.5m3/sek (mbi 150 milione m3 ne vit) nga burimet e famshme te "Syrit te Kaltert" dhe burimeve te tjera te Bregdetit tone Jugor dhe me tubacion mbi 200 km te gjate , duke pershkruar dhe detin Adriatik, per ta derguar ne krahinen e Puglias (Itali). Ky ujesjelles do te marre ujerat e burimeve jo vetem te "Syrit te Kalter" dhe te Tatzatit, por dhe burimeve te Kucit dhe te Smokthines ne rrethin e Vlores. Pra, me kete projekt, synohet transferimi i ujrave jo vetem te Bregdetit shqiptar te Jugut te Shqiperise por edhe te luginave te brendshme te Shqiperise (te Shushices dhe Smokthines) per ne krahinen e Puglias, duke lene pa ujera luginat e Shushices, Kalases dhe Fushe Delvines, pa permendur zonen Bregdetare Perendimore te Shqiperise . Miratimi i ketij koncensioni mbyll mundesine e shfrytezimit te ketyre ujrave ne te ardhmen perfundimisht. Projekti i "Consarzio Acquedotto Pugliese" prek ne menyre te ndjeshme problemin e furnizimit me uje te popullsise shqiptare, por ndikon ne menyre te dukshme edhe ne zvogelimin e kapaciteteve te dy hidrocentraleve Bistrica 1 dhe Bistrica 2, ne periudhen me kritike (ne periudhen e veres), duke thelluar me tej Krizen Energjitike te vendit tone. Sipas ketij projekti Shqiperia jo vetem furnizon me uje te cilesise se larte "Consorzio Acquachotto Pugliese", por e furnizon dhe me energji elektrike, per arsye se keto ujera merren ne kuota te larta, mbi kuoten e rezervuarit te hidrocentralit, qe grumbullon ujerat e ketyre burimeve. Per kompensim "Consorzio Acquadotto Pugliese" pretendon te ndertoje hidrocentrale te vegjel ne kete zone. Kjo nuk eshte logjike se keta hidrocentrale perbejne nje rezerve hidroenergjitike per vendin tone dhe jo te territorit italian dhe si e tille, ajo mund te shfrytezohet ne nje kohe te pershtatshme nga shteti shqiptar. Ky kompensim mund te justifikohej po te vinte prej territorit italian. Pretendim tjeter i "Consorzio Acquadotto Pugliese" mbi mundesine e zgjerimit te rruges se Bregdetit dhe te zhvillimit te zones se bregdetit me kalimin e ketij ujesjellesi, ne rrugen ekzistuese Sarande-Vlore eshte nje absurditet. Se pari ketu pala italiane gjen nje rruge te hapur, me infrastrukture pothuaj te gatshme per shtrimin e tubacioneve dhe kalimin e mjeteve te renda me trafik minimal te automjeteve dhe nuk eshte njesoj sikur te hapej nje rruge e re. Ky rajon bregdetar me nje popullsi te rralle, aktualisht nuk ka nevoje te furnizohet nga ky ujesjelles, sepse burimet shperthejne ne Rivieren shqiptare si ne Sasaj, Piqeras, Borsh, Ftere, Potam (Himare), Dhermi e tjere dhe jane te mjaftueshme aktualisht per furnizimin e nje popullsie prej rreth 1 milion banoresh. Pretendimi tjeter se mund te permiresohen kushtet per zhvillimin e turizmit ne zonen e Bregdetit nuk eshte bindes. Sic dihet shtrimi i tubacioneve te ujesjellesave ne disa krahina te Shqiperise nuk ka sjelle ndonje zhvillim te forcave prodhuese ne rrugen e kalimit te tij, por vetem ne vendin, ku eshte caktuar te dergohet. Ndryshe do te ishte ndertimi i nje autostrade nga Vlora gjate bregdetit te Karaburunit, Himares, Borshit dhe deri ne Sarande. Por kalimi i trasese se ujesjellesit gjate rruges ekzistuese eshte nje privilegj qe i behet "Consorzio Acquedetto Pugliese" ne favor te pakesimit se shpenzimeve ne raport me shpenzimet qe do te nevojiteshin per hapjen e nje rruge te re. Varianti qe paraqet "Consorzio Acquedetto Pugliese" ne te vertete eshte varianti me i leverdisshem, per ta, por me pasoja te renda per furnizimin me uje te vendit tone, sidomos te pellgut te Sarandes dhe Delvines.