Arcade Fire ; The Suburbs e ata që duan të presin

nga Xixëllonja

Ka dicka të përbashkët tek disa albume të reja që shkarkoj, blej. Smë ndodh me dicka dosido. E kjo është pritja dhe dëgjimi! Pritja deri sa të dalin është baraz me dëshirën, dëgjimi është baraz me prekjen. Nuk di nëse për të tjerët është kështu por unë sdua të pres vetëm kështu filloj që përpara ti ngjis sëmundjen dhe te tjerëve, nëse se dinë as që ekziston, i infektoj

Ata janë me të vërtetë të poshtër burrë e grua, si i thonë zoti i bën pastaj i bashkon. Vendosin të bëjne dy muaj përpara një koncert per të paraqitur këngët e reja vec për nja 50 (ca dreq numri është skishin vend?! ) të përzgjedhur në gjithë boten si për të të lënë më keq në atë pritjen tënde. Ok ia falim dhe këtë. Por tani mjaft, duam muzikë ju lutem!

Arcade Fire këtë herë janë paradoksalisht periferikë e qendrorë. Qendrorë sepse me albumin e parë (Funeral) në përgjithësi kur ka sukses thuhet se ka fat, për të dytin (Neon Bible) është hija e të dytit, por për të tretin (The Suburbs )? I treti është esenca e një grupi që me vitet përsëritet por sështë asnjëherë njësoj, origjinalë pa imituar veten, në mos shumë të tjerë i imitojnë. Diku me thanë: a nuk të duket sikur jane Arcade-izuar të gjithë pa dallim feje e krahine?

The Suburbs e Ready to start të pergatisin për një dite me diell, zëri I Win Butler del mbi notat për të depërtuar tek ty që e dëgjon.

And you feel so right
But how come you can’t sleep at night?
In line for a number but you don’t understand
Like a modern man.

Modern man është refleks i kësaj kohe, i këtyre minutave që lexojmë, shkruajme, është jeta ime, jeta jote, jeta jonë. Kitarrat shoegaze të Empty Room të rikthejnë një eko të vjetër nga Funeral por është tek Half Light I – Half Light II (No Celebration) që rigjej harmoninë e tingujve e fjalëve të Arcade Fire:

Our heads are just houses
without enough windows
you say you hear human voices
but they’re only echoes.

Janë këngë që spërtypen dot ndoshta me një dëgjim, negativisht vërej një tendencë pop në krahasim me të kaluarën e tyre dhe pse kjo duhet ti bëjë dhe më të perceptueshme. Kopertina është dicka më vete ka 8 të ndryshme në qarkullim, cuditërisht më kujton ato kinematë out door ku filmat shiheshin nga brenda makinës.

But you started a war that we can’t win
We keep erasing all the streets we grew up in
Now the music divides us into tribes
Choose your side, I’ll choose my side.

Suburban war është një këngë intime, personale, nga më të bukurat e albumit. Jam e sigurtë që i dedikohet pak vetave e Arcade Fire e dinë kush janë.

The last defender of the sprawl
Said “Well, where do you kids live?”
Well, sir, if you only knew what the answer’s worth
Been searching every corner of the earth...

Vs.
Sometimes I wonder if the worlds so small,
Can we ever get away from the sprawl?

Sprawl I vs. Sprawl II, melankolia vs. 80s synth pop, është nga gjërat që më habitën më shumë por jo pozitivisht për të dytën. Tjetër gjë We used to wait, ndoshta sepse ështe e preferuara ime, ndoshta sepse ështe ne gjurmët e No cars go , ndoshta sepse më rikujton që duhet të shkruaj nje letër.

I used to write
I used to write letters
I used to sign my name
I used to sleep at night

It seems strange
How we used to wait for letters to arrive
But what’s stranger still
Is how something so small can keep you alive
We used to wait
Now our lives are changing fast
Hope that something pure can last

Filed under: Muzikë Tagged: Arcade Fire, The Suburbs
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4758