Arbana Osmani shtatzënë, heq dorë nga ekrani! (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
9b1c34b9c23fb3157bfd2458113fb1e1.jpg

Arbana Osmani ka folur më shumë për jetën e saj personale në emisionin e “Jamais Vu” të Mustafa Nanos.
Moderatorja e njohur ka deklaruar se po pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj me të cilën bashkëjeton prej vitesh.

a3c31a0ee2ef6d7541b4bdf572eda00e.jpg


Gjithashtu fytyra më e njohur e ekranit shqiptar ka thënë se duke u nisur nga kjo gjë e re në jetën e saj do heqë dorë nga ekrani për një kohë të papërcaktuar.

7df7dad62b980855ce1d520c6eb107cb.jpg


“Është fat që të bekohesh me një fëmijë. Unë po bekohem me një fëmijë sepse aktualisht jam shtatzënë. E kam menduar shtatzëninë si një periudhë shumë të bukur. Kemi vendosur ta mbajmë jashtë fokusit të punës sime. Sepse unë do shkëputem nga televizioni për ca kohë. Ndoshta një vit, dy vjet, akoma nuk e di. Unë do tërhiqem sepse e kam vendosur dhe të gjithë drejtuesit janë treguar shumë të mirë me mua pasi më kanë kuptuar. Është një dhuratë që ia bëj vetes sepse unë kam punuar që në moshën 15 vjeçare”, ka thënë Arbana.

255c37da750a199b74d332eae7dd6c5d.jpg


c1274d3af23e965fd3bd3ed6d505dca2.jpg


Këtë pohim ajo e ka bërë pasi gazetari Nano i ka paraqitur asaj një foto të një djali të vogël për të cilën kanë filluar të trajtojnë temën e fëmijëve.

dc0ef4c00a006509d7ecb1477134e2c0.jpg


Arbana nuk ka treguar se prej sa kohësh është shtatzënë ose gjininë e fëmijës, por ka thënë se për të është një gjë shumë e rëndësishme, fakti se do bëhet nënë.
 
Top