Dardan.
Forumium praecox
Grupi i hakerëve i quajtuar Anonymous pretendon se ka arritur të hakoj një nga serverat e Apple, duke postuar një cicërimë në Twitter, duke thënë se edhe Apple mund të jetë objektiv i njërit prej sulmeve tona.
“Jo edhe aq serioze, por edhe Apple mund të jetë objektiv sulmi. Por mos u bëni merak, ne jemi të zënë me vende tjera,” shkruhej në cicërimën e AnonymousIRC në Twitter, së bashku me një lidhje që të dërgon tek faqja Pastebin.com dhe që përmban emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet në databazë SQL në një nga serverat e Apple.
Përafërësisht në të njëjtën kohë, kur AnonymousIRC postoi cicërimën, një haker libanez i quajtur Idahc, pohoi me anë të Twitter se ai kishte gjetur një dobësi të SQL në serberat e Apple. Hakeri, i cili nuk thotë se është as nga LulzSec e as nga Anonymous, pretendon se ai kishte sulmuar më sukses serverin Apple Consultants Network, por nuk kishte publikuar emrat as fjalëkalimet e përdoresve nga hakimi.
Asnjë zëdhënës i Apple nuk u përgjigj kërkesës së mënjëherëshme për koment.
http://www.kosovabyte.net/siguri/apple-sulmohet-nga-hakeret/