Apple lëshon iOS 8.1.1 për pajisjet e vjetra.

Universal

AnonymouS
apple-l%C3%ABshon-ios-8-1-1-p%C3%ABr-pajisjet-e-vjet%C3%ABra-jpg.809



Kompania Apple lëshoj iOS 8.1.1 të Hënën për përdoruesit e iPhone, iPad, dhe iPod Touch.

Ky përditësim vjen një muaj pas lëshimit të iOS 8.1, dhe bazuar në shenimet e përditësimit, përqëndrimi është tek rregullimi i të metave dhe përmirësimi i performancave tek pajisjet e vjetëra si iPad 2 dhe iPhone 4S.

Ashtu sic është thënë në Shtator, iPhone 4S dhe iPad 2 teknikisht mund të përdorin iOS 8, por perfomancat nuk janë mbresëlënëse. Përveç përditësimit të iOS 8, Apple gjithashtu lëshoi një përditësim të vogël për OS X Yosemite, të quajur OS X 10.10.1, i cili rregullon perfomancën e Wi-Fi dhe disa çështje tjera.

Përdoruesit mund të përditësojnë pajisjet e tyre duke shkuar në Settings - General - Software Update, ose ata duhet të presin deri sa kompania Apple të nxisë atë automatikisht nëse përditësimet automatike janë të aktivizuara.
 
Top