...apo Mbreti i të Rinjve ?

Nobis

Primus registratum
...apo Mbreti i të Rinjve ?

Parlamenti Rinor apo Mbreti i të Rinjve ?


Nga Ardit Rada

A duhet të rinjtë të ndryshojnë mendësine politike në Shqipëri?Unë mendoj se po, por mesa duket, edhe ato pak organizata aktive që funksionojnë si pjesë përbërëse të shoqërisë civile, e kanë të vështirë të na e konfirmojnë një gjë të tillë.Dy apo tre herë në vit, kemi dëgjuar në media për një Parlament Rinor, herë parë duke ndezur qirinj në kujtim të viktimave të emigracionit, herë duke dalë me letra higjenike në qendër të Tiranës për të ironizuar sondazhet e "Mjaft" dhe herë duke firmosur kontrata propagandistike me Drejtorinë e Policisë për të "kontribuar" në forcimin e shtetit ligjor.

Mirëpo duke filluar që nga individi më i thjeshtë i Republikës lind pyetja: Me cfarë statusi vepron ky Parlament Rinor dhe cfarë synon? Në pamje të parë duket si një institucion i përbërë nga perfaqësues të rinisë të cilët diskutojnë midis tyre dhe nxjerrin konkluzione pozitive se si të bëhen politika rinore dhe që synon afirmimin e të rinjve në politikën tonë.Por ajo që ndodh brenda kësaj strukture, nqs do mund ta quanim kështu, është tepër e veshtirë për tu kuptuar nga opinioni publik.Telashet nisën pikërisht vitin që lamë pas kur nga deputetët që merrnin pjesë në të, sekretarja e përgjithshme dhe nga unë që isha zgjedhur me statusin e nënkryetarit, u vu re mungesa e një statuti dhe një programi.Problemi është tepër i nderlikuar por jo i pashpjegueshëm kur e do puna.Ai që na pengonte gjithmonë dhe vazhdon akoma të mbajë të ngrira gjymtyret e PR, është drejtuesi aktual dhe i vetëm që ka pasur ndonjëherë ky "forum rinor i pavarur" , Endri Shabani, i cili ka hyrë tashmë në vitin e tij të pestë të drejtimit të Parlamentit Rinor.Një njeri ky që synon të ndërtojë një institucion për të rinjtë por që vepron me statusin e një forumi të parregjistruar në asnjëlloj gjykate dhe pa pasur asnjëlloj vule institucionale.Mos vallë kjo për tju shmangur sanksioneve të ligjit për OJF-të?Jo vetëm kaq por ka dhe më tepër; e gjithë kjo që drejtuesi i sipër përmendur të jetë një "zog i lirë" dhe asnjë statut i brendshëm të mos ja cënojë pushtetin.Dhe kur kolltukun e zapton dhe e trashëgon vit pas viti kryetari, smbetet gjë tjetër për tu bërë nga 26 deputetët e Tiranës, vetëm ta braktisin sic bënë në vitin 2005 dhe të marrin një mësim të mirë: "Këtu jam unë dhe vështirë se e zë njëri kolltukun tim!" Totalisht e njëjta dramë e skenës politike shqiptare.E pra mesa duket Parlamenti Rinor nuk është ajo makineri e cila duhet të përgatisë të rinjtë 16 vjecarë apo 18 vjecarë për të marrë pjesë në politikën shqiptare si shpresa të reja të këtij kombi, por si pasardhës të asaj katrahure dhe anarshie politike që po përjetojmë prej dhjetëra vitesh. Për aq kohë sa një forum që pretendon të mbajë emrin "parlament" vepron pa një rregullore të brendëshme, nuk mund të pretendojmë për funksionim normal.Për aq kohë sa një parlament rinor vetëm një herë në jetën e tij ka kryer zgjedhje elektorale në shkollat e mesme dhe kësaj herë këta deputetë e braktisën se ishin kundër autoritarizmit të kryetarit dhe detyrës qe ai trashëgon prej disa vitesh, nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një institucion demokratik dhe integrues dhe nuk mund të presim të prodhohen "vegla të reja" për ti shërbyer demokracisë, që janë të rinjtë!
 

Anana

Primus registratum
Re: ...apo Mbreti i të Rinjve ?

Ky qe paska shkruar kete artikullin duhet te mesoje te rregullat e bukrshkrimit (kryerradhe, shkronja normale dhe ndarje te dukshme fjalish) se s'u lexoka.
 

gimicom

Primus registratum
Re: ...apo Mbreti i të Rinjve ?

ej, endri shabni eshte ai tipi qe tregoi fotot e mjatit ku kishin dale te veshur si femra?
 

Nobis

Primus registratum
Re: ...apo Mbreti i të Rinjve ?

jo moj yllke se ai artikulli ka dale ne nje te perditeshme shqiptare.eshte faji im qe e bera copy-paste /pf/images/graemlins/frown.gif

gimo, ai tipi eshte qe pretendonte se kishte zbuluar orgjite e shekullit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top