Aplikacioni i ri lançues në Firefox OS

admin

Administrator
Firefox OS, sistemi i operimit nga Mozilla për smartphone, po bën gati një aplikacion të ri për të lançuar aplikacionet. Sistemi do të vazhdojë të përdorë EverythingMe si lançues por do ta bëjë më të inkorporuar në sistem. “Aplikacioni lançues do të integrojë aplikacionin përshtatës të kërkimit kontekstual nga aplikacioni EverythingMe (që është në përdorim momentalisht), me shfletuesin Firefox për Android për t’u ofruar përdoruesve një eksperiencë më opsionale në rrjet, për të personalizuar më shumë. Në këtë mënyrë, kërkimi do të jetë më i këndshëm dhe më intuitiv për të gjithë” shkruhej në një postim në një blog të Mozilla-s.

Një vështrim i aplikacionit të ri lançues u bë i mundur nga Mozilla të martën. Deri tani, EverythingMe është përdorur për lançimin e aplikacioneve dhe ka qënë doxha dinamik duke gjeneruar një listë të mirë linkesh për aplikacione rrjeti. Por me këtë kombinim, aplikacioni i ri do të jetë më efektiv duke “e njohur” përdoruesin e duke afishuar ato që aplikacioni parashikon si më të preferuara të përdoruesit.

“Ne jemi të lumtur që po e zgjerojmë punën tonë së bashku me këtë produkt t ëri për t’u dhënë njerëzve mënyra më të zgjuara, më të thjeshta, më inovative për të personalizuar eksperiencën e tyre në rrjet dhe për të plotësuar nevojat e tyre” shkruhej gjithashtu ndër të tjera në blogun e Mozilla-s.



http://news.cnet.com/8301-1035_3-57618452-94/mozilla-revamping-firefox-oss-app-launcher

Artikulli i plote...
 
Top