Aplikacionet për Apple dhe Android janë si “spiune”, që shpërndajnë me platforma të tjera si Google, Apple, dhe Facebook, një sasi të madhe informacioni personal të përdoruesve dhe jo gjithmonë kërkojnë leje për këtë.
Lajmi konfirmohet nga një kërkim i Mit dhe i Harvardit i kryer në 110 aplikacione të disponueshme në Google Play dhe App Store. Sipas studimit aplikacionet për Android të Google janë më të prirur të japin informacione personale se sa ato të platformën iOS të Apple.
Ky kërkim është në të njëjtën linjë me një studim të fundit të Universitetit të Pensilvanisë, sipas të cilit shpërndarja e informacioneve personale të përdoruesve është avantazh për një palë të tretë, pa dijeninë e përdoruesit dhe janë plot 9 faqe interneti në dhjetë që e bëjnë këtë.