
Këto perime të konservuara ndihmojnë në pasurimin e shijes së menysë dhe nuk lejojnë rritjen e nivelit të glicemisë. Por, duhet të konsumohen me raste dhe në sasi të pakta.
147 kcal për racion
Sasia: Për dy persona
Vështirësia: Minimale
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Përbërësit:
- Gjashtë ullinj jeshil të mbushur me sardele dhe spec të kuq,
- dy qepujka konservë,
- katër domate të thara me vaj,
- dy biskota orizi ose misri.
Kullojeni mirë vajin nga domatet e thara të konservës e ndajini në dy pjata. Vendosni më pas tre ullinj dhe një qepujkë në secilën pjatë dhe shërbejini në tavolinë me një biskotë orizi ose misri. Kompletojeni vaktin me një ushqim proteinik, dy biskota orizi ose misri dhe perime.
Per me shume Receta Gatimi klikoni KETU