Dritan Luan Gjoni
Primus registratum
Anti-Shqiptarizmi midis politikaneve tane INJORANCE apo TRADHETI
Me falni po spo me durohet me pa folur per kete ceshtje ........
Si ka mundesi qe ka kaq qendrime (idiote injarante anti-shqiptare) akoma nga politikanet tane ...........dhe askush nuk po merr mundimin te sqarohet........ lere te mbaje pergjegjsi.....
Ja dhe nje artikull tjeter nga gazeta <Shekulli> qe behet fjale rreth kesaj ceshtjeje
Familjarët e viktimave të minave në Shqipëri kërkojnë të ngrenë padi në Hagë ndaj oficerëve serbë
“Qeveria, e paangazhuar për të denoncuar Serbinë në Hagë”
Bashkim Shala
KUKËS- Familjarët e viktimave dhe personat e gjymtuar nga minat e vendosura nga ushtria serbe në brendësi të territorit të Shqipërisë në periudhën mars-qershor 1999 si dhe familjarët e viktimave të granatimeve serbe në te njëjtën periudhë, kërkojnë nga autoritetet e BE-së dhe zyrtarët e PNUD-it në Shqipëri, ndihmë financiare për të bërë të mundur ngritjen e një padie në Gjykatën e Hagës ndaj komandantëve serbë që urdhëruan minimin e territorit dhe granatimet ndaj popullsisë civile. Sipas tyre, objekti i padisë ka si qëllim dëmshpërblimin nga shteti serb për pasojat e shkaktuara si dhe vënien para drejtësisë të atyre komandantëve e oficerëve serbë që urdhëruan vendosjen e minave deri në 20 kilometër në brendësi të territorit të Shqipërisë, ku si pasojë humbën jetën 36 shtetas nga Shqipëria si dhe u plagosën 225 të tjerë. Si pasojë e granatimeve me artileri kanë humbur jetën 6 shtetas civilë nga Shqipëria. Të gjitha viktimat dhe të gjymtuarit janë kryesisht nga fshatrat e brezit kufitar të Shqipërisë me Kosovën. ”Ngritja e akt-padisë nga Gjykata e Hagës për Ramush Haradinajn na irriton kur mendojmë masakrat e ushtrisë serbe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Vetëm në fshatin Dobrunë kanë humbur jetën tre persona dhe kanë mbetur të gjymtuar 22 të tjerë, ndërkohë që janë djegur shtëpi e vrarë dhjetra krerë bagëti. Megjithatë komandantët serbë që urdhëruan vendosjen e minave dhe granatimet janë të lirë. Kjo ka qenë një arsye më tepër që na ka nxitur për të kërkuar ndihmë financiare për asistencë juridike, me qëllim që të përgatisim dokumentacionin e nevojshëm për në Gjyqin e Hagës” thotë Demë Mula nga Dobruna, që ka humbur njërin nip nga minat, ndërsa nipi tjetër i tij, Korabi, është i gjymtuar. Bashkimi Europian ka akorduar 3 milionë euro për vitin 2005, ku 1 milion euro do të përdoren për “Mine Action” ndërsa 2 milionë euro do të perdoren për projekte zhvillimi në brezin kufitar të Shqipërisë me Kosovën. Familjarët e viktimave të minave dhe personave të gjymtuar kanë kërkuar pranë zyrtareve të BE-së në Tiranë dhe atyre të PNUD-it që nga kjo shumë të planifikohet sasia e nevojshme e parave për asistencë juridike për te gjetur një avokat që të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për në Gjykatën e Hagës.”Vlerësimin për sipërfaqen e minuar nga serbët në territorin e Shqipërisë e kanë bërë kompani çminimi të huaja. Ato kanë përpiluar raportet përkatëse, kështu që raportet e tyre janë të besueshme”,- thotë Shefqet Bruka, zyrtar i AMAE (Aksioni i Veprimit ndaj Minave e Armëve) në Shqipëri.Sipas Brukës, qeveria e Shqipërisë ka si detyrë parësore për të paditur Serbinë në Gjykatën e Hagës, por ajo nuk ka qenë e angazhuar që të ndërmarrë një veprim të tillë.Të vetmit politikanë në Shqipëri që kanë kërkuar që ky vend të dëmshperblehet për dëmët që i ka shkaktuar ushtria serbe gjatë konfliktit në Kosovë janë ish- Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, dhe ish ministri, Ilir Gjoni. Gjatë një vizite në rajonin e minuar të Qafë-Prushit, në mesin e gushtit të vitit 2000, në prani dhe të ish- ambasadorit amerikan në Tiranë, Joseph Limpreht, Gjoni kërkoi që ish- Jugosllavia të paguante kompensim apo dëmshpërblim për të gjitha ato dëme që i kishte shkaktuar Shqipërise gjatë pranverës së vitit 1999. “Qeveria shqiptare, posaçërisht Ministria e Mbrojtjes, ka përgatitur dosje të sakta, të plota, me dokumente, për shkelje të rëndë që u kanë bërë të drejtës ndërkombëtare, duke cënuar integritetin territorial të Shqipërisë, forcat serbe gjatë konfliktit në Kosovë, dosje të cilën ne do ia paraqesim shumë shpejt Ministrisë tonë të Punëve të Jashtme dhe ajo do të ndjekë rrugët ligjore për të zgjedhur, si dhe për të kërkuar një kompensim apo një dëmshpërblim për të gjitha këto dëme që i janë shkaktuar vendit tonë’’,- theksoi në atë kohë Gjoni. Të njëjtën gjë kërkoi dhe kreu i shtetit shqiptar Rexhep Meidani në fillim të nëntorit të vitit 2000, në Samitin e Shkupit të vendeve te Europës Juglindore. Por që nga ky moment Shqipëria ka heshtur duke përjashtuar veten njëherazi nga kjo kërkesë.
21/03/2005