Andante ma non troppo e molto cantabile

Albforumi

Primus registratum
Andante ma non troppo e molto cantabile

Andante ma non troppo e molto cantabile

VËRSHON NJË DALLGË E PËRGJAKUR

Një Rast i Çuditshëm i Komunikimit Fatik

Kapitulli III i librit Dhuna nga Slavoj iek (përktheu Arbër Zaimi)

Gjatë vjeshtës së 2005 në revoltat e periferive të qyteteve franceze u dogjën me mijëra makina dhe pati shfaqje të dhunës publike në përmasa të mëdha. Shumë shpesh kjo ngjarje është krahasuar si me bastisjet e New Orleansit pas goditjes nga uragani Katrina në 29 gusht 2005 ashtu edhe me ngjarjet e majit të 1968 në Paris. Edhe pse dallimet janë të mëdha, mund të nxirren mësime nga të dyja paralelizimet. Zjarret e Parisit i bënë esëll ata intelektualë europianë që e kishin përdorur rastin e New Orleansit për të theksuar avantazhet e modelit europian të shtetit të mirëqenies sociale ndaj kapitalizmit të egër të Shteteve të Bashkuara: se tani u bë e qartë që të tilla gjëra mund të ndodhnin edhe në Francën e mirëqenies sociale. Ata që dhunën e New Orleansit e shpjeguan si mungesë të solidaritetit të tipit europian dolën po aq huq sa dhe liberalët amerikanë të tregut të lirë që me qejf të madh rikthyen goditjen duke theksuar se qe pikërisht ngurtësia e ndërhyrjeve të shtetit që kufizojnë konkurencën dhe dinamikat tregtare ato që penguan rritjen ekonomike të imigrantëve të margjinalizuar në Francë krejt ndryshe nga çndodh në SHBA, ku shumë grupe imigrantësh mbërrijnë të jenë mes më të suksesshmëve.

Paralelet e hequra me majin 68 lënë të kuptohet qartë mungesa totale e çdo perspektive utopike mes protestuesve: nëse maji 68 ishte një revoltë me një vizion utopik, revoltat e 2005 ishin thjesht trazira që spretendonin të krijonin vizion. Nëse ka ndonjë farë kuptimi besimi i përhapur gjerësisht se ne jetokërkemi në një epokë post-politike, ai kuptim gjendet këtu. Protestuesit në rrethinat e Parisit nuk paraqitën asnjë kërkesë të veçantë. Pati vetëm një lloj insistimi për tu njohur, duke u nisur prej një ndjenje të zbehtë e të pa-artikuluar indinjate. Shumica e atyre që u intervistuan treguan se sa e papranueshme ishte që Nicolas Sarkozy (në atë kohë ministër i brendshëm) i paskësh quajtur plehra. Duke krijuar një qark të shkurtër të çuditshëm e vetë-referues ata protestonin kundër reagimit ndaj protestave të tyre. Arsyetimi populist këtu ndesh kufirin e tij irracional: çka hasim në këtë rast është një protestë e nivelit zero, një akt i dhunshëm proteste që skërkon asgjë. Ish ironike të shihje sociologët, intelektualët dhe komentuesit që përpiqeshin të kuptonin situatën e të ndihmonin. Ata bënë një përpjekje të dëshpëruar që të evidentonin kuptimin e veprimeve të protestuesve: Ne duhet të bëjmë diçka që të integrohen imigrantët, diçka për mirëqenien e tyre, për shanset e punësimit deklaruan ata – duke e turbulluar edhe më shumë enigmën thelbësore që paraqitën trazirat.

Protestuesit edhe pse efektivisht ishin të diskriminuar dhe de facto ishin të përjashtuar, në asnjë mënyrë nuk jetonin në kushtet e urisë. Nuk ishin katandisur në kondita lufte për mbijetesë. Popuj që kanë kaluar situata shumë më të këqija materiale, pa përmendur këtu konditat e shtypjes fizike dhe ideologjike kanë qenë të aftë të vetë-organizohen duke krijuar agjensi politike me programe të qarta a të paqarta. Fakti që spati asnjë program pas periferive të ndezura të Parisit në vetvete është një fakt që duhet interpretuar. Ky fakt tregon shumë mbi predikamentin tonë ideologjik-politik. Çlloj universi është ky ku jetojmë, i cili lëvdon vetveten si një shoqëri e zgjedhjes, por si të vetmin opsion të mundshëm për të kundërshtuar dhunën e konsensusit demokratik lë veprimin qorrazi? Fakti i trishtueshëm që opozita ndaj sistemit nuk mund të artikulojë vetveten që të ngjajë si një alternativë realiste, apo të paktën si një projekt kuptimplotë utopik, por merr vetëm formën e shpërthimeve të pakuptimta është një ilustrim tragjik i predikamentit tonë.  Për çfarë hyn në punë liria e shumëlëvduar e zgjedhjes nëse mund të zgjedhësh vetëm të ndjekësh rregullat ose përkundrazi dhunën (vetë)shkatërruese? Dhuna e protestuesve thuajse gjithnjë u drejtua kundër vetvetes. Makinat e djegura dhe shkollat e shkatërruara nuk i përkisnin lagjeve të pasura. Në fakt ato shkolla e makina ishin rezultatet e arritura me shumë vështirësi e përpjekje nga vetë shtresa sociale prej nga vinin protestuesit.

Ndërsa përballemi me raportet shokuese dhe imazhet e rrethinave të përflakura të Parisit është e nevojshme ti rezistohet asaj që unë po e quaj tundimi hermeneutik: kërkimi për ndonjë kuptim më të thellë, apo për ndonjë mesazh të fshehur tek këto trazira. Gjëja më e vështirë për tu pranuar është pikërisht pakuptimshmëria e trazirave: ato më shumë se sa ndonjë lloj proteste janë ajo çka Lacan-i do ta quante passage a lacte – një hedhje impulsive në aksion që nuk mund të përkthehet në fjalë apo në mendime dhe që mban në vetvete një barrë të patolerueshme frustrimi. Kjo dëshmon jo vetëm impotencën e veprimtarëve, por edhe mungesën e asaj çka analisti kulturor Fredric Jameson e quan hartë mendore, paaftësia për ta lokalizuar përvojën e situatës së tyre brenda një të tëre kuptimplotë.

Pra trazirat e Parisit nuk i kishin rrënjët në ndonjë lloj proteste konkrete socio-ekonomike, aq më pak ishin shprehje e ndonjë fondamentalizmi islamik. Një nga vendet e para që u vunë në flakë qe një xhami prandaj institucionet religjioze muslimane e dënuan menjëherë dhunën. Trazirat ishin thjesht një përpjekje direkte për të arritur vizibilitet. Një grup social që, edhe pse pjesë e Francës dhe i përbërë nga qytetarë francezë, e shihte veten të përjashtuar nga hapësira e mirëfilltë politike dhe sociale dhe dëshironte që ta bënte praninë e vet të prekshme për publikun e gjerë. Veprat e tyre folën: doni a sdoni ne jemi këtu, ska rëndësi se ju pretendoni se sna shihni. Komentatorët nuk arritën ta vinin re faktin kryesor që protestuesit nuk kërkonin asnjë status special për veten, si pjesëtarë të ndonjë komuniteti etnik apo religjioz që kërkon të krijojë kushtet për ruajtjen e zakoneve dhe traditave të jetesës së tyre. Përkundrazi, premisa kryesore ishte që ata donin të ishin dhe ishin qytetarë francezë, por nuk njiheshin tërësisht si të tillë.

Pikëpamjet e filozofit francez Alain Finkielkraut krijuan skandal në Francë kur në një intervistë për gazetën izraelite Haaretz i cilësoi revoltat si pogrome antirepublikane dhe revolta etnike-religjioze. Finkelkraut nuk e kapi thelbin e çështjes: mesazhi i trazirave nuk qe se protestuesit po ndiheshin të kërcënuar nga universalizmi republikan francez në identitetin e tyre religjioz-etnik, përkundrazi, mesazhi i tyre ishte që ata nuk po ndiheshin të përfshirë tek ky universalizëm, që ishin braktisur në anën tjetër të murit që ndan të dukshmen nga e padukshmja në hapësirën sociale republikane. Ata nuk sollën ndonjë zgjidhje dhe nuk ishin pjesë e ndonjë lëvizjeje që synonte të gjente zgjidhje për situatën. Qëllimi i tyre ishte të krijonin një problem, të sinjalizonin që ata ishin një problem që smund të injorohej më. Ja pse qe e nevojshme dhuna. Po të kishin organizuar një marshim jo të dhunshëm gjithë çdo kishin fituar do të qe një shkrim i vockël në fund të faqes së gazetës

Fakti që protestuesit e dhunshëm dëshironin dhe kërkonin të njiheshin plotësisht si qytetarë francezë natyrisht që sinjalizon jo vetëm dështimin për ti integruar në shoqëri, por në të njëjtën kohë sinjalizon edhe krizën e modelit francez të integrimit në qytetari, bashkë me normativat implicite raciste e përjashtuese që përmban ky model. Në hapësirën ideologjike të shtetit francez termi qytetar është antonimi i termit indigjen që shënon një pjesë të popullatës që ende sështë pjekur aq sa të meritojë qytetarinë e plotë. Kjo është arsyeja pse kërkesa e protestuesve për tu njohur përfshin në vetvete mohimin e gjithë strukturave mes të cilave ndodh njohja. Kjo kërkesë për njohje është një
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1301

Top