Ana e pasme e botes
Thone se koha shket ne te gjitha gryket e uritura
Nuk e besojme ne qe kohen e kemi vec ne plaget tona
Thone se do vije nje dite
Dhe ne buzeqeshim duke shtrenguar skeletet e armeve
Korbat hane bashke me ne supen e ndyre te harreses
Por qe te dehur e kemi quajtur supen e lumturise
Sa gota na u thyen kur vdekjen pershendesnim
E na mbeten plaget tona te diteve te shkuara
Mbi sy, mbi hutimin tone
Shtrime ne shkallet e hapsirave, shoket tane
Per t'i shkelur kur te ngjitemi
Se e dime qe kurre nuk do ngjitemi
U thyen tashme tragjedite e vogla, besimet e vogla
Presim vec nje diell te ri
Nje toke e re, nje shtepi e vogel
Ku ne oborr te mbijne peme qetesia dhe era
Ku nga oxhaku te dalin rete e mrekullueshme
Ku uji qe te rrjedhe nga cezma te formoje dete
Dhe te mos themi qe deti eshte formuar nga lotet
Por te themi
Dielli eshte formuar nga gezimi yne
Nje mije celesa kane rene ne kete humnere harrese
E ne mbajme bi shpine dyert e pahapura
Te vdekjes, te guximit, te dashurise
A genjejme dot me?
Po ke te genjejme? Kur gjuha u be genjeshter
Kur pulebardhat lozin ne syte e frikes
Nje ndjenje lirie keputet
E ngjitim me peshtymen e pergjakur
Per te ecur edhe nje cope rruge
Edhe nje cope dhembje nden yjet
Per te mpiksur lotet e nxehte
Sa rruge na qendrojne mbi shpine?
Sa litaret qe lidhin bucelen e ujit te jetes
Ujit qe u derdh pike, pike
E u perzie me ankthin
Duke lejuar nje buzeqeshje
Permbi gryken e kesaj humnere
Ku celesat jane bere femije te palindur
Per ne
Por te uritur si shpresa jone.