Hank
Valoris scriptorum
Ami ikën nga ‘Portokalli’, i bashkohet burrit tek ‘Vizion Plus’. Këto janë fjalët që qarkullojnë së fundmi për show girl-in shqiptare që pas disa vjetësh drejtimi të ‘Portokalli’ largohet nga emisioni i famshëm humoristik. Kolege te Amit thone se ka qene Ermali, bashkeshorti qe e ka terhequr drejt kesaj media, ku dihet qe ai ben emisionin tjeter humoristik, konkurent te ‘Portokalli’, “Apartamenti 2XL’. Ikja e Amarda Toskës, është e dyta për ‘Portokalli’, ku pak kohe me pare beri buje ne media ikja e Agron Llakajt. Nuk dihet ende se kush do zëvëndësojë prezantuesit e emisionit humoristik, por thuhet se do jenë aktorët që do të prezantojnë vetë njëri-tjetrin për numrat që do të përcjellin tek teleshikuesit. (BalkanWeb)

