Ambsadat e turpit

romeo

Forumium maestatis
Ambsadat e turpit

Para ca kohesh isha ne ambasden e Shqiperise ne Rome. Kam ngelur shume i merzitur nga çkam pare aty. Sapo futesh ne fillim te rruges ku ka seline ambasada jone fillon te vij era Shqiperi. Gjithmone ka nje radhe qe arrin deri jashte rruges sepse oborri i saj nuk mund ti mbaj te tere njerezit brenda. Pislleku mbizoteron kudo dhe personeli qe punon atje brenda mund te jete gjithshka tjeter perveçse personel diplomatik.
Zonjat qe punojne tek sportelet te trajtojne sikur je kafshe dhe jo sikur je nenshtetas i atij vendi qe ato perfaqesojne, per mos te folur per punonjes te tjere qe bejne sikur nuk degjojne kur i flet.
Sportelet funksionojne keq e me keq dhe as qe kane ne mende ti shtojne ose te rregullojne sherbimet.
Kulmi arrin ne momentin ku pa piken e turpit zonjusha e sportelit te fton qe ti drejtohesh agjensise shqiptare X(nuk bej emra ) per te zgjidhur nje problem me dokumentacionin.
Fraza eshte : “drejtohuni tek ata sepse jane me te pajisur se ne”. Natyrisht “ata” punojne me pagese (dhe te larte bile).
A eshte e drejte qe sherbimet qe ambasada ime duhet te mi ofroje falas ose me çmim te leverdishem, une te vete ti kerkoj tek privati????
Per mua eshte absurde dhe mendoj se duhet bere nje proteste, nje leter drejtuar ministrise se puneve te jashteme (edhe pse eshte vetem formalitet) per ti kujtuar qe ne rradhe te pare ambasadat duhet ti sherbejne shtetasve qe i perkasin atij vendi.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Ambsadat e turpit

E njejta gje ne konsullaten shiptare ne Milano. Dikur s'ka pas aq njerez. Te ejten qe kaloj isha atje, dola icik per qef..kur shoh tere ato njerez poshte nuk i linin as te hynin brenda. Rradha me keq se kur u zgjoje ne 3 te mengjesit dikur ne shqiperi per te blere nje kile qumesht!
Kam ndjenjur gati vone nga ora 7...Ne ora 4-5 jepeshin pashaportat e bera. Hyra kot sa per kuriozitet me pa, pastaj kam bere edhe pashaporten e re kete 10 vjecaren. Kot se ca me duhet s'e di ..por nejse. E pyes ate zonjushen mos valle ka dalur...
-Je lajmeruar ne telefon ti?
-Jo, mi por me qe jam ketu sot po pyes..mos te vi here tjeter.
Nejse ..s'ishte bere ende...

Kur nje cun tjeter i thote: " Te lutem mund te dorezoj dokumentat qe kam per te bere pashaporten e re? Jam qe ne mengjes ketu dhe nuk arrita ne kohe , sepse kishte shume rradhe. U nxe ajo, sepse tha qe s'ishte orari i duhur dhe konsolli mungonte. Ky i shkreti kishte hallin se i sadonte 3 mujori i certifikates per te bere pashaporten. Mes disa zenkave te vogla, sepse u nxe mori dokumentat ajo. U be gati per te firmosur ate kerkesen ky, kur i tha:

Jo o cuni jo...nuk ben kjo certifikata..qe me date 18 Prill ka dalur ligji i ri, duhet e njejta foto dmth ato te medha qe vec ne si shtet e kemi :mad: edhe ne certifikate. U zune icik keta...atehere dola...

Nuk ka gentileze askund, vec kush eshte i zoti te llafos o te vendos disa euro nen banak. S'dine te shprehen, duan te behen italian me zor.
 

Faust

Primus registratum
Re: Ambsadat e turpit

Diavolessa lal ty te ka ecur mire.Por ka dhe me keq, shume me keq.
Ne pune ne gjermani...
Mbarojme dhe kthehemi ne milano duke kaluar neper zvicer. Ishte hera e dyte qe kalonim andej por kete here me bllokojne dhe me pretendimin qe kisha pasaporten fallco me mbajne ne arrest per 8 ore dhe me pas me percjellin duke na detyruar te kthehemi ne itali duke i rene nga Austria se Zvicra nuk na linte.Pasaporten kuptohet qe nuk ma dhane me sepse ma prishen. I merzitur sa nuk behet por dhe mendjengritur sepse thashe qe keta te tanet ketu do ta benin problem sekuestrimin e pasaportes time nga nje shtet tjeter i mora ne tel.
_Cti bejme ne atyre? Ata keshtu e bejne gjithmone. - Me tha ai qe mora ne tel.- Ne kemi ketu nja 300 pasaporta te kthyera nga zvicra pasi i bejne kontrollet.
Morali?.........
Une jam tani duke bere pasaporten e re ne shqiperi.Pagova 40 euro ketu ne konsullate per te marre prokuren qe te mite te benin pasaporten ne shqiperi.Pa llogaritur ato qe u paguan ne Shqiperi per te bere pasaporten vete. Nga Zvicra me erdhi nje gjobe per kalim kufiri Zvicerian me pasaporte fallco. 400 euro. Dhe keta te tanet nuk bejne asgje. Dhe kjo eshte sepse ne nuk i kerkojme llogari. Ata diten e tyre te punes dhe shume me teper e qesin. Ata qe vuajne jemi ne qe duke filluar nga poshte duke pritur ne rralle perjashte rende shi apo qofte diell,dhe mbaruar brenda me sjelljen prej qelb... brenda sikur te ishim kafshe te egra dhe jo shtetas shqiptare.
(Teper perciptas e tere faqkeqesia ime si shqiptar sepse tere dritat dhe hijet jane shume per ti thene ketu)
 
Top