Ambasada amerikane nuk i jep vizë Ali Ahmetit

<ul type="square">
[*]Kohë më parë në tavolinën e ish- liderit të UÇK-së tashmë kryetar i BDI-së ka mbërritur një ftesë nga ana e Institutit Amerikan për Paqe, ku Ahmeti ftohej të merrte pjesë në debatin “Perspektivat e Maqedonisë”. Një ftesë e tillë u konsiderua si momenti më i volitshëm që Ahmeti do të dilte nga “ferri” i listës së Bushit përpiluar gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, kur ish-udhëheqësi i UÇK-së së shpërbërë së bashku me 42 pjesëtarë të tjerë të këtij formacioni ushtarak të shqiptarëve, u gjetën në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA. Edhe pse Instituti Amerikan për Paqe, me seli në Uashington sponsorisohet nga ana e Kongresit amerikan, ndërsa bordin e drejtorëve të këtij instituti e emëron vetë kryetari i SHBA-ve, megjithatë Ali Ahmetit nuk i është dhënë e drejta e vizës nga ambasada amerikane ne Shkup. Kryetari i BDI-së në pritje të vizës për të udhëtuar drejt SHBA-ve më në fund ka kuptuar se është e pamundur. Ahmeti , i ftuar nga drejtori i këtij instituti Daniel Server për të debatuar në temën “Perspektivat e Maqedonisë”, nuk ka mundur të arrijë të fluturojë drejt SHBA-ve. Burimet tona thonë se lideri i partisë shqiptare në pushtet, pavarësisht nga përpjekjet për të marrë vizë udhëtimi prej ambasadës amerikane në Shkup nuk ia ka arritur qëllimit. Kështu ish-shefi i UÇK-së nuk mund të ndjekë nga afër punimet e konferencën, e cila fillon këto ditë në SHBA (më 19 mars). Burimet brenda BDI-së konfirmuan dje se lideri i tyre nuk ka mundur të marrë vizë në ambasadën amerikane, sipas këtyre burimeve, shkaqet janë teknike “për shkak të disa komplikimeve në ambasadën e SHBA-ve është anuluar konferenca dhe udhëtimi në Uashington për në muajin e ardhshëm”, -tha dje zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti .“Ne i kemi aplikuar dokumentet për vizë, mirëpo për shkak të procedurës normale që qenka në ambasadën e SHBA-ve, Ali Ahmeti ende nuk e ka marrë vizën. Presim që kjo vizitë të realizohet gjatë muajit prill”, -tha zëdhënësja e BDI-së. Ndërkaq ambasadori i SHBA-ve nuk ka komentuar një rast të tillë, mirëpo gjatë deklarimeve të mëparshme, ai nuk e ka fshehur qëndrimin pozitiv ndaj Ahmetit.
Y.Lili
[/list]