Amanetet e zonjës Doris Pak

Leopardii

Primus registratum
Amanetet e zonjës Doris Pak

Për të kënaqur kureshtjen e lexuesve, po japim të përmbledhura amanetet e “Princeshës” Doris Pak në Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, më 31 dhjetor allafrënga 2004

Dhjetë amanete për shqiptarët që janë kaluar:

1. Çdo qeveri, parti apo shoqatë si dhe çdo familje, krerët e së cilës grinden, çirren dhe hahen me njëri-tjetrin me gërr-mërr e nuk do të bëjnë kurrë prokopi dhe, shpejt a vonë, do gremisen.

2. Sundimi i një pushtetari apo partiaku të vetëm për një kohë të gjatë, qoftë ky i majtë apo i djathtë, i mesit apo i anës, sado i zoti që të jetë, mjerë vatani, po u lejua më gjatë, është tepër, po tepër i rrezikshëm.

3. Sa më shumë bëni sikur ndryshoni, zotërinj, aq më shumë ngjani.

4.Udhëheqësi i vërtetë shtetëror, apo partiak nuk përgjigjet vetëm për ato që bën, apo nuk bën vetë. Përgjigjet gjithashtu dhe jep llogari deri në dorëheqje edhe për ato që bëjnë, apo nuk bëjnë vartësit
shrug.gif
, që i ka zgjedhur vetë, pavarësisht se është apo jo dakord me ta, i di apo bën sikur nuk i di hyjneret e tyre.

5. Burrëria e pushtetarit apo politikanit për të qënë, nuk është vetëm një ballonë për t’u ngritur lart, ”kur s’ka si zjarri”, por edhe parashutë për t’u ulur, ”kur dimër del behari”. Gjatë turnesë rrallë më zuri syri ndonjë rast të tillë. Dorëheqja në këto raste është shenja e parë e ndershmërisë dhe e kurajos qytetare.

6. Postet e kartat i bëjnë njerëzit e rëndësishëm, më me rëndësi se ç’janë njerëzit pa rëndësi, më mikroskopikë.

7.Tri gjëra i prishin pushtetarët:

a.Rroga shumë e ulët

b.Rroga shumë e lartë
c.Vonesa dhe sidomos mungesa e rrogës

8. Nëse vini re me vëmendje kritizerët e sëmurë të çdo krahu, që nuk janë të kënaqur nga askush e përçmojnë çdo gjë të re, të mirë e të bukur (parqet e gjelbëruar, pemët lulet, etj), do zbuloni se janë pikërisht ata tipa nga të cilët asnjeri e për asgjë nuk është i kënaqur. Prandaj dhe thonë: “Qenin nuk e tërheq aroma e luleve. Atë e tërheq vetëm era e kërmës
thumbsup.gif
”.

9. Nëse jeni me Pozitën, mos u mburni kurrë duke thënë: “Zumë qiellin me dorë!”. Nëse jeni me Opozitën, kujtoni Rilindasit.

10. Urtësia dhe mençuria e pushtetarit apo politikanit shfaqen, sidomos kur ai di të dallojë në çast, nëse hosanatë dhe dorëtrokitjet që i bëhen, janë që të vazhdojë edhe më të llapë, apo t’i vërë kapak me aq.

Dhjetë amanete për këmbësorët
1. Kur vini re se po i ngrejnë monumentet një njeriu për së gjalli dhe ai pranon një gjë të tillë, mblidheni mendjen top, se ai ka mbaruar së jetuari para se të vdesë.

2. Monumentet nuk hipin vetë mbi piedestal, as zbresin vetë andej. Mos rrini kurrë ndën hijen e tyre.
3. Mënyra më e mirë për të çrrënjosur korrupsionin është taktika që përdorin peshkatarët, që gjuajnë peshkun “Dajuj” në detrat e Orientit. Ky i uruar peshk, shejtani vetë, nuk djersin kur noton, sepse kapet pas bishtit të një peshku tjetër më të madh se vetja. Pas tij kapet “Dajuji” i dytë pas të dytit i treti, pas prokuror… më falni ndonjë peshkatar që ua di hilenë, arrin të kapë me grep peshkun e madh, që u prin në ballë <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .

4. Po të vini re me kujdes, do zbuloni se oratorët që shpërfytyrohen, bërtasin e çirren më tepër në mitingje, antimitingje dhe konferenca shtypi, si dhe matrapazët në Pazar, janë pikërisht ata që shesin mall skarco <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .
5. Kali i kuq, që u shfaq në pistën e aeroportit, ka një huq, të cilin duhet ta zbuloni dhe luftoni vetë pa pritur që ta bëjnë këtë gjë komisionet e nënkomisionet hetimore, se këta pikërisht për këtë edhe ngrihen, për të pjellë komisione e nënkomisione të tjerë dhe ta shtyrë zgjidhjen e problemit “të huqit” në kalendat greke.

6. Kujdes gjatë fushatave elektorale, sidomos që fjala e urtë, “qentë lehin, karvani shkon përpara”, të mos kthehet në: “Qentë lehin, karvani u shkon nga pas”
thumbsup.gif
.

7. Kujtojuni pushtetarëve dhe politikanëve se si çdo vend në botë, Shqipëria nuk ka patur e nuk do të ketë kurrë miq dhe armiq të përhershëm. Ka, po, interesa kombëtare të përhershme.

8. Kur priten dritat dhe ju sulmojnë hajdutët (s’ka rëndësi me çizme, apo pa çizme), mos thërrisni kurrë: “Hajdutët”!, por “Zjarr”! Vetëm kështu fqinjët do të dalin jashtë. Natyrisht, këta duhet të kujdesen që hajdutët, që janë jashtë, të mos u hyjnë brenda.

9. Të dijë të falsë politikani apo pushtetari, pa i mbajtur shënimet fshehur në borselino, është një gjë e mirë, ca më tepër kur thotë atë që mendon dhe bën ashtu siç thotë, por një gjë po aq e mirë të dijë të heshtë, para se të thotë fjalë pise apo ndonjë gomarllëk. Se, fundi i fundit, më falni për shprehjen, por çfarë e dallon njeriun nga gomari?
E para, gomari nuk thotë kurrë fjalë pise. E dyta, e dallon Fjala. Po të arrinte p.sh, gomari të thoshte publikisht në ndonjë miting, antimiting apo konferencë shtypi:
“Më falni zonja e zotërinj, po unë jam gomar”, me siguri bota do thoshën njëzëri: “Ky, or byrazer, qënka tamam Njeri”. Me keqardhje gjatë vizitës sime nuk dëgjova kurrkund një fjalë, një deklaratë të tillë.

10. Kur shikoni veten në pasqyrë, kujtoni Hygonë: “Popujt kanë një zakon prej idioti: i veshin mbretit xhuxhmaxhuxh veprat që i bëjnë vetë. Nga ana e tij, Xhuxhmaxhuxhi ka një mjet të mrekullueshëm për t’u dukur më i madh se Vigani popull, mjafton t’i hypë këtij mbi supe, por çudia është se si e lejon Vigani këtë gjë dhe, marrëzia sesi magjepset pas madhështisë së Xhuxhit”.
Sinqerisht
Doris Pak
Vula mungon, se ma vodhën në doganë, bashkë me unazën.
 
Top