Alo mami, qëlloja ku jam?!

Albforumi

Primus registratum
Alo mami, qëlloja ku jam?!

Në kuadër të një fushate amerikane kundër vozitjes në gjendje të dehur, pjesëmarrësit e saj mund të dëgjojnë sesi nënat e tyre do të reagonin po që se do ti thërrisnin nga telefoni i burgut.

Në shtetin amerikan Utah, është në vijim e sipër një fushatë me sloganin Lehtë është të arrestohesh për vozitje në gjendje të dehur, vështirë është të thirret nëna nga burgu”.

Patrulla e trafikut dhe baret vendase janë bashkuar në aksionin për ngritjen e vetëdijes mbi rreziqet e vozitjes në gjendje të dehur.

Me thirrjen në një numër të caktuar, shfrytëzuesit zgjedhin nëse do të bisedojnë me nënën histerike, apo me babën e inatosur. Porositë e incizuara u tregojnë se si do të ishte reagimi i personave më të dashur, po që se do të kuptonin se janë arrestuar për vozitje në gjendje të dehur.

Fushata zgjat deri më 7 shtator të këtij viti.

Ky artikull eshte marre nga: http://goforit.blog.al/?p=34. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://goforit.blog.al/?p=34

Top