Allegro Dhuna Hyjnore
Allegro

DHUNA HYJNORE

Nga libri “Dhuna” i Slavoj Zizek, përktheu A.Zaimi

Benjamin-i me Hitchcock-un

Tek filmi Psycho i Alfred Hitchcock-ut skena e vrasjes së detektivit Arbogast ndërkohë që ngjit shkallët, shfaq tipikisht atë që në stilin hitchcockian quhet Gods view, skenë e filmuar prej një pikëvështrimi hyjnor. Ne e shohim prej së larti gjithë skenën e korridorit të katit të parë bashkë me shkallët. Kur shfaqet në ekran krijesa e tmerrshme që ther Arbogastin filmimi kalon në një tjetër pikëvështrim, në atë të vetë përbindëshit, prej nga shohim së afërmi fytyrën e Arbogastit i cili më pas bie nga shkallët dhe dërrmohet. Ndryshimi i pikëvështrimit të kamerës kalon prej objektives tek subjektivja, duket sikur vetë hyjnia ka humbur neutralitetin dhe ka rënë poshtë në botën e njerëzve ku tashmë ndërhyn në mënyrë brutale duke vënë në vend drejtësinë[1]. Dhuna hyjnore nënkupton pikërisht këto ndërhyrje brutale që vendosin drejtësi përtej ligjit.

Tek teza e nëntë prej Theses on the Philosophy of History Walter Benjamin-i i referohet pikturës së Paul Klee-së, Angelus Novus, e cila:

paraqet një engjëll që duket sikur po largohet prej diçkaje prej së cilës nuk dëshiron të ndahet. Vështrimi i tij është i pikëlluar, gojën e ka të hapur dhe po rreh flatrat. Pikërisht kështu duhet pikturuar engjëlli i historisë. Ai e mban fytyrën kthyer kah e shkuara, aty ku për ne shfaqet një vijimësi ngjarjesh ai sheh një katastrofë të vetme që rrokulliset si ortek duke u rritur e duke u zmadhuar, deri sa mbërrin para këmbëve të tij. Ky engjëll do të kish dëshirë të mos ikte, të mos e braktiste këtë të kaluar, të ringjallte të vdekurit, ta rikthente në formën e vet tërësore atë që ishte bërë copë e çikë. Mirëpo një vorbull ajri po fryn që nga parajsa; ky ciklon ia ka kapur aq dhunshëm flatrat engjëllit sa që ai nuk mundet ti mbyllë ato. Stuhia në mënyrë të parezistueshme e tërheq engjëllin drejt së ardhmes të cilës ai i ka kthyer shpinën, ndërkohë që orteku i shkatërrimeve të së kaluarës bëhet gjithnjë e më vigan. Kjo stuhi është ajo që ne e quajmë progres[2].

Po sikur ajo që quajmë dhunë hyjnore të jetë pikërisht një ndërhyrje e paparashikuar e këtij engjëlli? Ndoshta duke parë ortekun katastrofal, këtë grumbull padrejtësish e shkatërrimi që rritet tej çdo mase, hera-herës engjëlli vendos të godasë për të balancuar situatën duke marrë hak për impaktin shkatërrimtar të progresit. A sështë e vërtetë që gjithë historia e njerëzimit mund të lexohet si një rritje e normalizimit të padrejtësisë që shkakton vuajtje për miliona viktima anonime? Diku, në sferën e hyjnores ndoshta këto padrejtësi nuk harrohen. Ato grumbullohen diku, ligësitë regjistrohen, tensioni rritet dhe bëhet gjithnjë e më tepër i padurueshëm, dersa shpërthen dhuna hyjnore me mërinë e saj hakmarrëse e shkatërrimtare[3].

Në anë të kundërt të kësaj ndërhyrje hyjnore që vendos drejtësi qëndron dhuna hyjnore e padrejtë, një shpërthim i tekave hyjnore, si në rastin e Jobit. Pasi Jobin e godasin fatkeqësitë miqtë e tij teologë i shpjegojnë dhe i interpretojnë arsyetime të ndryshme që i japin kuptim halleve të Jobit. Madhështia e Jobit nuk qëndron tek këmbëngulja në pafajësinë e vet, por tek insistimi se fatkeqësitë nuk kanë asnjë kuptim. Në fund fare, shfaqet perëndia që pohon se pozicioni i drejtë është ai i Jobit, dhe jo ai i teologëve.

Struktura logjike është e njëjtë me ëndrrën e Freud-it, mbi helmimin e Irmës. Ëndrra fillon me Freud-in që diskuton me pacienten e tij Irmën mbi dështimin e një mjekimi për shkak të një injeksioni të helmatisur. Gjatë bisedës Freud-i i afrohet fytyrës së pacientes së vet, shkon aq afër sa mund të shohë brenda gojës së saj dhe përballet me pamjen e tmerrshme të mishit të gjallë të përgjakur. Pikërisht kur makthi arrin kulmin tonaliteti i ëndrrës ndryshon krejtësisht dhe tmerri shndërrohet në komedi: në dhomë hyjnë tre doktorë, miq të Freud-it, të cilët me një zhargon qesharak pseudo-profesional fillojnë të rendisin shumë arsye kontradiktore se pse helmimi i Irmës prej injektimit nuk ishte faji i askujt: sepse nuk pati asnjë infektim, sepse injektimi qe i pastër Kështu, në ëndrrën e Freud-it fillimisht kemi një përballje traumatike, pamjen e mishit të gjallë në fytin e Irmës, e më pas kalohet papritmas në komedi, fillon një bisedë mes tre doktorëve qesharakë të cilët bëjnë të mundur që ëndërruesi të shmangë përballjen me traumën e vërtetë. Funksioni i tre doktorëve është i njëjtë me funksionin e tre miqve teologë të Jobit: mbulojnë impaktin traumatik me një paraqitje simbolike.

Këmbëngulja që nuk ka ndonjë kuptim pas katastrofave është thelbësore, sidomos kur përballemi me katastrofa që kanë ndodhur apo që mund të ndodhin, që nga AIDS-i, shkatërrimi ekologjik e deri te Holokausti: këto ngjarje nuk pranojnë asnjë kuptim të thellë. Fabula e Jobit na mëson që të mos fshihemi më pas figurës standarte transhendente të perëndisë si një Mjeshtër sekret që ditka kuptimet e katastrofave që ne na duken të pakuptimta, të mos strehohemi tek figura e perëndisë që shihka gjithë pikturën dhe ajo çka ne na duket si njollë, për atë qenka diçka që kontribuon në harmoninë globale. Pasi jemi përballur me evente historike si Holokausti, apo si vdekja e miliona njerëzve në Kongo në vitet e fundit, a sështë e turpshme të pretendosh se këto njolla paskan kuptim më të thellë dhe kontribuokan në harmoninë e së tërës? Çqenka kjo e tërë që mund të justifikojë teleologjikisht, të rivlerësojë e të përnaltësojë ngjarje si Holokausti? Vetë vdekja e Krishtit në kryq na mëson që duhet braktisur pa asnjë rezervë nocioni i perëndisë si një kujdestar transhendent që garanton lumturinë që shpërblen veprat tona (pra si autor i teleologjisë historike). Bashkë me vdekjen e Krishtit në kryq vdiq dhe ky perëndi mbrojtës. Është njësoj si në rastin e Jobit: nuk ka vend për asnjë kuptim më të thellë që do të mund të shpjegonte realitetin brutal të katastrofave historike[4].

Ka një jehonë hitchcockiane gjithë ikonografia e katastrofës së 9 shtatorit: përsëritja e pambarimtë e filmimeve të avionit që i afrohej dhe godiste kullën e dytë të World Trade Center-it ngjan si një version real i skenës së famshme nga filmi The Birds, në momentin kur Melanie i afrohet me varkën e saj të vogël molit të Bodega Bay. Ndërkohë që i afrohet bregut Melanie përshëndet me dorë të dashurin e saj (të ardhshëm). Një zog vetmitar, që fillimisht duket si një pikë e paqartë e errët, hyn në skenë prej së lartmi dhe godet Melanien në kokë[5]. Aeroplani që goditi World Trade Center-in mund të lexohet bash si një pikë e paqartë hitchcockiane, si një njollë e panatyrshme dhe anamorfe në qiellin idilik të New York-ut. Zogjtë vrasës janë elementi i fundit tek triada e përbërë nga filmat North by Northëest, Psycho dhe The Birds: elementi i parë është avioni (metaforizim i zogjve) që sulmon heroin tek sekuenca e famshme filmuar në preritë afër Chicago-s; elementi i dytë është dhoma e Norman Bates e mbushur me zogj të balsamosur (metonimi); dhe në fund fare vjen sulmi i vetë zogjve.

Në përkujtim të pesë vjetorit të 9 shtatorit u prodhuan dy filma hollywoodianë: United 93 i Paul Greengrass-it dhe World Trade Center i Oliver Stone-it. Gjëja e parë që të bie në sy tek këto filma është se që të dy përpiqen të jenë sa më shumë anti-Hollywood. Filmat përqendrohen tek kurajoja e njerëzve të zakonshëm, nuk ka yje të famshëm, efekte speciale apo gjeste heroike grandilokuente, por vetëm një pasqyrim konciz dhe realist i njerëzve të zakonshëm që gjenden në një situatë të jashtëzakonshme. Gjithsesi të dy filmat përmbajnë përjashtime formale që vlen të shënohen: momente që e thyejnë stilistikën e tyre bazë. United 93 fillon me rrëmbyesit e avionëve që ndodhen në një dhomë moteli duke u falur e duke u bërë gati. Ata shfaqen të p
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1377