Alfabeti Arab,Turqishtja dhe Shkodra!!

OROSHI

Primus registratum
Alfabeti Arab,Turqishtja dhe Shkodra!!

Mos u ngutni per me u turr por lexojeni mir para se te paragjykoni!!Ka te baje vetem me historine Shkodrane,kush din dicka mbi kete aspekt mund te na tregoje edhe ne te tjereve!!Une di qe:ne Shkoder deri ne vitin 1909 asht perdor Alfabeti Arab prej popullsise muslimane Shkodrane,dhe ne vend te Shqipes asht preferu me fol Turqish!!Tash,ky nuk perban ndonji problem,problemi asht se Turqishtja a asht perdor si gjuhe e dyte apo si gjuhe e pare??Alfabeti Arab a asht perdore ne raste nevojet apo gjithmone?Dihet qe Turqit e hoqen alfabetin Arab ne vitin 1921 me nji dekret te Presidentit te asaj kohe Mustafa Qemal Ataturk!!Sa ka ken roli i muslimaneve Shkodran per hapjen e shkollave shqipe ne Shkoder apo ne fusha te tjera ekonomike-kulturore?Kush te din ndonji gja le te na e thote edhe ne te padishmeve!! :wave:
 
hawk

Primus registratum
Re: Alfabeti Arab,Turqishtja dhe Shkodra!!

Turqishtja asht perdore ne administrate.As ne xhamia jo.
Gjyshi jem p.sh. nuk ka pas dit turqisht.
Turqit kan shkru me alfabet Arab pra ne administrate asht shkru me kete alfabet.
Ma sqaro pak ca ke dasht me than me heqen e alfabetit Arab ne Turqi ne 1921??
 
shkodranlover

Primus registratum
Re: Alfabeti Arab,Turqishtja dhe Shkodra!!

Edhe un jam injorant ne kete fushe. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Megjithate ju ftoj te merrni pjese, se kjo pyetja cfar roli kane pase myslimanet shkodrane ne hapjen e shkollave, asht pak e veshtire.
 
hawk

Primus registratum
Re: Alfabeti Arab,Turqishtja dhe Shkodra!!

Ftojm ate qe ka hapur temen te na sqaroje pak natyrisht me "tolerancen dhe rrespektin" qe karakterizojn shkrimet e tija.Ku i ka marr ato fakte,pervec perallave te gjyshit!
Kjo tem nuk i perket vetem Shkodres.
Mos harroni se poeti me i madh,pra Naimi ka lene shum vepra ne turqisht (me alfabet arab).
 
genci

Primus registratum
Re: Alfabeti Arab,Turqishtja dhe Shkodra!!

Ashtu si thot Hawk ka kene..
As ne xhami nuk eshte fol turqisht, apo arabisht.
Qe ne kohen e Haxhi Sheh Shamise shqiptaret kane dhane hytbet ne gjuhen Shqipe neper xhami.

Orosh ne kete kohen qe flet ti, me sa di une, ka kene xhamite dhe manejana medresete shkollat e para ku kane mesu nxansit. Dhe ne medresete jane ba tana lendet baze te asaj kohe plus lende fetare dhe Kuran.

Intelektualt e atyne kohnave jane shkollu ne te dy fete. Kane marre mesime edhe nga Jesuit edhe nga Medresete si psh. Arshi Pipa. /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Guest
Re: Alfabeti Arab,Turqishtja dhe Shkodra!!

Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.

Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.

Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë myslimane.

Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë ''Mahfeli'' me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe.

Shoqëria reaksionare ''Mahfeti'' me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 mijë njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.

Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60.000 mijë katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.
--------------
ket pjese e kam marr nga nje forum tjeter. mu duk pak si me vend se len te kuptohet shum.
 
S

sead

Top