Alfa Mi.To- pasion, kënaqësi

Albforumi

Primus registratum
Alfa Mi.To- pasion, kënaqësi

1051.jpg

Te disa automjete nganjëherë nuk hy në funksion madhësia dhe hapësira e bagazhit… Tek automjetet super-sportive, siç është Ferrari, Porsche ose Lambo, askush nuk pyet për diçka të tillë. Te këto automjete rëndësi ka vetëm pasioni gjatë vozitjes. E tillë është edhe Alfa Mi.To- super-automjet në paketim të vogël dhe të disponueshëm.

Automjeti i ri italian është i prodhuar që ta kënaqë vozitësin, ta sjellë atë në një nivel tjetër të arritjes së kënaqësisë, diçka që mund ta ofrojnë vetëm automjetet super-sportive.

Kuptohet performancat nuk janë të nivelit të Ferrarit ose Porsches, mirëpo nuk varet gjithçka nga numrat. Për këtë arsye nuk janë të bukura vetëm fermat me proporcionet 90-60-90…

Nuk është vështirë të kuptohet pse Mi.To krahasohet me automjetet ekskluzive. Alfa më e vogël duket njësoj sikurse 8C Competizione- automjet i cili është prodhuar vetëm në 500 ekzemplarë. Por është edhe i fuqishëm- modeli turbo benzinë me 155 KF mundëson arritjen e shpejtësisë 100 km/h për 8 sekonda. Ndërsa nëse kjo nuk mjafton, atëherë është versioni GTA me 240 KF!

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=337. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=337

Top