BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Albumi më i ri “live” nga këngëtarja e ndjerë Whitney Houston është publikuar gjatë kësaj jave.
“Whitney Houston Live: Her Greatest Performances” do të përmbajë një numër të këngëve të cilat këngëtarja i ka performuar gjatë koncerteve të saj.
Producenti Clibe Davis, që e ka zbuluar talentin e këngëtares, ka bërë të ditur lajmin të martën mbrëma gjatë një emisioni.
“Padyshim ajo kishte zërin më të bukur në botë”, ka thënë ai. “Ajo ishte e jashtëzakonshme. Por më e keqja është se vdiq e re”.
Albumi “live” do të dalë në shitje më 10 nëntor të këtij viti.
Houston ishte gjetur e vdekur në një hotel në Hollywood në shkurt të vitit 2012.

