Albanian Students International, Inc.

ASI-Info

Primus registratum
Albanian Students International, Inc.

Te nderuar Studente Shqiptare kudo qe ndodheni,

"Albanian Students International" eshte asociacioni i pare nderkombetar i studenteve dhe te rinjeve shqiptare anekend, me baze ne New York, SHBA. Se shpejti ASI do te kete edhe web-faqen e saj, ku do te publikohen info te ndryshme relevante per studente qe duan t'i vazhdojne shkollimet ne SHBA dhe per ata qe aktualisht gjenden ne SHBA.

Nderkohe, ASI do te mundesoj edhe publikimin e artikujve te ndryshem, qofshin informativ apo shkrime interesante (ese) nga studentet e te rinjte shqiptare. Tutje, ASI do te punoje ne inicimin dhe implementimin e projekteve te ndryshme nga te cilat do te perfitonin shkollat shqipe, gjegjesisht shkollaret e rinje shqiptare ne trojet etnike.

Si organizate joqeveritare, ASI eshte sponsoruar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League -- AACL), dhe eshte projekti me madhor ndonjehere i ndermarre nga studentet shqiptare ne SHBA. Fillimisht, ASI perbehet nga nje numer i limituar i studenteve shqiptare, shumica prej te cileve studijojne ne SHBA, qe vullnetarisht jane duke punuar me zelle ne ngritjen e kesaj organizate ne nje gjigjant studentor shqiptare. ASI, ne bashkepunim me te rinje e studente shqiptare aneekend, do te krijoj Grupe Punuese, apo Koordinatore ne te gjitha vendet ku ka studente shqiptare, dhe do te kete shtrirje nderkombetare.

Te qenurit shqiptare per ne eshte fat, qofte ky i mire apo jo. Eshte nje identitet qe nuk mund ta ndryshojme, pamarreparasysh se ku jetojme. Si te tille, ne duhet ta kultivojme kete identitet dhe ta cojme perpara. Se bashku, kete mund ta bejme shume me shpejt, me lehte dhe me mire. Se bashku, jemi me te forte, me te ditur, me perparimtar. Ne i takojme nje kombi qe me shume se cdo here ka nevoje per nje energji me te fresket. Ne i takojme Shqiptarise, dhe per te duhet te punojme -- per familjaret, miqte, shoket e shoqet ne vendlindjet tona. Ky eshte edhe nje nga qellimet kryesore te ASI.

Nderkohe, stafi i ASI ka nevoje per perkrahjen tuaj. Nese jeni te interesuar te dini me shume per ASI dhe doni te jeni pjese e ketij grupi themelues, luteni qe te kontaktoni me Koordinatorin per Ceshtje te Studenteve dhe Rinise prane AACL-se, Faton Bislimi ne FBislimi@tlu.edu, apo edhe me Personin Kontaktues te ASI, Nora Shkodra ne albanianstudentsintl@fastemail.us. Poashtu, mendimet, idete, sygjerimet, e verejtjet tuaja jane gjithesesi te mireseardhura dhe bile te nevojshme.

Ne fund, i gjithe stafi i ASI ju deshiron cdo te mire e shume shendet e suksese, duke shpresuar se do te kemi perkahjen tuaj dhe do te jemi ne kontakte me te shpeshta ne punen tone te perbashket per te miren tone, te trojeve tona dhe vet kombit tone.

Me respekt,


Albanian Students International, Inc.
InfoDesk
 
Top