Albania, arrë, shegë dhe lajthi

Albforumi

Primus registratum
Albania, arrë, shegë dhe lajthi

My people are young. My country is blessed in agriculture and we will have 5 times more olive trees, nuts, whole nuts, hazel nuts and pomegranates. I fight corruption and register business. My young people will change their life via computer

Fjalët janë të kryeministrit tim, thënë në një anglishte sipas stilit të tij në një intervistë dhënë në Shtator për Forbes dhe që qarkullon tashmë prej pak ditësh edhe në internet.

Titulli i intervistës është shumë domethënës: Farat po lulëzojnë në Shqipëri. (Në shqipen e para 90-ës, kjo mund të ishte Shqipëri, bahçe me lule).

I ftuar në studion e Forbes gjatë vizitës së tij në Kombet e Bashkuara, kryeministri e nis çdo fjali të intervistës me përemër. Zakonisht është përemri vetor i vetës së parë Unë, por shpesh zëvendësohet duke buzëqeshur me përemrin pronor ime. Pra Unë dhe Shqipëria ime.

Duket sikur dëgjon pronarin e një kompanie të suksesshme biznesi që rendit arritjet e pronës së tij. Të rinjtë e vendit tim do bëhen shumë të aftë në përdorimin e kompjuterit. (ndihmuesi, Estonia). Ne ndihmojmë arsimin privat (shembulli, Kili). Unë luftoj ashpër korrupsionin. Vendi im do pesëfishojë numrin e rrënjëve të ullinjve dhe të arrave, lajthive dhe shegëve…

Nuk di nëse duhet të qeshësh apo të qash. Arra, lajthi dhe shegë në Forbes, nën titullin U bë deti kos në Shqipëri.

Situata komike vazhdon teksa kryeministri përmend sukseset e tij të padiskutueshme në luftën kundër korrupsionit në vend, që e paska arritur duke shkurtuar qeverisjen qendrore me 33% krahasuar me atë të vitit 2005. Po ashtu, shpenzimet për veprimet operative në administratë qenkan tkurrur nga 2.2 në më pak se 1% të PBB-së (GDP).

Të mos merremi me klimën favorizuese për biznesin apo aspiratat në konkretizim e sipër për në BE, sukseset në sektorin privat, miqësinë me SHBA-në, legjislacionin favorizues për investime, bukurinë e rrallë natyrore, turizmin e shumëkërkuar apo diellin në 360 ditë, për të cilat merita ekskluzive është e kryeministrit aktual të vendit, por le të shkojmë më tej. Intervistuesi buzëqesh herë pas here, a me përgjigjet, a me gjuhën, a me mungesën e përputhshmërisë në përgjigje, a mbase dhe me faktin se kryeministri që ka përballë, përmend në çdo përgjigje të paktën nga 10 shifra e të dhëna në përqindje, pa pasur asgjë të shkruar përpara. Tek e fundit, kush do vërtetojë se sa të vërteta janë shifrat që sjell ai? Dhe crëndësi mund të kenë ato për Forbes?

E çuditshme është që prezantimi i Berishës bëhet si kryeministri i vendit të vetëm në Europë që njohu jo recesion, por vetëm rritje ekonomike.

Kjo hyrje është konkurrentja më e ashpër e arrave, lajthive dhe shegëve për të qenë pjesa më qesharake e intervistës. Por të dyja janë në lartësi të admirueshme humor-sjellëse.

Vendi është shndërruar nga një strehë varfërie, në një parajsë ku jeton popullsi që vjen nga shtresa e mesme e lart.

Mbase ka dy vende në botë që quhen Shqipëri, e Berisha kryeministron atë tjetrën, se në këtë tonën, duke filluar që nga Bathorja, Alliasi, Paskuqani, Farka, Kombinati, Yzberishti e tej e tej në gjithë territorin, shtresë të mesme zor se gjen. (Gjithmonë nëse njerëzit që rrojnë me të ardhura nga emigracioni, nuk bëjnë pjesë në këtë shtresë borgjeze).

Po për ndonjë Shqipëri tjetër duhet të jetë fjala patjetër, se në këtë tonën, kryetarët e gjykatave e takojnë kryeministrin në zyrën e tij, e kjo është A-ja e shkeljes së pavarësisë së gjyqësorit.

Kishte një shkëlqim në sytë e tij kryeministri. Gjynah që si mbante gjithë kohën drejt, se për pak bindi gjithë amerikanët, së bashku me drejtuesin e intervistës, që të niseshin menjëherë për në Shqipërinë e parajsës, madje përpara Berishës vetë.

Çdo zyrtar i nënshtrohet verifikimit të pasurisë. Shumë të suksesshëm jemi në këtë drejtim. Kemi zhdukur me gjithë rrënjë konfliktin e interesit. Ja kështu thotë me bindje e me buzëqeshje kryeministri. Asgjë ska thënë akoma për shfaqjet teatrale ku aktorë janë edhe anëtarë të kabinetit e të partisë së tij, të akuzuar të gjithë publikisht për përfshirje në shpërdorim të fondeve publike e përfitim në konflikt të hapur interesi.

Por këto nuk mund ti thoshte në Forbes. As nuk ka ndonjë arsye ti konsumojë në Shqipëri.

Zënkat mes grave duhen, se duke bërë shumë zhurmë, ato mbulojnë aferat e tjera që shteti me rritje galoponte ekonomike, ka nevojë ti bëjë në qetësi dhe larg vëmendjes së medias e të publikut.

Arrë, lajthi dhe shegë. Ku e gjen kryeministri këtë Shqipëri?

Ama ai qesh. Mëkat për gjithë ne të tjerët që nuk arrijmë ta kuptojmë parajsën ku jetojmë dhe fatin e madh që na ka rënë për tu drejtuar prej tij.

gjedlira@yahoo.co.uk

555
555
555
555
555
555
555
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://edliragjoni.wordpress.com/?p=555

Top