BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Miriam Cani ka lënë të kuptohet se ajo së shpejti mund të dalë para altarit me të fejuarin e saj Alban Skënderaj.

Këngëtarja dje ka postuar në rrjetin social Facebook një fotografi e veshur me fustan të bardhë, e cila ka ngjallur shumë dyshime për një martesë të saj.

Velloja e bardhë, të cilën e mbante veshur ajo, ka nxitur një vrull komentesh nga fansat, të cilët e pyesin se kur ajo dhe Albani do të martohen.

Veç komenteve për bukurinë e saj, ishin të shumta edhe komentet për fatin e saj në dashuri, duke lakmuar atë për shkak të të fejuarit të saj, Albanin.

