BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Ishte djali i lezetshëm i filmit ‘The Sixth Sense’, por aktorit Haley Joel Osment i është zhdukur lezeti me kalimin e viteve.

26-vjeçari nuk njihej në sheshxhirimin e filmit ‘Yoga Hosers’ në Los Angeles, gjatë ditës së martë. Kjo pasi Haley jo vetëm që kishte shtuar në peshë për interpretimin e një nazisti, por edhe kishte “lëpirë” flokët dhe kishte lënë mustaqe.

Haley Joel Osment u nominua për çmim Oscar si aktori më i mirë joprotagonist në moshën 11-vjeçare dhe interpretoi edhe në filma si ‘Artificial Intelligence’, ‘Pay It Forward’ dhe ‘Secondhand Lions’ përpara se të merrte një pushim nga kinematografia në mënyrë që të përqendrohej tek shkolla.

