AKSH sulm Nanos e Moisiut
REAGIMI PER ARRESTIMIN E LIDERIT
AKSH sulm Nanos e Moisiut
Deklarata: Turp i madh përballë armiqve
--------------------------------------------------------------------------------
Fronti për Bashkim Kombëtar shqiptar dhe njësia Elitë e AKSH, Anakonda, kanë reaguar dje për arrestimin e Gafur Adilit nga policia shqiptare. Dy letrat e AKSH ku sulmohen ashpër kryeministri dhe presidenti Moisiu. Gazeta po boton pjesë të këtyre letrave.
AKSH-ja i është drejtuar dje me një letër kryeministrit Nano, presidentit Moisiu e kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi. Shkak e reagimit të AKSH-së ka qenë arrestimi në Shqipëri dhe më pas vendimi i gjykatës për një nga udhëheqësit e FBKSH Gafur Adili. "Juve dhe gjithë faktorit ndërkombëtar ua kemi bërë të qartë se ekzistojmë, rritemi, forcohemi, kemi struktura të fuqishme në të gjitha hapësirat shqiptare, kemi një platformë, një statut dhe rregullore të shumta të cilat na garantojnë ecjen në rrugën e sigurt të realizimit të idealit të shenjtë për të cilin jemi krijuar", thuhet në letër. Më tej vazhdohet me fjalët: "Mendimit tonë të lirë, të drejtës sonë për organizim Ju, dhe askush tjetër nuk duhet t'i vini prangat e hekurit. Ju nuk duhet të na burgosni, maltrajtoni dhe të na dëboni nga vendi jonë pse mendojmë dhe veprojmë ndryshe nga Ju. Se kush ka të drejtë këtë do t'ja lëmë kohës. Ju veproni në tuajën, ne do veprojmë në rrugën tonë". Në një letër të dytë të njësisë elitë të AKSH-së, Anakonda, letër që i drejtohet vetëm presidentit Moisiu, thuhet se arrestimi i Gafur Adilit "për më tepër është një turp i madh përballë armiqve tanë të cilët u gëzohen veprimeve të tilla dhe thyerjeve mes shqiptarëve". Më tej vazhdohet se anëtarët e AKSH-së kanë rënë në burgje në Serbi, Maqedoni dhe në Kosovë dhe së fundi në Shqipëri. "Kjo e fundit na dhemb më shumë, sepse përpara botës dhe opinionit shqiptar do dalim me turp të dyja palët. Një pjesë e opinionit do të zhgënjehet me ju që po u shërbeni armiqve duke arrestuar patriotët shqiptarë, dhe një pjesë tjetër naive do të mendojë sikur ne jemi kundër shtetit shqiptar", thuhet në letër. "Shlyejeni nga mendja se keni arrestuar numrin 1 të AKSH-së. Këtë e themi me garanci. Ju qoftë për hajër marrija që u ka rënë vartësve tuaj, por edhe juve, nëse nuk reagoni dhe veproni për të korrigjuar këtë turp kombëtar, sepse neve nuk na keni bërë gjë. Ngushëllime!"
Marre nga BW.