AKSH - LUFTA NE PRAG - PER SHQIPERINE E BASHKUAR !

prespari

Primus registratum
AKSH - LUFTA NE PRAG - PER SHQIPERINE E BASHKUAR !

Në Kosovën e munduar po sos durimi. Ish UÇK-së i hanë duart, ndërsa në skenë ridel Armata Kombëtare Shqiptare. Një vend mes luftës dhe paqes. Për njeriun e AKSH-së, Gafurr Adili, është koha e Shqipërisë së Bashkuar

LUFTA NË PRAG

PËR SHQIPËRINË E BASHKUAR


Përplasja ushtarake është e pashmangshme. Kosovës nuk duan t'ja japin pavarësinë. Shqiptarët duhet të bashkohen në një shtet të vetëm.
Dhe sipas Gafurr Adilit. AKSH dhe FBKSH po bëjnë atë që nuk bën Tirana, Prishtina dhe Shkupi


NGA ALQI KOÇIKO

Më së shumti, opinioni shqiptar brenda kufirit zyrtar do të mbante mend emrin e tij për shkak të një procesi gjyqësor të shumëndjekur në Tiranë. Ku Gafurr Adili akuzohej për "nxitje të urrejtjes ndëretnike" bashkë me Idajet Beqirin. Por megjithëse, si thotë Adili, ai arrestim ishte telekomanduar nga ish kryeministri Fatos Nano me kërkesë të ish shokut të tij Ali Ahmeti, gjyqi në fakt i bëri nder. Sepse duke i dhënë pafajësinë, gjykata shqiptare i pastroi emrin dhe i legalizoi funksionin si përfaqësues politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe krahut të armatosur, AKSH, një trupë ushtarake që pas Marrëveshjes së Ohrit në 2001-shin, është pare me shumë dyshim, nga çdo palë zyrtare shqiptare në Tiranë, Prishtinë a Shkup. Po ata janë sërish aty. U desh një shfaqje e disa djeve me veshje komandosh dhe maska para dy javësh (videoja mund të shihet sot e gjithë ditën në youtube) si reagim ndaj disa tentativave dhe deklatatave të të ashtuquajturës Gardë të Car Lazarit në Serbi, që AKSH të bëhej temë dite, bashkë me pavarësinë e Kosovës. Ky organizim shumëdiskutuar, pak i matshëm nga ana fizike e hapësinore, por shumë i sikletshëm për politikën tone zyrtare (sipas Gafurr Adilit edhe mediat e kanë sabotuar) po del sërish në sipërfaqe. Jo thjesht duke u deklaruar i gatshëm për të mbrojtur Kosovën në rast sulmi nga serbët, por edhe për t´u vënë në dispozicion të mbrojtjes së integritetit territorial. Sepse për FBKSH-në, AKSH-në dhe Gafurr Adilin, zor se do të ketë pavarësi të Kosovës: Në të kundërtën, duhej që shqiptarët që në krye të herës të luftonin për bashkimin mbarëkombëtar në një shtet të vetëm, pastaj të kërkonin integrimin e mëtejshëm. E quajtur herë si organizatë interneti e herë si grup fantazëm, Fronti dhe krahu i armatosur e saj deklarojnë prezencën në shumë zona të Kosovës, shtrirjen me degë në çdo cep shqiptar (edhe në Çamëri) dhe bindjen se në çdo rast, luftëtarët e ish UÇK-së dhe forcat e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës janë me ta për t'u përballur me më të keqen. Për të arritur atë që "shqiptarët zyrtarë" hezitojnë ose nuk duan ta bëjnë, bashkimin mbarëkombëtar.

-Zoti Adili, shfaqja në terren e disa trupave të Armatës Kombëtare Shqiptare dhe e juaja në media ditët e fundit, shkakyoi njëfarë pështjellimi. Pse kjo shfaqje pikërisht tani; si e gjykoni situatën në Kosovë?

Është folur e stërfolur shumë se gjoja statusi i Kosovës do të përcaktohej gjatë vitit 2006 dhe kjo gjë jo që nuk ndodhi, por edhe u shty në pafundësi: fillimisht për në mars-prill, pastaj qershor dhe më tej u tha pas 120 ditësh të ribisedimeve, gjë që do të duhej të ishte pas 10 dhjetorit 2007. Edhe tani po flitet se do të shtyhet për në vitin 2008 dhe kështu me rradhë, vetëm e vetëm për ts mashtruar popullin dhe për ta ruajtur "status-quo-në" e brishtë deri në pafundësi. Gjatë gjithë aktivitetit tonë mbi pesëvjeçar (nga korriku 2002), kur në Pallatin e Kongreseve të Tiranës është themeluar Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar-FBKSH) masmedia e shkruar dhe elektronike shqiptare, rregullisht dhe sistematikisht e ka sabotuar zërin tonë, zërin e ribashkimit kombëtar shqiptar. Por njësitet elitë të krahut të armatosur të FBKSH-së, të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), nuk kanë dalë për këtë arsye. Ata u shfaqën në ato fshatra të Besjanës (ish Podujevës) ku nuk mbrohen as nga KFOR e UNMIK dhe as nga TMK dhe SHPK, ashtu siç nuk mbrohen as fshatrat e Dardanës (ish Kamenicës), ku përveç bandave të "Car Llazarëve" edhe ushtria dhe xhandarmëria e rregullt e Serbisë futen dhe ushtrojnë dhunë e represion mbi popullsinë shqiptare të këtyre krahinave shqiptare, e për pasojë shqiptarët e këtyre krahinave detyrohen të shpërngulen dhe të vendosen në Gjilan apo në Prishtinë.
Në situatë të ngjashme, bile edhe më të keqe, e kemi edhe në Kosovën Veriore, dhe sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës, ku gjatë këtyre tetë viteve, që kur Kosova administrohet (sipas Rezolutës 1244) nga UNMIK dhe KFOR, por realisht që kjo pjesë nuk administrohet as nga KFOR as nga TMK e SHPK, kjo zonë administrohet nga bandat kriminale serbe, të cilat gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kanë bërë masakra dhe duart i kanë të lyera me gjak shqiptaro. Për pasojë mbi 80% e shqiptarëve janë shpërngulur nga aty dhe janë vendosur në pjesën jugore të Mitrovicës apo në Prishtinë. Pra, ata djelmosha trima dhe vasha heroike të AKSH-së po mbrojnë kufirin e Kosovës dhe popullin e pambrojtur të saj nga një rrezik i përsëritjes së një Srebrenice në Kosovë. Kurse, dalja ime si zëdhënës politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe rrjedhimisht edhe i krahut të armatosur, AKSH, konsidtonte me paraqitjen e situatës reale, gjendje kjo që përjeton Kosova dhe populli shqiptar atje dhe që nuk i tregohet popullit, por i fshihet nga politika dhe masmedia e shkruar dhe elektronike e ashtuquajtur "e pavarur". Kjo masmedia jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë, nuk po e pasqyron gjendjen reale atje.

-Tema "AKSH" u shoqërua me disa reagime, kryesisht negative, nga qarqet zyrtare në Prishtinë e Tiranë (Çeku, Majko)? Si i komentoni këto reagime?

Sa i përket përgjigjes, do të parapëlqeja kundërpërgjigjen e kryetarit të FBKSH, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica: "Shqiptarët nuk kanë nevojë t'i mbrojnë as joshqiptarët e llojit Majko, as dhëndurrët e sllavëve të llojit Çeku dhe as fakirat e llojit Sejdiu!".
Kurse kryeministrit Berisha i rikujtoj se as unë, që vitin që vjen ( më 15 mars 2006) do t'i mbush plot 30 vjet që jam betuar për çlirim dhe ribashkim kombëtar, dhe as ata djelmosha e vasha që kanë qenë pjesëmarrës të tri luftërave të dekatës së fundit, nuk kemi qenë dhe as nuk jemi aventurierë, porjemi bij e bija të këtij populli, që jemi betuar se deri në frymëmarrjen tonë të fundit të veprojmë e luftojmë se deri në frymëmarrjen tonë të fundit të veprojmë e luftojmë për ribashkimin e të gjitha trojeve dhe popullit që jeton në këto troje shqiptare përreth Republikës së Shqipërisë (nga të gjitha anët e saj) në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar me emrin Shqipëri. Pastaj të pasojnë integrimet, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike, gjithmonë duke e pyetur sovranin popull përmes formës më demokratike, referendumit popullor.

-Si u përgjigjeni akuzave se AKSH përbëhet nga ish luftëtare të mbetur pa punë që u "hanë duart" për profesionin e vjetër?

Mbi 80% e ish-luftëtarëve të lirisë, ish pjesëtarë të UÇK-së, sot janë të papunë dhe të lënë rrugëve të Kosovës. Mbi 20% të popullit në Kosovë jeton në varfëri të tejskajshme (Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mars 2006). Por kjo nuk don të thotë se është kryesorja. Mua më kanë pas lutur (në vitin 2004) që të punoja pedagog në Universitetin e Tiranës, meqenëse jam magjistër i shkencave juridiko-ekonomike, bile të merrja titullin e doktorit të shkencave, por nuk kam pranuar, sepse nuk kam kohë, pasi jam përkushtuar që profesionalisht të merrem me aktivitet politiko-kombëtar. Pra, edhe ata që janë të organizuar në rradhët e FBKSH që ka një Platformë Politike, një Statut, disa rregullore dhe një Program të Veprimit Taktik e Strategjik për Ribashkim Kombëtar Shqiptar. ata djelmosha e vasha të AKSH-së që janë vënë në mbrojtje të kufirit të Kosovës për të shmangur ndonjë Srebrenicë e re, nuk e duan as luftën dhe as vdekjen, përkundrazi, e urrejnë luftën, sepse e duan jetën dhe ia dinë vlerën më shumë se çdokush që nuk ka ideal. Dhe, ideali ynë është jeta në liri dhe kurrën e kurrën nën robëri, nën pushtimin kolonizimin e pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë.

-Sa luftëtarë ka AKSH-ja; ku shtrihet veprimi dhe mbulimi i tyre; si financohen ata zoti Adili?

Nuk janë në kompetencat e mia përgjigjet dhe as nuk guxoj të ju përgjigjem në këtë pyetje, sepse për opinionin kombëtar shqiptar unë jam zëdhënës politik i FBKSH-së, kurse për opinionin ndërkombëtar jam Shef i Departamentit të Diplomacisë së FBKSH-së. AKSH ka një Shef të Shtabit të Përgjithshëm, i cili për AKSH-në i raporton Kryetarit të FBKSH-së, zotit Bashkim Mitrovica. Kurse me financat merret Departamenti i Financave të FBKSH-së dhe në mënyrë më të veçantë e të specializuar, struktura tjetër e FBKSH-së, Fondi Kombëtar Shqiptar që gjithashtu ka një shef departamenti, i cili gjithashtu raporton para Kryesisë Qendrore të FBKSH-së.

-Ju i deklaruat trupat e TMK-së dhe KFOR-it "aleatë"; po nëse ato nuk pranojnë të quhen kështu nga ju?

As nuk na intereson sesi do të sillen ato. Ne kemi deklaruar: Le të shkojnë trupat e KFOR dhe të TMK-së ta mbrojnë kufirin e Kosovës me Serbinë dhe popullin e këtyre krahinave, trupat e AKSH-së do të tërhiqen nga aty, në të kundërtën jemi këtu dhe gjithmonë do të qendrojmë këtu, nile shumë shpejt do të shkojmë edhe në veri të Kosovës, nëse atje deri më 1 nëntor 2007 nuk do të shkojë KFOR dhe TMK.
Nëse nuk do ta pranojnë këtë ofertë tonën për aleancë, KFOR do të deshtojë me turp më misionin e tij, sepse ne e dimë që në një sulm të Serbisë mbi Kosovën ,me Serbinë nuk do të përballën ushtarët me rrogë (mercenarët) e KFOR-it, por do të përballen luftëtarët (vullnetarët) e AKSH-së, kurse ushtarët dhe komandantët e TMK-së do t'i bashkangjiten "Divizionit Adem Jashari" të AKSH-së.

-Ju punoni e luftoni për bashkimin e trojeve shqiptare në Shqipërinë e Bashkuar, e cila mandej do të integrohet në BE; si duhet, sipas jush, realizuar ky bashkim (në aspektin ekonomik, politik) në kushtet dhe raportet e sotme të forcave?

Është një absurditet dhe rast unikal në botë që Republika e Shqipërisë, nga të gjitha anët të kufizohet me trojet dhe popullin e vet. Kam bindjen që sikur të mos ishte deti Adriatik edhe Italia do të mbante yë pushtuara e të kolonizuara troje shqiptare.
Gjithashtu, absurditet është që ne shqiptarët të kemi akademi shkencash, një në Tiranë dhe një në Prishtinë, si me nxënësit tanë në Republikën e Shqipërisë të mësojnë me një abetare, kurse nxënësit tanë në Kosovë të mësojnë me tjetër, ata nën "Maqedoni", ata nën Mal të Zi dhe ata nën Serbi (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) me abetare të tjera. Ribashkimi (territorial) Kombëtar Shqiptar është i pashmangshëm dhe kam bindjen e patundur se 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, në Vlorën tonë heroike, do të kremtojnë të ribashkuar.

Por ne vazhdojmë të kërkojmë që urgjentisht të bashkohen dy Akademitë e Shkencave dhe Arteve (ajo e Tiranës dhe e Prishtinës) dhe të fillojnë me unifikimin e teksteve mësimore, me bashkimin shpirtëror dhe me bashkimin e kapitaleve. Pra FBKSH, një formacion mbarëkombëtar shqiptar, i cili në Kosovë po shëndrrohet në një front mbarëkombëtar shqiotar, i cili në Kosovë po shëndrrohet në një front mbarëpopullor, dhe të gjitha strukturat e tij ndët të cilat është edhe AKSH, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) dhe Fondi Kombëtar Shqiptar (FKSH) jemi opozitë e politikës zyrtare shqiptare të Tiranës, të Prishtinës, të Shkupit dhe të Podgoricës, e cila kërkon inkuadrimin copa-copa të shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
Ne themi dhe kërkojmë fillimisht integrimin ndërshqiptar në një komb-shtet të vetëm dhe pastaj le të pasojnë integrimet e tjera, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike.

-Cilat janë gjasat reale, në bazë të informacioneve tuaja, që ky bashkim të jetë i mundshëm (p.sh. disa zëra nga pala maqedonase janë shprehur më pare për shkëputjen e territoreve shqiptare e bashkimin me Shqipërinë, e pjesa maqedonase me Bullgarinë).

-Kosova nuk bëhet e pavarur. Para se të bëhet e pavarur, më lehtë dhe më shpejt ajo mund të ribashkohet me Shqipërinë. Që në shtator 2005, pas Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së të mbajtur në Prizren, përmes një intervistë në gazetën "Epoka e Re në Prishtinë ka deklaruar " Lufta është e pashmangshme, sepse nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës do t'ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën do ta fillojnë serbët, dhe nëse nuk do të ndodhë kjo, luftën do ta fillojnë shqiptarët, sepse jo vetëm popullin shqiptar, por as dëshmorët në varrë nuk mund ta durojnë ripushtimin dhe rikolonizimin e Kosovës nga Serbia.
Nëse shqiptarët në Prishtinë do ta shpallin njëanshmërisht pavarësinë, edhe serbët në veri të Mitrovicës do ta shpallin shkëputjen e veriut të Kosovës, dhe me këtë rast bie përtokë marrëveshja e Dejtonit, që përcaktohet se "Lejohet shpërbërja e kufijve të ish republikave të RSFJ-së por nuk lejohet prishja e kufijve të ish republikave të RSFJ-së.

Me këtë rast do të rihapet "Kutia e Pandorës", ndryshimi dhe rishikimi i kufijve në Ballkan, që si pasojë do të na sjellë deri te krijimi i komb-shteteve etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike , Kroacia Etnike dhe Serbia Etnike, dhe përfundimisht Ballkani "fuçi baroti" do të humbasë epitetin e tillë dhe do të bëhej një Ballkan që do të prodhonte paqe e stabilitet edhe për Evropën e Bashkuar. Kjo sepse në Ballkan do të krijoheshin komb-shtetet e balancuara dhe të drejtat e minoriteteve në këto komb-shtete do të rregulloheshin mbi parimin-bazë të reciprocitetit midis komb-shteteve të barabarta në Ballkan.

-Jetoni dhe punoni në Tiranë.Çfarë mbështetje keni në Republikën e Shqipërisë për misionin që keni marrë përsipër? Si e vlerësoni diplomacinë shqiptare në çështjen e Kosovës? A mund të ishte bërë më shumë, a duhej vepruar ndryshe?

Që nga 25 nëntori 2003, kur dola nga burgu 313 i Tiranës (ku qëndrova i arrestuar nga 1 korriku i vitit 2003) dhe më pas fitova (nga gjykata e Apelit të Tiranës) edhe pafajësinë për akuzën e "nxitjes së urrejtjes nacionale...", punoj dhe veproj në Tiranë, por që realisht nuk jam i kënaqur nga politika zyrtare e Tiranës. Këtë po e ilustroj me disa pikëpyetje:

Pse Parlamenti i Tiranës, krahas komisioneve të shumta, së paku të mos këtë një Komision për Çështjen Kombëtare, kur Serbia ka edhe një Ministri për Kosovën?

Pse në bisedimet e Vjenës për Kosovën me Serbinë nuk u fut Tirana, kur dihet se Serbia Kosovëm e quan "Zemër të Serbisë" vetëm për periudhën gati 100 vjeçare që ka pushtuar dhe përpara Kosova ka qenë vilajet me vete me kryeqendër Shkupin, si dhe kur dihet fakti se Kosova nuk ka qene shtet dhe me këtë rast nuk ka as kor diplomatik që do të mund të përballej me diplomacinë serbe?!

Pse Tirana zyrtare nuk organizon një Kuvend Kombëtar, ku do të krijohen Asambleja Kombëtare Shqiptare, një organizim mbarëkombëtar, para të cilit do të jepnin llogari të gjitha partitë dhe institucionet e Tiranës, të Prishtinës, të Preshevës, të Shkupit dhe të Podgoricës për çështjet madhore kombëtare shqiptare, që si kurrë më parë kërkojnë rrugëzgjidhje?!

-Cili është opinioni juaj sot për bashkëpunëtorin e dikurshëm Ali Ahmeti; për veprimtarin Albin Kurti, për kryediplomatin shqiptar?

Kam deklaruar (në vitin 2004) se ish bashkëluftëtari im Ali Ahmeti duhet të hyjë në librin e Ginisit, sepse nuk kam dëgjuar, as nga historia jonë kombëtare dhe as nga ajo ndërkombëtare, që dikush të ketë krijuar një ushtri çlirimtare dhe aq më tepër kombëtare, që kap pushkën kundër një ushtrie të një shteti, dhe nga ana tjetër njeh sovranitetin e atij shteti kundër të cilit rroku armët.

Për Albin Kurtin, të cilin për fatin tim të keq nuk kam patur rastin që ta takoj edhe fizikisht, ushqej respekt dhe konsiderata të larta. Është një atdhetar i dëshmuar gjatë luftës së Kosovës, sepse ishte sekretari i zëdhënësit të UÇK-së, Adem Demaçi, për çka edhe ka vuajtur 5 vite në burgjet e Serbisë, dhe sidomos si lider i Lëvizjes Vetëvendosja u ridëshmua edhe një here se është biri më i mirë e më i dëvotshëm i Kosovës kreshnike.
Kurse, ministrin e Jashtëm Lulzim Basha nuk e njoh. Por njoh veprat e tij, mbi të gjitha për pasqyrimin e drejtë të politikës ndërkombëtare, ish ministrin Besnik Mustafaj, të cilin e përgëzoj për punën dhe guximin qytetar që ka shfaqur për sa kohë ishte ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.
 

Al-Punk

Still here
Pavaresia e Kosoves - dhe e ardhmja e Shqiperise!

Ishte shume e bukur te degjoje neper te gjitha mediat e huaja, ish politikane ("de juro") te shpreheshin Pro Pavaresise se Kosoves. Do te thoshte qe do kalonte shume pak kohe qe dhe Politikanet e tjere ("De Fakto") do fillonin te shpreheshin per kete pavaresi.

Normalisht ne te tilla evenimente te forta gjeopolitike, ku ndryshim kufinjsh duhet te ndodhin, jehona del e para. Fillon dhe ngacmon te gjithe duke i parapergatitur per ndryshimin e rradhes.

Diku kjo jehone shkoi dhe ngacmoi dhe Nenen Rusi qe te gjithe e kujtonim te urtesuar ne problemet e brendshme. Mesa duket sedra preku sllavet qe humbja e territorit te Kosoves do ishte nje humbje e rende. Sllavet e Jugut diku ne vitet kaotike post komuniste u percane dhe humben Kroacine, Sllovenine, Maqedonine dhe ne menyre te pakuptueshme Bosnjen dhe Malin e Zi. Humbja e Kosoves ndaj nje populli te dobet si shqiptaret do ishte shume e papranueshme dhe do dobesonte shume fuqine e sllaveve ne Ballkan. Sllavet e dikurshme krenar te Jugut nuk do ishin me nje faktor ne kete zone.

E rendesisshme eshte qe gjate kohes qe ne Shqiptaret vetem mbajme shprese (sepse jemi te paafte dhe teper injorante qe te kryejme dicka reale per pavaresine e Kosoves), serbet jane shume aktiv dhe arriten te bindin Putinin qe patriotizmi nuk ka vdekur akoma si politike. Putini foli dhe Kosova nuk duhet te shpallet e pavarur.


Faktori Rus dhe politika nderkombetare
Eshte e vertete qe pas Murit te Berlinit dhe kapitullimit te Socializmit si teori, rendesia e Rusise precipitoi shume shpejt. Eshte e vertete edhe qe nga vitet 90 e ketej, Rusia ka kaluar nje periudhe te erret politike ne arenen kombetare, duke u nisur dhe nga probleme e brendshme si Cecenia etj. Megjithate nuk duhet te harrojme dicka! Ekonomikisht, Europa varet teresisht nga Rusia.
Ashtu si Lindja e Mesme ndikon cmimin e naftes, ashtu dhe nje shaka Ruse ndaj Gazit ne Europe mund te denoje Europen. Ne fund te fundit Europa e Bashkuar nuk eshte asgje tjeter vecse pjese e shteteve si Franca, dhe realisht, per asnje moment Shqiperia nuk ka qene interes per te.

Faktori American dhe Kosova
Diku Presidenti Bush u prononcua per Pavaresine e Kosoves. Diku nja 4 muaj me pare. Shqiptaret i bene dhe pritjen me te madhe qe Presidenti Amerikan hasi kudo qe shkoi. Personalisht mendoj qe ne nje bote ku interesi personal ekonomik i Amerikes ka shkaktuar shume pakenaqesi, figura e saj ka rene ndjeshem. Ne Shqiperi ndodh e kunderta. Shqiptaret brohorasin per Ameriken neper rruge, perqafojne nje president qe e urren e gjithe bota. Shqiptaret shpresojne qe Amerika mund te ndikoje ne vendosjen e Drejtesise te pakten dhe njehere. Ndoshta eshte shpresa jone e fundit.

Historia e Botes, Drejtesia dhe Historia percaktohen nga me i forti
2 Tetor 1848 u nenshkrua pakti i paqes mes Meksikes dhe USA. Konflikti per te cilin po nenshkruhej kjo paqe do mbyllte ate qe Amerikanet e quanin "Lufta e Meksikes" dhe ate qe meksikanet e quajne "Pushtimi nga SHBA". Meksika pas 2 vjetesh vrasje masive, dorezoi territoret e Kalifornise, New Mexikos dhe cfare eshte sot Nevada, Utah, Colorado, Wyoming dhe pjese nga Arizona. (Treaty of Guadalupe Hidalgo).
17 Prill 1895, (Treaty of Shimonoseki), Kina dorezoi tek Japonia Taivanin, Ishujt Pescadores, dhe pranoi qe Korea te merrte pavaresine. Traktati pasonte luften qe filloi me 1 Gusht 1894 teresisht te paparalajmeruar nga Japonia. (US President Teddy Roosevelt shkruante ne nje leter personale ndaj te birit: Isha i kenaqur me fitoren e Japonezeve).

Nuk mund te flas per Kolonizatoret Europian qe te cilet praktikisht zoteronin Azine, Afriken dhe Ameriken e Jugut. Permenda vetem dy kolonizatoret me te vegjel duke lene jashte shfarosjen e Indianeve ne USA.

Shembujt me siper jane per te treguar qe padrejtesite behen cdo dite ne kurriz te atij qe nuk ka fuqine per te vene drejtesine e tij ne vend. Ne si Shqiptare vazhdimisht i jemi perulur cdo kujt qe na ka trokitur ne porte dhe te gjithe na e kane vene kemben. Shprehja "Jemi i vetmi popull qe nuk jemi treguar agresore" eshte mallkimi yne.


Shqiperia dhe Kolonizimi kulturor nga Greket
Cdo vjeshte e perflasim. Cdo pranvere e harrojme! Behet fjale per jugun e Shqiperise qe duhet te pranojme qe tashme flet vetem greqisht. Nje kolonizim te tille kulturor nuk kam pare asnjehere ne histori. (Duhet te pranoj gjenialitetin sidoqofte!).
1. Emigrante te varfer qe normalisht jane te fundit qe preken nga kolonizimi kulturor, jane te paret qe u shenjestruan nga greket. Me mundesine qe po i largonin nga varferia, Greqia u dhuroi dhe nje identitet te lashte. U dhuroi Kulturen me te vjeter ne bote! U mundesoi te flisnin Greqisht dhe te torturoheshin neper kufinj qe ta vleresonin me shume perkatesine e re.
2. Fronti i dyte kulturore ishte nga brenda.
Edhe sot nuk e kuptoj se si ideologet e menjanimit te 40% te Shqiperise, ushqehehen ne Shqiperi. I tolerojme dhe i mbrojme pasi jane veshur me petkun diplomatik
(qenka me te vertetet e pamundur te prekesh nje engjell).
E pranoj qe per shume kend ndienja fetare vjen e para. Por nuk mund ta kuptoj pse duhet te krijoje perplasje me ndienjen kombetare. Secila prej tyre eshte nje ndienje fisnike. Kush perdor njeren per te arritur tek tjetra po ben genjeshtren me te madhe para Zotit dhe para njerezve!

3.Fronti Politik
Politikanet Shqiptare ne menyre te vazhdueshme "falen" ne Greqi. Per kete nuk kam nevoje as te flas e as te jap shembuj! Te gjithe jetojme ketu dhe e dime se cfare ndodh. Shembulli me i mire eshte ekonomia.

4.Forca ekonomike ne Shqiperi!
Disa nga Grupet me te forta tregtare jane te krijuar me ndihmesen e "Greqise". Bankat Shqiptare deri para pak kohesh zoteroheshin mbi 80% nga kompani greke. Me vjen te buzeqesh kur shoh ne kryeqytetin tone nje Banke qe me germa te medha fsheh National Bank of Greece.
E megjithate ndoshta kjo eshte rreziku me i vogel. Nuk e di cfare do te ndodhte nese ne nje dite te bukur keto Banka Greke do vendosnin te terhiqni te gjithe kapitalin nga Shqiperia. Nuk e di nese ne si shtet do falimentonimi apo jo...

E Ardhmja e Shqiperise
Varianti 1
Parashikimi eshte shume i thjeshte. Ndoshta pas 10 vjetesh, ne nje dite pranvere, nje prift ose nje pushtetar grek do te vritet ne Jug te Shqiperise. Brenda pak oresh do te kete nje prezence greke qe do te rrethoje Himaren, Gjirokastren, Saranden dhe disa pika te tjera.
Greqia do leshoje nje deklarate qe do mbroje qytetaret e saj. Shqiperia do te beje nje proteste te mediokre! Disa djem shqiptare do cohen te luftojne dhe si rendom, por do gjejne pushke pa shula. Pas ca muajsh tratativa, Shqiperia do i bashkohet si pjese autonome federale, nje nga shteteve me te fuqishme mike ne Ballkan.

Varianti 2
<u>Kosova eshte rrenja e Shqiperise</u>
Diplomatet Shqiptare, politikanet e te gjithe duhet te bertasin sot ne te gjithe boten! Ashtu si Armenet qe cdo cast ulerinin per shfarosjen turke, ashtu dhe ne duhet te flasim per padrejtesine qe i eshte bere dikur ne fillim te shekullit te kaluar shqiptareve dhe padrejtesine qe do behej po te mos merrte pavaresine dhe kesaj rradhe. Politikanet Shqiptare duhet per here te pare te ndergjegjesohen per trashegimine kulturore shqiptare qe duhet te jetoje ne histori perkrah kulturave te tjera qe kane ekzistuar. E vetmja mundesi per ne qe te mbijetojme ne te ardhmen eshte Pavaresia e Kosoves, forcimi ekonomik i Shqiptareve ne Ballkan.

Deus ex machina
Bota behet koshiente qe eshte e pavlere te luftohet per kufinj shteteror.
EU behet koshiente qe vete ideja e humbjes se kufinjve ne Europe, eshte kthyer ne goditje per shtetet e vogla ne Europe.
Humbja e kufinjve do sheshonte shume luftera te kota. Identiteti EU do nxirrte te pa sens identitetin territorial. Duket se EU do na denoje dhe per nje kohe te gjate ne popujt e vegjel.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pavaresia e Kosoves - dhe e ardhmja e Shqiperi

Mandi, varianti i pare nuk mendoj se do te ndodhte. Duket e lehte qe greqia te na aneksoje pa probleme por ne fakt nuk eshte ashtu. Ekziston nje teze sipas Huntingon qe lufta mes qyteterimeve eshte me e ashper ne "vijat ndarese" te tyre. Turqia na konsideron si pjese te qyteterimit islam prandaj do te nderhynte menjehere. Kjo do te sillte reaksione te tjera zinxhire dhe me ne fund Lufte Boterore (mos te harrojme se dy luftrat e para boterore nisen nga dhe per shkak te ballkanit).

Per temen, kam degjuar per nje teze qe shqiptaret ne ballkan nuk do gjejne rehati gjersa te marrin ate qe meritojne..por me lufte dhe duke derdhur shume gjak.
Shpresojme qe te mos jete kjo zgjidhja dhe se diplomacia e pjekur nderkombetare do punoje per drejtesi ne te mire te te gjithe njerzimit.
 

Al-Punk

Still here
Re: Pavaresia e Kosoves - dhe e ardhmja e Shqiperise!

Gabim! Turqia ka probleme te brendshme territoriale dhe per nja 10 vjet do jete pak faktor ne politiken nderkombetare per mendimin tim.

Varianti me i mundshem eshte Deus Ex Machina, qe ne do behemi koshiente per parendesine e kufinjve. Edhe propozimi per shtyrjen e vendimit per Pavaresine e Kosoves qe u permend heren e fundit (ku vendimi shtyhej per 15 vjet) ka te beje tamam me nocionin e Europes dhe humbjen e rendesise se kufinjve pas kesaj periudhe!
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pavaresia e Kosoves - dhe e ardhmja e Shqiperise!

Eshte e vertete se turqia ka probleme te brendshme territoriale dhe nuk po ecen mire me reformat per t'u antaresuar ne BE. Por kjo e demton ate vetem ne politiken e jashtme, kurse une po flas per nje shtet ushtarak ne nivelet e anglise apo gjermanise, aleat besnik te Nato-s dhe jo si greqia qe thjesht e kan antarsu sa per ta mbajt urte (jo vetem ne Nato). Kjo supremaci ushtarake do ta bente turqine shume aktive ne raste luftrash per te ruajtur ekuilibrat rajonale.

Por le t'i kthehemi temes. Ngrirja per 15 vjet e statusit te Kosoves eshte shume e demshme. Kosova ka patjeter nevoje per nje status te qendrueshem ne menyre qe te thithe investimet e huaja qe nga ana e tyre kerkojne siguri dhe qendrueshmeri politike dhe ekonomike. Nqs kto aspekte thelbesore nuk realizohen Kosova do te kete shume probleme ekonomike, sociale qe as Bexhet Pacolli nuk do ja zgjidhe dot.
Edhe koncepti i humbjes se kufinjve ne Europe duhet te kuptohet mire. Europa duhet te jete e integruar ne diversitet. Kjo s'do te thote qe me i fuqishmi me indiferentizmin e vet (serbia) thjesht ta njohe dhe ta toleroje me te dobtin (kosoven), kjo nuk mjafton. Integrimi i vertete, toleranca e qendrueshme, dialogu konstruktiv fillon ne te vertete atehere kur maxhoranca jo vetem e toleron minorancen por edhe interesohet per kulturen e saj, mundohet ta shikoje ate me relativizem kulturor dhe jo me syzet e errta te etnocentrizmit.
Kjo gje nuk ndodhi kur Kosova ishte nen serbine. Tani serbia kerkon nje shans te dyte duke ja lene fajin politikes se meparshme jugosllave. Ne cfare do te bejme, do ja japim kte shans te dyte asaj, kemi vertet besim qe gjerat do te jene ndryshe nga me pare? Une s'e besoj qe do te kete nje permirsim (perkundrazi) sepse ka shume plage sociale qe duan shume breza te mbyllen. Edhe oferta e pales kosovare per "fqinjesi te mire" eshte thjesht diplomaci per te treguar vullnetin e mire te kompromisit. Provoni te pyesni kosovaret se sa realisht do te respektojne minoritetet ne nje Kosove te pavarur, une i kam pyetur, ka shume plage te hapura.. Prandaj dhe Ahtisari ka shpallur se nuk mund te kete kthim prapa..
Por edhe bashkimi me nje shtet tjeter (Shqiperine) ose pjese shteti (maqedonine perendimore) eshte perjashtuar nga nderkombetaret. Keshtu qe, per t'ju pergjigjur temes, mendoj se eshte i veshtire bashkimi por edhe problem nuk eshte. Ne qe tani po punojme qe kufiri me Kosoven te jete dicka formale.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves - dhe e ardhmja e Shqiperise!

Deus Ex Machina nuk eshte te pranosh kufjite virtuale por sikur ShBA te detyroj Rusine dhe mbare boten per pavaresi.
Mandi pa Turqine nuk behet fjale qe ne te ekzistonim sot te rrethuar me armiq, sa per Hantigton ai ishte nje njohes i situates ne ballkan por me siguri gabon kur flet islamin shqiptar dhe turk te dy popujt si edhe shteti jane laik dhe Huntigton ishte shume pa lidhje ne aspektin fetar pasi bota nuk ndahet me fete kete e deshmon me se miri Shqiperia ndaj edhe nuk duhet ti referoheni atij ndersa ne aspektin politik ishte i sakte pasi ne vitet 90 kur u zhveshen shtetet nga ideologjite nisen te mendojne se kush jane ata dhe kush jane miqet sipas ngjashmrive racore,kulturore mbase edhe fetare dhe per ne shqiptaret eshte e QARTE se kush eshte si ne dhe kush na mbron por edhe ata kane deshtua sepse ndikimi i tyre duhet te ishte me i forte.
Greqia pas 90 ka treguar aftesi te jashtezakonshme sic tha edhe mandi ajo kishte nje strategji pothuajse perfekte per te realizuar planet e saja shoviniste per nje megaloide te dyte dhe akoma me te madhe por duke qene ne shek.20 ajo perdori mjete dhe rruge paqesore per pushtimin e ballkanit dhe 15 vjet me vone ja doli ajo rrezoi cdo rregull te lidhjeve ekonomike me nje vend per shkak te ngjashmerise dhe tashme eshte shteti me sovran ne ballkan duke mos njohur kufije politik pasi kontrollon ekonomikishte ballkanin ajo ka edhe forcen politike mbi ato vende si ketu tek ne qe nuk kemi as investime per rindertim as edhe kontroll te ekonomise nga ndonje shtet mik dhe te sigurte dhe kjo nuk e di pse ndodh.
Variantet e mandit edhe jane te mundshem te ndodhin pa me te voglin probleme pasi aleancat e fshehta greket i kane bere sa i mbane mend historia lere qe ne nuk e dime nese miqte tane do na mbrojne pasi nuk kemi marredhenie te ngushta me ta vetem nje teze nga huntigton qe thote se do mbrohemi nga muslimanet hajde dhe nga gjermania-austria por keto nuk jane te sigurta sot, ne 1997 mbrojtja erdhi nga Turqia e cila nuk lejoj greket te futeshin ne tirane.Sikur greket te kerkonin mbrojtjen e shtetasve te tyre do kishim nje reaksion zinxhir nga shume vende pasi edhe turqia me Gjermanin do duan te mbrojne bizneset e tyre dhe do nisin pretendimet turke per minoritetet ne veri te greqis(THRAKE) dhe si pasoje greket nuk do te nisin asnjehere sulm ushtarake por sulm ekonomike dhe ndikim kulturor tek njerezit te cilet jane pa arsim dhe me nivel te ulet kulturor,me te ardhura te ulta sic kane zene me shumece ne grack pasi vorio-epirotet nga burreli jane me shumic, ndersa ne Kosove eshte e sigurt lufta dhe destabiliteti qe do te krijojne serbet dhe agjentet e tyre kudo ne Ballkan.
Ju po flisni per kufije virtual, pse ju mendoni se shqiperia ka mundesi te mbaj nje ide te tille duke ndertuar shkolla dhe duke dhene ndihma te tjera per te mos larguar shqiptaret nga ato zona???ne nuk ndertojme dot nje shkolle ne greqi jo me te...
ky eshte iluzion shqiperia e sotme nuk i ka mundesit te mbaj as shqiptaret brenda vendit dhe jo te kujdeset dhe per ta
 
Top