AKEP mundeson ndryshimin e ofruesit te telefonise pa ndryshuar numrin

Al-Punk

Still here
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar me kohë, AKEP mundi të realizonte një ndër objektivat kryesorë për vitin 2011: t’u japë mundësi pajtimtarëve të ndryshojnë operatorin celular, duke ruajtur numrin. Shërbimi i ri, që sipas AKEP-it nuk duhet të kushtojë më shumë se 600 lekë (për ndërrim shërbimi) nis prej ditës së sotme, ndërsa dje, drejtuesit e Entit Rregullator, në prani të Kryeministrit, kanë përuruar bazën qendrore të të dhënave të centralizuara për portabilitetin e numrit.
Për herë të parë në Shqipëri, pas dy vjet diskutimesh dhe katër muaj implementim projekti, nga dy shoqëri private (njëra shqiptare) bëhet efektiv shërbimi i portabilitetit të numrit.
Kreu i AKEP-it, Piro Xhixho, shprehu i bindur se portabiliteti i numrit do të sjellë rritje të konkurrencës mes kompanive celulare. Sipas tij, nga ky zhvillim i ri, më të përfituarit do të jenë pajtimtarët e telefonisë mobile, pasi do të përfitojnë oferta të mira ekonomike dhe me kosto të ulët.
Portabiliteti i numrit u jep mundësi përdoruesve celularë që ta zgjedhin vetë shërbimin më ekonomik që duan, pa qenë nevoja të ndërrojnë numër.
"Që nga ky moment telekomunikacioni në Shqipëri, fillimisht në fushën celulare dhe më pas në të gjithë spektrin e tij, do të njohë dimensione të cilat ne që jemi këtu i kemi të vështira t’i parashikojmë”, u shpreh Kryeministri Berisha, i cili nuk harroi t’u tërhiqte vëmendjen kompanive celulare për tarifat që aplikojnë. “Nuk jam kundër tarifave të larta, por rregullimi i tyre duhet të vijë sipas vendimeve që merr AKEP”, tha Kryeministri.
Aktualisht në tregun tonë operojnë 4 operatorëve celularë, ku i fundit u fut në nëntorin e kaluar. Me shërbimin e ri “portabël”, konkurrenca mes kompanive për të ruajtur sa më shumë pozicionin në treg pritet të bëhet akoma dhe më e fortë, duke ofruar paketa sa më ekonomike dhe cilësore për pajtimtarët.
Portabiliteti i numrit është e drejtë e pajtimtarit në marrëdhëniet e tij kontraktore me operatorin dhënës dhe atë marrës. Pajtimtari ka të drejtën të mbajë numrin kur ndryshon operatorët. Një pajtimtar mund të bartë numrin duke nënshkruar kontratë me operatorin marrës dhe duke shprehur dëshirën të anulojë kontratën me operatorin dhënës dhe të bartë numrin.
 
A

aluona

Guest
ua po shyqyr mo!
po pse duet te kete ndermjetes ketu?! kur bota te paguan te shkosh te operatori i tyre...
te pakten te ky 6mi lekshi te pershijne edhe analizen e cmimit (dmth nese kompanite deklarojne cmimet qe aplikojne, nese i aplikojne vertet ato, dhe pajtimtaret se bashku me planet e tyre tarifore) dmth a me leverdis te ndrroj operator apo thejsht paln tarifor aty ku jam, apo jo?
 

Al-Punk

Still here
ai 6 mije lekeshi eshte thjesht per sherbimin qe po te ofron AKEP. Normalisht ne bote kete sherbim ia faturojne kompanise pritese, por ketu AKEP ia merr direkt konsumatorit. Dihet qe per konsumatorin nuk do t'ia dije njeri shume ne Shqiperi
 
Top