Agron Dragaj: Një fotograf shqiptar në Sri Lanka

Albforumi

Primus registratum
Agron Dragaj: Një fotograf shqiptar në Sri Lanka

Agroni-199x300.jpg
Ka zgjedhur të jetojë në një vend ku telashet sreshtin kurrë. Çdo dy-tre vjet ai vend përfshihet nga ndonjë valë e nxehtë lufte. Jo më larg se 3 vjet më parë atje kishte vërshuar tsunami, që mori jetët e 40 mijë njerëzve. Ishte dëshmitar gjithë asaj katastrofe. Ishte vetë diku aty, ndërsa shihte çmendurinë e ujrave tek përpinte gjithçka…

I vendosur në një lartësi më të madhe mbidetare, fotografi shqiptar i lindur në Kosovë, kuptoi se të jesh dëshmitar do të thotë njëkohëshit të jesh edhe i përzgjedhur për këtë. Agron Dragaj duket se ishte me fat meqë shpëtoi. Fotografit, i cili aktualisht jeton në Jaffna të Sri Lankas, organizata humanitare UNHCR, në vitin 2002, i ofroi një punë me bazë në Jaffna, qytet ky i izoluar për 18 vjet rresht. Në vitin 2002 është nënshkruar marrëveshja e armëpushimit, kështu që jeta filloi të kthehej atje dhe njerëzit filluan të ktheheshin nga India. Asokohe kemi pasur shumë punë, e kujton atë periudhë Agroni, ndërsa sjell ndërmend zhytjen në pasionin e fotografisë. Fillimisht një hobi, i cili më pas evoluoi dhe iu kthye në profesion.

Kur i bëja fotografitë, ka pasur raste që ua tregoja shokëve atë çfarë kisha realizuar. Shokët pastaj filluan tmë kurajonin dhe tmë pyesnin se përse nuk po i publikoja ato, përse spo i dërgoja nëpër gazeta, shpjegon ai, ndërsa tregon se fotografitë e para që ka shkrepur ishin ato të të zhvendosurve, derisa po i përcillte hap pas hapi. Gjatë asaj kohe fillojnë edhe kontaktet e para të tij me gazetarë dhe fotografë, të cilët konsideronin se ishte mëkat të fshihej puna e tij. Kështu filluan lidhjet me gazetarë dhe kryeredaktorë gazetash, jo vetëm në Sri Lanka, por edhe jashtë saj, tregon Dragaj. Sri Lankan thotë se e ka parë me dy sy. Syri i majtë kishte parë luftën, zhvendosjen, vuajtjet e popullit… e syri tjetër, bukurinë e Sri Lankas, peizazhet e së cilës janë të rrallë, por gjithmonë nën hijen e luftës. Në vitin 2003, Agronit i publikohen fotografitë në revistën Silver Cris, pjesë e Singapor Holding Press. E pastaj punoi edhe me dhjetë kolegë të tjerë fotografë, të stacionuar nëpër botë. Njëri tjetrit i jepnim punë. E pastaj, puna ime u publikua edhe në The Guardian, por edhe në Remote Lens, që është një revistë udhëtimesh.

Në Silver Cris kam pasur më shumë se 7 publikime, mbi 10 faqe histori, por edhe 2 kopertina, shpjegon Agroni. Në vitin 2006, Dragaj formon agjencinë e fotografisë me bazë në Spanjë, The Wide Angle, brenda së cilës operojnë rreth 50 fotografë profesionistë nga e gjithë bota. Tsunami Vala e përbindëshme e ujit nuk e kishte mbërritur atë, por kamera e tij e kishte fokusuar dëmin që kishte shkaktuar tsunami. Dëmet e shkaktuara gjatë kësaj tragjedie, e cila vetëm në Sri Lanka mori jetët e 40 mijë njerëzve, janë dokumentuar nga Agroni. Të them të drejtën, është një tmerr që mbeti i dokumentuar, jo që edhe kam dashur unë, por në mënyrë simbolike e kam përcjellë atë. Historitë janë rrëqethëse. E kam ndjekur non-stop një familje, por kohëve të fundit i humba kontaktet me të, thotë ai. Jeta në Sri Lanka Jetën në Sri Lanka e quan të vështirë, me shumë konflikte, izolim të madh dhe stres që akumulohet shpejt. Shprehet se stresi vjen pa ndonjë vetëdije, ndonëse ka kurim për këtë.

Agroni tashmë ka kompletuar një album muzikor në shqip, të prodhuar në studion e tij private në Jaffna. Në fillim e kisha vështirë. Azia është një vend krejtësisht tjetër nga kontinenti ynë. Vështirë ishte që të adaptohesha, sidomos me ushqim. Ushqimin e kanë të pikant dhe uniform. Por të gjithë ne adaptohemi, apo jo, sidomos shqiptarët, tregon duke buzëqeshur, e duke vijuar se aventura e tij tashmë po zhvendoset në një shtet tjetër. Stacioni i radhës është Bangkoku, një pikë strategjike për të, ngase të gjitha shtetet e tjera aziatike i ka afër.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.fotografiashqiptare.com/?p=41. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.fotografiashqiptare.com/?p=41

Top