"agjitacion dhe propogande"
Prokuroria dhe policia kërkojnë ta mbajnë në izolim ish-policin që hodhi parulla në mitingun e PD-së
Kopsitet dosja, burg pse shau Berishën
Vëllai i të ndaluarit: Kur qëlluan Nanon me vezë, nuk pati arrestime
Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka vendosur ta mbajë në qeli ish-policin e komisariatit të Librazhdit, Sokol Hoxha, i cili dy ditë më parë u shoqërua në polici, pas hedhjes së disa parullave kundër Kryeministrit, në një miting të Partisë Demokratike. Organet e policisë dhe ato të prokurorisë kanë kopsitur "dosjen" e ish-policit Sokol Hoxha, sikundër dhe kanë përcaktuar akuzën "Pengim të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese", parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Sokol Hoxha ka qenë efektiv policie me detyrë "trupë gatishmërie" dhe me gradë "Agjent i Parë", para se të lirohej nga detyra, për shkak të ristrukturimit të policisë së komisariatit të Librazhdit dhe ai gëzon statusin e punonjësit të policisë edhe pas lirimit, ngaqë trajtohet financiarisht nga buxheti i shtetit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Hoxha, në gjendje të dehur, ka kryer veprime për prishjen e mitingut të Partisë Demokratike, në të cilin merrnin pjesë ministrat Lulzim Basha dhe Ritvan Bode. Ndërkohë mësohet se, ish-polici Hoxha, pa mbaruara takimi i PD-së në Librazhd, është dërguar në komisariatin e policisë së këtij rrethi dhe më pas në atë të Elbasanit. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se Hoxha është dhunuar fizikisht në orët e vona të natës së të hënës, brenda mjediseve të komisariatit të policisë së Elbasanit, por nga drejtuesit e këtij komisariati nuk pranohet një veprim i tillë. Familjarët e ish-policit kanë qëndruar përgjatë gjithë ditës së djeshme para dyerve të policisë së Elbasanit, me shpresën e lirimit. "Është ndaluar vetëm për bindjet e tij politike dhe jo se ka prishur mitingun, siç thuhet nga ana e policisë së Elbasanit", thotë vëllai i tij, Festimi, i cili u shoqërua dhe u lirua të hënën nga policia e Librazhdit. Festimi thotë se i vëllai "as shau dhe as fyeu kënd, por thirri ‘Berisha mbaj premtimet!‘ dhe ‘Poshtë Berisha‘, që nuk mund konsiderohen fyerje publike, por shenja të pakënaqësisë së një qytetari të lirë, që shprehet në një fushatë zgjedhore". "Në Elbasan, dy vjet më parë, është gjuajtur me vezë ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano dhe autori i këtij veprimi vetëm sa u shoqërua dhjetë minuta në polici e askush nuk e quajti vepër fyese këtë. Por arrestimi i vëllait tim, që ka sakrifikuar 15 vjet për Policinë e Shtetit është sa i turpshëm aq edhe fyes, ndaj dhe ne do ta kërkojmë këtë të drejtë me çdo kusht", tha më tej vëllai i ish-policit të ndaluar. Ndërkohë, mësohet se po mbrëmë në mesnatë, policia e Librazhdit ka ndaluar në banesën e tij biznesmenin Petrit Mema, aktivist i Partisë Socialiste. Mema është ndaluar sepse nuk ka paguar dy gjoba të vëna nga përgjegjësi i zyrës së Tatim-Taksave të rrethit të Librazhdit, Adem Rrenga, por familjarët e tij thonë se arsyeja e vërtetë janë bindjet e tij politike. Policia nuk na nxjerr asnjë njoftim zyrtar për këtë ndalim.
www.gazeta-shqip.com