Adobe reader, gjigandi qe fle

Albforumi

Primus registratum
Adobe reader, gjigandi qe fle

AdobeReader.jpg

Adobe

Ka një arsye se pse nuk quhet “Adobe PDF reader” por “Acrobat reader” apo “Adobe reader”, është një sistem kompleks. Leximi i PDF-ve është një nga funksionet e shumtë të tij.

Eshtë një “mail server i plotë“, sistem menaxhimi i dokumentave, një klient DRM, sistem monitorimi/gjurmimi të dokumentave, të jep statistika për dokumentat e tua (imagjinoni të filloni një sondazh dhe të monitoroni/gjurmoni të dhënat e mbeldhura), kapacitet për të parë video dhe dëgjuar file audio (po, mund të bëhet embed audio dhe video në pdf) ka gjithashtu edhe kapacitetin e përdorimit të formateve të tjerë të ndryshëm (psh shfaqja e të dhënave CAD në programin e tij 3Dviewer).

Në total “Acrobat SDK” është pak a shumë 500 MB dhe manuali i tij është disa mijëra faqe i gjatë.

Shfaqja e PDF-ve është një nga 100 funksionet e mundshme që disponon. Për ne konsumatorët është një “kurth”… por ajo që fshihet pas saj është çfarë Adobe i shet korporatave!

Praktikisht ata u thonë korporatave:
-”Dëshironi një sistem të plotë (full) monitorues të materialeve/dokumentave? -Ne e kemi! Për më tepër të gjithë konsumatorët/klientët tuaj e kanë të instaluar në formën e “Acrobat Reader” në kompjuterat e tyre.

Eshtë si një “Trojan” që fle në çdo kompjuter.

Në këtë link mund të shikoni dhe bëni krahasimet e funksioneve të familjes “Acrobat”.

Këtu vjen lajmi i vërtetë: Të gjitha funksionet janë të suportuara nga Acrobat Reader… por ne nuk mund ti përdorim. Ato janë aty (në mënyrë/për arsyen) që ne të mund të vëmë në dispozicion të dhënat tona për ata që kanë paguar për versionin “Pro Extended” (Korporatat?).

Me pak fjalë versioni/paketa “Pro Extended” mund të përdorë të gjitha funksionet e përmendura mësipër dhe të gjithë përdoruesit e Acrobat reader do kenë mundësi të suportojnë funksionalitetet e shpjeguara më lart. Duan apo sduan ata!

Këtu vjen dhe fakti alarmues: Duke qënë se ne normalisht nuk na duhen të gjitha ato funksione (ne thjesht e përdorim për të lexuar pdf). Futet në përdorim funksioni “sistemi monitorues i dokumentave” (kjo është fjala magjike për çdo reklamues): Klientët e korporatave në këtë mënyrë mund të monitorojnë se sa e suksesshme ka qënë letra e tyre, reklamimi dhe sondazhet e ndryshme që kanë bërë.

Po.. mund të monitorojnë se sa efiçent ka qënë “spami” i tyre, dhe të gjithë ne që në këto vite jemi ankuar për faktin që “Dua thjesht të lexoj PDF-të pse është kaq i madh file i instalimit!” asnjëherë nuk kemi marrë mundimin të lexojmë se çfarë përfshihet në instalim!

Këshilla? Nëse thjesht dëshironi të lexoni filet PDF (dhe sigurisht që 99% e përdoruesve të Acrobat Reader për këtë arsye e përdorin) hiqeni atë dhe instaloni Foxit ose Sumatra.

imazhi: pcsiteuk

imagebutton.gif

Adobe reader, gjigandi qe fle shkruar tek: eklipsi.com

dtsv.dtse_post_3117_permalink = 'http://www.eklipsi.com/adobe-reader-gjigandi-qe-fle/';
dtsv.dtse_post_3117_title = 'Adobe reader, gjigandi qe fle';

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eklipsi.com/?p=3117

Top