Adhuruesi i fishekzjarrëve

Albforumi

Primus registratum
Adhuruesi i fishekzjarrëve

fytyratjeterenates.jpg

ADHURUESI I FISHEKZJARRËVE

Ai ngrihet prej gjumit të drekës si zakonisht, në orën katër pa një çerek. Si zakonisht, e ëma i ka përgatitur diçka për të futur në gojë; një copë ëmbëlsirë, një portokall, dy mandarina dhe pastaj kafeja, që do të pinë të dy. Ai lan sytë dhe, pasi puth një herë në faqe të ëmën, ulet të hajë ngadalë, duke dëgjuar lajmet e pasdites. Atmosfera festive tashmë është shuar pothuajse kudo, në të gjithë vendin. Njerëzit i janë rikthyer zakoneve të përditshme dhe jeta ka rimarrë ritmin e saj të zakonshëm. Sot, ashtu si në të gjithë qytetet e vendit, rifilluan shkollat. Nxënësit iu rikthyen studimeve dhe mësuesit, planeve të tyre, ndërkohë që…

Ai mbaron së ngrëni dhe ngrihet. Si zakonisht, e ëma e lut që ti lërë gjërat aty, se i rregullon ajo, por ai ka qejf ta ndihmojë. E ëma e puth në ballë dhe ai e përqafon fort.

E do shumë, ai.

I vjen në mëndje imazhi i babait, të cilin nuk arriti ta njohë kurrë dhe mendon se e do me të vërtetë shumë.

I vjen në mëndje Dorela dhe dashuria për mamanë dyfishohet.

Ai shkon në dhomë për tu bërë gati për xhiron e zakonshme, ndërkohë që e ëma vë në zjarr kafenë. Atij i pëlqen më shumë kafeja ekspres, por i pëlqen të rrijë me mamanë e të pijë një cigare me të. Është i vetmi njeri për të cilin jeton.

Ose jo, prit: është edhe Olsi.

Uh, Olsi! Tani i duhet të dalë. I duhet ta takojë. I duhet ti flasë paksa, për çfarë ka ndodhur këtë vitin e fundit. Se si po i shkojnë gjërat. Olsi është vetëm një fëmijë dhe ka nevojë për mbështetje; ka nevojë që dikush ti qëndrojë pranë e ta mësojë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, se çfarë duhet të bëjë e çfarë nuk duhet. Sepse prindërit e tij e lënë shumë pas dore. Tani i takon atij që ti flasë në lidhje me disa gjëra. Gjëra të vogla, ndoshta, por shumë të rëndësishme.

Jashtë, nata porsa ka filluar të mbulojë qytetin me mantelin e saj të errët. Ai nuk duhet të vonohet. Sa herë që ai del jashtë, e ëma e tij është në merak të madh. Është kohë e keqe. Ajo nuk do që të ndodhë çfarë ndodhi tri vjet më parë. Këtë herë, zemra e saj e lodhur, nuk do ta përballonte dot më.

Ai e qetëson. Do të dalë vetëm sa të takojë një mikun e tij të vogël dhe do të kthehet. Kaq! Dhe do dalë shpejt, që të kthehet shpejt. As atij nuk i pëlqen të rrijë shumë jashtë në këto kohë.

Megjithatë, jashtë, nuk është edhe aq ftohtë, po të mendosh se jemi në Janar, por zinxhirin e xhuboksit ama, e mbyll gjer në grykë. Del në rrugë dhe ecën ngadalë. Mban duart në xhepat e xhuboksit dhe, me sytë e vegjël, shikon ato që kanë mbetur prej zbukurimeve të Vitit të Ri, nëpër vitrinat e dyqaneve, apo lokaleve të shumtë. Njerëz të shumtë venë e vijnë nga të gjitha anët. Ja, një tufë të rinjsh, duke qeshur me njëri tjetrin, hyjnë në një lokal. Diku më tutje, dy vajza kanë ndaluar përpara vitrinës së një dyqani dhe sodisin me sy ëndërrues një fustan nusërie. Sa do u pëlqente që një ditë të vishnin një të atillë!

Ai i shikon dhe u buzëqesh. Njëra prej tyre ia kthen dhe çuditërisht skuqet lehtë në fytyrë, sikur ta ndjejë që ai i ka hedhur një vështrim ëndrrës që ajo mban në sirtarin me çelës. Ai vazhdon rrugën përpara, i qetë, brenda xhuboksit të tij, kurse vajza që u skuq, diç i pëshpërit shoqes dhe ato të dyja largohen në drejtimin e kundërt.

Ai sheh orën. Është pesë e gjysmë. Me siguri Olsi duhet të ketë dalë tani. Mund të jetë pranë ndonjë lokali tashmë, ose edhe brenda tij, me kutinë e zakonshme të kartonit në duar, duke u munduar të shesë ndonjë paketë cigareje, apo një kartë AMC-je ose VODAFONI-i.

E në xhep, ndonjë kapsolle, apo ndonjë lloj tjetër fishekzjarri.

Fishekzjarrë.

Ai ndalet dhe hedh sytë përreth. Në të djathtë të tij, dy sy të mëdhenj e vështrojnë pas një tezgë me lloje të ndryshme fruta – perimesh dhe një sërë asortimentesh të tjera. Pas shitëses, ndodhen me qindra artikuj të tjerë që nuk kanë të bëjnë as me frutat e as me perimet. Ai vë buzën në gaz.

«Hë djalosh, dëshiron ndonjë gjë?» Gruaja pas tezgës i kthen buzëqeshjen.

Ai tund kokën, duke vazhduar të buzëqeshë. Nxjerr dorën e djathtë jashtë dhe zbërthen zinxhirin e xhuboksit gjer në gjysmë. Pastaj fut dorën tek xhepi i brendshëm i tij dhe nxjerr portofolin.

«A më jep një fishekzjarr? Ndonjë nga ata të mirët.»

«Që të bëjë sa më shumë zhurmë, thuaj», ia kthen shitësja.

Ai buzëqesh. Nuk i merr aspak ters ato fjalë që, gjithsesi, janë të vërteta.

Gruaja me syze i tregon fishekzjarrë të llojeve të ndryshme. Ai zgjedh nga ato që mund të mbahen lehtë me vete. Si dhe një tub me tetë fishekë. Paguan lekët dhe bën të ikë. Por sapo bën disa hapa, ndalet sërish. Po, ka harruar diçka.

«Hë», i thotë shitësja, duke buzëqeshur. «Harrove ndonjë gjë?»

Ai ul kokën si i zënë në faj. «Edhe një kapsolle», thotë, duke fërkuar veshin e majtë.

«Për juve, skanë mbaruar festat akoma, eh?», i thotë ajo, duke i zgjatur disa të tilla. «Apo nuk i do për vete?»

Ai merr dy kapsolle me numër dhe mendja i shkon sërish tek Dorela. Dorela i tij. Sa shumë e kishte dashur! Sa shumë që e donte akoma! Por ajo kishte ikur, kishte ikur përgjithmonë dhe e kishte lënë të vetëm.

«Sepse të them të drejtën», vazhdon gruaja, ndërsa zgjatet të marrë pesëdhjetë lekëshin, «pa ofendim, nuk më duket se ke moshën për të luajtur me të tilla gjëra.»

Ka të drejtë, ai e di. Në një farë mënyre, ka hequr dore prej fishekzjarrëve dy vjet më parë.

«Ke të drejtë, nuk i dua për vete», vë buzën në gaz. «Të paktën jo të gjitha.»

«Ki kujdes të keqen nëna», i thotë shitësja. «Se mos vret ndonjë njeri me to. Janë shumë të këqija.»

Ai ndalon një çast dhe e shikon shitësen në sy. Shumë me vend kjo këshillë! Ai pyet veten nëse Olsi ka blerë ndonjëherë fishekzjarrë tek kjo shitëse dhe nëse e ka dëgjuar ose jo këtë këshillë të saj.

Sa keq që nuk e ka bërë!

Përshëndet shitësen e mirë, e falënderon për këshillën, mbërthen xhuboksin sërish dhe vazhdon rrugën i qetë. Tani është bërë pak më freskët se qëparë, por përsëri mirë, kur mendon se jemi në Janar.

Njerëzit i janë kthyer të përditshmes, por edhe të përmbrëmjes. Qysh tani, përpara diskove dhe PUB-ëve, që shkon poshtë pallateve të lartë, adoleshente e të rinj, mbajnë radhë për të hyrë brenda. Edhe atij do ti kishte pëlqyer të shkonte në një disko sonte. Ose në ndonjë PUB të mirë. Ka kohë që nuk vete. Tri vite tashmë! Qysh kur Dorela e la të vetëm.

Ah, Dorela! Ai e di shumë mirë që nuk ka qenë Dorela, ajo që la të vetëm. Oh jo. Problemi i vetëm ishte se ai dhe Zoti kishin mendime të ndryshme, në lidhje me atë gjë. Duke e lënë vetëm me nënën e tij.

Dhe Olsin.

Ai kalon rrugën e mbytur prej makinave dhe del në trotuarin tjetër. Për të dalë tek rruga 5 Janari, rruga me lokalet më të mira të qytetit, i duhet të kalojë nga shëtitorja, që më pas të kthejë tek Bashkia. Por është edhe një rrugë më e shkurtër, midis dy pallateve dhe ai e njeh shumë mirë atë rrugë. Aty ka takuar për herë të parë Olsin e tij. Kalon dyqanin e kancelarisë, kthehet në të majtë dhe hyn në një rrugë të ngushtë. Është një rrugë e vogël, e cila shtrihet midis dy lagjeve të reja. Pastaj kthehet në të djathtë dhe hyn në rrugicën midis dy pallateve. Vetëm pesëdhjetë metra për të dalë tek një lokal i zakonshëm.

Dhe ja, fati i qesh përsëri. Vetëm disa hapa më përpara është Olsi. Ashtu siç e kishte menduar ai. Me kutinë e kartonit të tij në njërën dorë dhe me një cigare të ndezur në tjetrën. Është i vetëm dhe nxiton të arrijë sa më parë tek blloku tjetër i lokaleve në anën tjetër.

Ai e thërret nga pas në emër.

Olsi ndalon dhe kthen kokën. Thith cigaren e tij, ndërsa mundohet të dallojë fytyrën e atij që thirri.

Ai e thërret të ndalojë e ta
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2375. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2375

Top