Adelina Ismajli rikthehet me një klip, ku aktron tetë role
Me një këngë popullore të vjetër të interpretuar mrekullisht dhe të përpunuar në trendin më të ri në muzikën botërore, zhanrin tribal, me një vallëzim të përkryer ku asnjëherë nuk ka lëvizje të tepërta por as të mangëta, me dukje fantastike dhe aktrim profesional ku këngëtarja luan 8 personazhe të ndryshme, ky klip sigurisht që do të jetë surpriza e kësaj vjeshte.

Adelina Ismaili tashmë ka mbaruar xhirimet për klipin dhe pritet momenti kur do të publikohet nëpër televizione. Pas një përmbyllje të suksesshme të koncertit para një muaji në disko Rinora 4, ku mbi 3.000 persona në publik u argëtuan nën tingujt e muzikës së saj, këtë radhë këngëtarja është përsëri në aksion, por në një disko tjetër, e cila si duket do të ketë mbrëmjen e fundit pasi parashikohet të mbyllet. Adelina ka qenë e pranishme disa herë në këtë diskotekë dhe gjithmonë ka dalë e kënaqur nga pritja që i është bërë. Por, nëse dikush ndalon veprimtarinë, dikush tjetër vazhdon me një ritëm akoma më të madh. Kanë kaluar tashmë 12 vite kur Adelina Ismajli theu tabu në Festivalin e RTSHsë, duke u zhveshur në veshje të brendshme dhe fustan transparent për ti lënë shqiptarët 12 vite radhazi të komentojnë këtë gjest, i cili etiketoi Ismajlin ndër këngëtaret më të njohura dhe më të pëlqyera shqiptare të të gjitha kohërave, përderisa atëherë temë ishte Emancipimi i femrës shqiptare. Këtë radhë Adelina në këngën dhe klipin e saj ka zgjedhur një temë tjetër shumë më të ndjeshme, tolerancën fetare tek shqiptarët.

Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë fenë e çdokujt, Ismaili në klipin e ri trajton pikërisht respektimin e fesë së shqiptarëve myslimanë ndaj atyre katolikë dhe e kundërta, ku secila fe respekton tjetrën. Adelina këndon Feja e shqiptarit është shqiptaria, refren ky që tashmë gjendet në njërën nga këngët e saj. Me një këngë popullore të vjetër të interpretuar mrekullisht dhe të përpunuar në trendin më të ri në muzikën botërore, zhanrin tribal, me një vallëzim të përkryer ku asnjëherë nuk ka lëvizje të tepërta por as të mangëta, me dukje fantastike dhe aktrim profesional ku këngëtarja luan 8 personazhe të ndryshme, ky klip sigurisht që do të jetë surpriza e kësaj vjeshte. Me këtë projekt Adelina Ismajli edhe njëherë rrëzoi një tabu: U bë myslimane, katolike, pellazge (besimi i vjetër Ilir), hebrehe, budiste, por më së shumti shqiptare.

Panorama PLUS

Ky artikull eshte marre nga: http://www.celebritete.com/?p=1615. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.celebritete.com/?p=1615