Adelajda e Big Brother:Adi Krasta më la vetëm
Adelajda e Big Brother:Adi Krasta më la vetëm, e dija që do të më zëvendësonin me Aidëno</p>
Kanë vendosur të flasin që të dy dhe të tregojnë më në fund për të gjithë lexuesit, se çfarë kanë ndjerë në zemrat e tyre pas ikjes nga programi E Diell. Ajo e detyruar nga sfida dhe Ai me dëshirën e tij, duke qenë i bindur se aty po bëhej një padrejtësi, një prapaskenë, jo një lojë. Sot mbas disa javësh pauze dhe reflektimi, ata kanë ide më të qarta për atë që ka ndodhur, mendojnë se kanë arritur të zbardhin të vërtetën dhe nuk fajësojnë veten e tyre për asgjë, por ama ndjejnë keqardhje për faktin se rruga e tyre tek ai televizion që i krijoi si personazhe, u pre pa filluar mirë akoma.
Duke qenë personazhe që kanë sjellë një risi në gazetarinë e shkruar, duke surprizuar gjithkënd me shitjet në tirazhe marramendëse, Adela dhe Bjordi janë të rinjtë e zakonshëm, që bëjnë momentalisht gjëra të zakonshme, por që popullaritetin ia ka zili edhe ai Vip-i i karrierës. Por kjo është diçka me të cilën ata tashmë janë mësuar, paçka se në fillim u ndjenë të shokuar nga ky fenomen. Tani kanë filluar të përdorin gjithnjë e më shpesh fjalën nesër, për të ngritur bazat e asaj që do të jetë e ardhmja e tyre, ashtu siç ata e kanë ëndërruar. Duan të ndjekin pasionet e tyre dhe të tregojnë se vlejnë dhe kanë aftësi dhe talente të cilat mezi presin ti shfaqin. Por ama duan që kësaj here dera tju hapet me dashamirësi, me sinqeritet dhe mbi të gjitha nuk duan të zhgënjehen më, paçka se Bjordi thotë se për të rinj si ata, asnjë dramë apo tronditje në jetë nuk arrin që tju a prishë ekuilibrat pasi ata dinë që gjithçka ta kthejnë në favorin e tyre dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen. Stacioni më i afërt? Do na e tregojnë vetë në intervistat e tyre…</p>
Duke parë si rrodhën ngjarjet, a duhet ne të mendojmë se për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të bërë bujë, duhet patjetër që të krijohet një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother?
Adela: Sigurisht që jo. Jam e bindur se, si Bjordi ashtu edhe unë, edhe po të mos kishim qenë të lidhur, gjithsesi do të kishim tërhequr vëmendjen. Kjo sepse historitë tona personale janë paksa më të veçanta se të tjerat, por nuk mund ta mohoj se lidhja jonë ka bërë që kjo vëmendje të jetë më e madhe.
A ke mundur ti ti japësh një shpjegim këtij fenomeni?
Lidhja jonë ka ngjitur në publik pasi është kuptuar dhe parë qartë qysh në fillesat e saj se ajo ishte diçka e vërtetë dhe aspak e shtirur. Njerëzit kanë nevojë për gjëra të vërteta, por mbi të gjitha kanë nevojë për dashuri, edhe në ekran, pasi ata janë të lodhur nga një botë e ngarkuar me fenomene negative dhe e privuar nga dashuria.
Vëmendjes publike i është përgjigjur menjëherë media, ajo e shkruara sidomos. Si je ndjerë teksa ke lexuar që është shkruar kaq shumë për ty?
Më kanë mërzitur të pavërtetat dhe sidomos interpretimet dhe aludimet personale, kanë mërzitur familjen time gjithashtu. Ndërsa pjesa tjetër normalisht që më ka pëlqyer dhe më ka bërë të ndjehem mirë.
Na trego një shkrim të Panorama Plus që të ka mërzitur, pasi për mediat e tjera nuk mund të komentojmë pasi nuk është etike.
Shkrimi me titull Adela kapet mat te shtëpia e Pirro Çakos, ose më saktë titulli pasi shkrimi nuk kishte diçka dashakeqëse. Kjo bëri që të prishen marrdhëniet e mia me një kompozitor tjetër me të cilin kishim në projekt një këngë. Ai e mori gjithë këtë si një fyerje profesionale ndaj tij, ndërkohë që vizita ime tek shtëpia e kantautorit të njohur Çako ishte thjesht miqësore. Fakti që edhe sot mbas kaq kohe unë nuk kam bërë një këngë me të, e vërteton më së miri këtë që thashë.
Pra ke vendosur të këndosh?
Duke qenë se unë e dua shumë muzikën, kisha dëshirë të bëja një këngë, thjesht për kënaqësi jo si punë. Gjithsesi është një projekt që është shtyrë në kohë por nuk është anulluar. Do më pëlqente të bëja një këngë që flet për historinë time të dashurisë.
Po projekti me Sinan Hoxhën çfarë ishte?
Në fillim të verës Sinani na kishte ftuar së bashku me Bjordin për të qenë protagonist në një klip të tij por ky projekt nuk u realizua.
Pse, pasi sipas informacioneve tona pagesa ishte joshëse?
Sepse ne prisnim që të bëheshim pjesë e një spektakli të rëndësishëm dhe donim të përqendroheshim vetëm aty.
E ke fjalën për E diell?
Po.
Në fakt pati një mospërputhje mes asaj që tu premtua dhe asaj që tu ofrua apo jo?
Pikërisht, por duke më ofruar një rol në kërcim, ata përmbushën mesa duket premtimin e tyre.
Sikur Krasta të mos ta bënte ofertën për të qenë pjesë e programit të drejtuar prej tij, ti vetë a ke patur ambicie për të qenë kaq shpejt në ekran?
Për vite me radhë kam parë shumë televizor, ndërkohë që ëndrra ime ishte që edhe unë një ditë të bëhesha pjesë e tij, por e gjitha kjo mbetej në kufirin e një ëndrre. Por ndodhi një gjë shumë e bukur, një njeri i rëndësishëm i televizionit siç është Adi Krasta, e kuptoi ëndrrën time dhe mori përsipër të bëhej rruga që të çonte në realizimin e saj.
Po tani, a mund të thuhet se Krasta ta mbylli atë rrugë që vetë ai deshi të ta hapte?
Nuk mendoj se ma mbylli rrugën, përkundrazi ai ishte shoqëruesi im deri në një pikë të kësaj rruge, deri aty sa ecëm së bashku. Më pas mbase ai u lodh, mbase u mërzit… dhe më la vetëm. Tani unë duhet të rinisem dhe këtë rrugë ta vazhdoj vetëm.
Mbase u mërzit, mbase u lodh thoni ju. A keni menduar ndonjëherë se mbase edhe u zhgënjye?
Këto që thashë janë thjesht aludime të mia pasi unë akoma nuk e di të vërtetën, por ama di një të vërtetë tjetër shumë të madhe, atë që unë asnjëherë nuk kam bërë asgjë për të zhgënjyer atë apo këdo tjetër.
A i ke vënë ti disa kushte atij dhe stafit për të qenë pjesë e programit E diell?
Absolutisht jo. Unë nuk kam qenë në pozicion për të vënë kushte, unë thjeshtë kam kërkuar ndihmë duke parë dashamirësinë që Krasta tregonte për mua.
Por ama mbete keq kur e pe që të caktuan një rol që ti nuk e doje…
Kjo është e vërtetë. Kam qenë në dilema të mëdha para se të niste E diell, pasi nuk doja ta pranoja, mendova me impulsivitet pasi këtë karakter kam. Por më pas duke dëgjuar këshillat e Bjordit dhe shumë miqve të mij të dashur, e pashë këtë propozim thjesht si një rrugë për të shkuar aty ku doja unë dhe pranova.
Çfarë mendove kur pe Aidën si sfidante, çfarë ndjeve në ato momente?
Unë e dija atë që ishte përgatitur të ndodhte. Paçka se askush nga stafi nuk më kishte thënë asgjë, por çdo gjë kuptohej nga mënyra sesi ishte ndërtuar loja e asaj jave, nga lëvizjet e stafit, nga oraret.Pastaj, për të qenë e sinqertë deri në fund me ju, si në çdo vend tjetër, edhe tek Top-i dekonspirohen shumë gjëra, kështu që mua më kishin thënë se do të vinte Aida në vendin tim, madje kisha dëgjuar edhe për Eltonin.
Pavarësisht gjithë asaj që ndodhi, kanë kaluar disa javë dhe besoj janë sfumuar tashmë gjykimet emocionale. Sot që je e qetë, si mendon, a je gati për një eksperiencë në televizion?
Shumë shpejt do ta jap këtë përgjigje me daljen time në një ekran.
Në fakt është përfolur për mundësinë e angazhimit tënd dhe të Bjordit diku tjetër, mund të na tregosh diçka më shumë?
Dua që të jetë një surprizë.
Kjo dalje e jotja në ekran do të thotë se më në fund ëndrra jote do të jetë realizuar?
Me këtën dalje, ëndrra ime thjeshtë do të fillojë të marri jetë.
A do të bëhen pengesë kontratat me Top Channal për tu angazhuar në një televizon tjetër, (është ky një argument tjetër shumë i lakuar)?
Jo, nuk e besoj. Kontrata me E diell është mbyllur, pasi, mbas sfidës unë nuk konsiderohem më pjesë e atij programi.
Që do të thotë se nuk paguhesh më?
Natyrisht.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.celebritete.com/?p=1648. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.celebritete.com/?p=1648