AdaCamp Berlin 2014

admin

Administrator
Në datat 11-12 Tetor të këtij viti, do të mbahet AdaCamp në Berlin (Gjermani). Konferencë e cila i dedikohet rritjes së pjesëmarrjes së femrave në teknologjinë dhe kulturën e hapur (open source). Do të mbahen diskutime të ndryshme, si: çështjet e diskriminimit të femrave në fusha me shumicë mashkullore, arsyet dhe shkaqet që ëojnë në mosaktivizimin e madh të tyre në teknologjinë e hapur, dhe gjithashtu do ketë dhe platforma diskutimi se cilat janë rruget që të cojnë në permirësimin e ketij realiteti. Do të ketë nje pjesëmarrje goxha të gjerë me afërsisht 500 pjesëmarëse nga e gjithë bota, ku vlen të përmendet dhe fakti që Shqiperia ne këtë event do të përfaqësohet me 3 femra, nga organizata e Open Labs, Kristi Progri nga komuniteti i Mozilla në Shqiperi, Greta Doçi nga Wikipedia dhe Sanja Dibra anëtare dhe kontribuese në Open Labs. Së shkembejnë eksperiencat e tyre mbi teknologjinë e hapur dhe ndikimin e madh që kane femrat në përmirësimin dhe lartësimit të vlerave të programe të lira dhe Web-it të hapur.

Artikulli i plote...
 

balckrosegul

Primus registratum
Do të mbahen diskutime të ndryshme, si: çështjet e diskriminimit të femrave në fusha me shumicë mashkullore, arsyet dhe shkaqet që ëojnë në mosaktivizimin e madh të tyre në teknologjinë e hapur, dhe gjithashtu do ketë dhe platforma diskutimi se cilat janë rruget që të cojnë në permirësimin e ketij realiteti. ???
 

gurax

Pan ignoramus
Ok.
Ndonje rezultat apo permbledhje te shkurter ne lidhje me AdaCamp Berlin 2014, me fjale te thjeshta per kete veteran ne teknologjite open-source? :)
 
Top