"ACG" Albanian Creativity Group

albcryptic

Primus registratum
"ACG" Albanian Creativity Group

Albanian Creativity Group Web-Page

Kjo eshte Faqe e Re e hedhur ne internet i Dedikohet Kreativitetit Shqipetare.

Do te deshironim qe te dinim mendimet tuaja ne lidhje me kete Web-Page.

Do jemi shume mirnjohes nqs ju mund te jepni edhe ndonje mendim shtese. Psh c'fare tjeter duhej te perfshihej ne kete faqe.
 

enton

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Faqja merr nje fare kohe(me shume se te tjerat) ne hapje. Mbase nga kjo mbase logon e index e keni bere me bashkime copash pasi vijne copa copa.
Plus albumi i fotografive do kohe te hapet.
Kur them hapet ngadale nenkuptoj qe une disponoj nje cabell internet.
 

albcryptic

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

O Vllai nuk po te marr vesh shume mire ca thua.

Por faqja ne fjale eshte nje portal shume i njohur nga te gjithe besoj se nuk do koment. Te vetmet gjera qe ka teper jane ato baner te cilet jane ne shockwave edhe ate menune qe scrollet down. nqs ke probleme me kete faqe atehere duhet te kesh problem per te hapur pothuajse te gjithe faqet shqipetare sepse te gjithe perdorin kete portal system.

Mbase lidhja e internetit eshte shume e ngadalet.
Persa i perket albumit, kam dashur qe te vinja dicka ndryshe nga te tjeret sepse pothuajse te gjithe faqet shqipetare perdorin albume te ndryshme te cilat i vene si module ne phpnuke une vendosa qe te perdorja dicka tjeter qe eshte ne cgi. Nuk eshte shume profesional por nje gje e ka eshte i thjeshte dhe praktik.

Shoku per te hapur nje faqe normale ne nje kohe relativisht te shkurter duhet te kesh te pakten nje lidhje minimale prej 64k/s nqs por kjo nuk eshte e thene qe te gjithe 64 kilobytet te perdoren maximalisht, nqs lidhja jote arrin nje shprejtesi sikurse 10k/s per te hapur myalbania.net do te ishim me shume se te mjaftueshme.

Nejse mos ma merr per te keq ok. Por jam munduar qe te shikoj se si vepron faqja ime ne disa lloje browserash po ashtu edhe OS edhe nuk ka dhene rezultat te keq.

Nejse ti je i pare qe po ben complain. nqs do te kete edhe te tjere athere do te me duhet qe te bej dicka.

Ciao te gjitheve. nga ACG
 

albcryptic

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

oo Ti qeke moderatori. Lol

Tani sa e pashe ne ca posta te tjera.

anyway take care.
 

enton

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Ska gje kur te bejne verejtje do te htote qe dikush i ka kushtuar rendesi punes sate, dhe kjo duhet te te kurajoje. Une nuk thashe qe faqja eshte e keqe, thjesht bera disa verejtje ne aspektin teknik qe ne krahasim me anet e tjera te mira jane shume pak.
Meqe jam ketu nje verejtje tjeter. ke nje logo e cila bashkangjitet seksionit lajme e cila ose te cilen per here te pare e kam pare ne albasouli(dmth e kane bere ata), kur kemi perd php,post/nuke per portalin tone kishim seksionin e lajmeve dhe beme logo krejt ndryshe. pra nqs do mendoj se duhet te besh te gjitha logo (te pakten ato qe mundesh) vete, nqs do ndonje ndihme ose ide per logo me shkruaj.
pershendetje dhe suksese enton
 

albcryptic

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Po Eshte shume e vertete qe ate logon e Lajmeve e kam marre nga albasoul, por e vetmja arsye ka qene se nuk kam shume kohe te merrem me design per arsye se tani jam me provime por. Ju premtoj se do te ve logo te tjera sa me shpejt qe te kem kohe. Student mo ca te bejme edhe ne te shkretet nuk dime ca te bejme me pare. Por ju jap fjalen qe do te nderrohen se shpejti, keto qe jane jane thjeshte temporary. Verejtje e bukur. Thnx.

Pershendetje te gjitheve. Ciao
 

Al-Punk

Still here
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

dhe te lutem per fotot qe ke marre nga Shqiperia.com mund te thuash nga jane marre ose te pakten te kesh miresine te kontaktosh per t'i vendosur ne faqen tende pasi patjeter qe do te marresh nje pergjigje pozitive
 

Admirali

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Ah kjo e drejta e autorit po na "han shpirtin". Jam dakort me Mandin qe te pakten nje rresht llaf tek fotot, ku te thuhet se nga jane marre fotot, nuk ka asgje te keqe. Te pakten respektojme punen e tjetrit.
 

POMPACIU

Forumium praecox
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Late name me faqe pa lidhje! /pf/images/graemlins/frown.gif

Per mendimin tim, mbase jam i gabuar por kur merret persiper ndertimi i nje Web-site(*1) ose Web-page(*2) duhet me pare te krijosh nje ide te qarte dhe origjinale se per se po e ben!?, c'fare fitimi nxjerr!?, a ke kohe te pershtatshme per t'ju perkushtuar!?, sa kohe do te jete online!?, a i perballo shpenzimet e hostit!?, e ca pytje te tjera te cilat duhet ti pergjigjesh para se puna jote te behet publike e te marresh ne qafe disa perdorues te thjeshte te cilet te shumtit per kuriozitet do humbin kohen e do rregjistrohen gabimisht e ti me pas do kenaqesh ne postin e Administratorit. Krijimi i nje komuniteti qofte ky argetimi, mesimi, informativ apo c'faredo qofte do nje grup pune e jo nje dore te vetme.

Mendimi im per kete faqen eshte zero fare, mos me keqkupto nuk dua te ul punen e kohen qe ke shpenzuar, psssss vetem se si me duket pa shije, e ngadalte, gjera koti, scripte koti te vjedhura ndokund free, gjuha shqipe e perdhunuar fare, sbohet fjale per te drejta te autorit ose te perdoruesit ose ndonje siguri per informacionet qe shkemben perdoruesi me faqen dhe anasjelltas.

Mos e merr dicka personale per faqen tende thjeshte jap mendimin tim pak nga ana profesionale e pak nga ana e nje shikuesi normal qe me dhembin syte sa here shikoj faqe shqiptare ne web po me te njejtin subjekt "Komunitet pa lidhje" phpNUKE script mbushe me gjera qe te bejne me humb kohen e pa siguri dhe mbas ca kohesh faqja cuditerisht mbyllet pa arsye.

Me pare krijoni origjinalitetin e pastaj prisni per vleresime!
 

albcryptic

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

O Mando po ato 3 dollaret qe ti kam lone extra tek accounti kur bleva domainin a nuk jane enough. LOL Shaka vetem.

Ej po per te vetmen Arsye qe fotot i kam marre nga shqiperia.com, Tek seksioni i partnereve Ta kam vene nje banner reklame te www.shqiperia.com

Per fotot qe ti kam marre nuk ndjehem edhe shume fajtor por ne te njejten kohe edhe mirnjohes ndaj shqiperise.com. ok

Tani nuk e di se ca te shkruaj se me duket vetja si hajdut mer burre. O Armand me ke vene ne pozite te veshtire. Mbase une nuk jam i vetmi por nejse mo hajt.

O Mando mos u merzit o burre se su bo nami. per ca fotografi lol.
Do mundohem qe ta shkruaj edhe nje banner JA BANNERI "si doktori" qe fotot jane huazuar nga shqiperia.com

Epo shqipetaret nuk ngopen kurre e sidomos me popullaritet.

Pershendetje.
 

albcryptic

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Fillimisht postuar nga Zemer Tingulli:
[qb] Late name me faqe pa lidhje! /pf/images/graemlins/frown.gif
[/qb]
Deri Diku ta mbeshtes mendimin.
Por jo me tej.

Ok profesionalizmi mbase nuk eshte edhe shume i arrire. por ne te ardhmen shpresojme qe ta bejme sa me te mire.
Po ti marresh shumicen e faqeve qe mund ti konsiderosh profesionale sot dikur kane qene berrnut edhe shumica jane phpnuke, merri te gjitha mer vella me perjashtim te ndonjeres tek tuk, Duke filluar me albforum(kuptohet e drejta e autorit nuk eshte fshire),albasoul,albalove.com e me the te thashe te gjitha jane kopje disa jane te modifikuara ne at menyre qe jo te gjithe e kuptojne se ca jane e disa jane bere deri diku vete pastaj kane perdorur shume gjera qe nuk jane te tyre duke hequr te drejtat e autorit etj etj. Po ti analizosh nga design point of view tek asnjera nuk na del idea origjinale.
Keshtu mor zotri qe do ti apo zdo ti faqet do te shtohen edhe do te permirsohen me kalimin e kohes. Cdo gje per te arritur nje moshe pjekurie i nevoitet nje periudhe kohe. Ja pra dhe ne shpresojme qe nje dite te arrijme dicka, Mendoj qe shqipetaret edhe ne internet nuk mund te krijojne monopole, shyqyr se shqiperine e mbyten monopolet ne te gjitha fushat e jetes.

Per mendimin tim duhet te jemi me tolerant ne shumicen e aspekteve qe diskutojme. Apo jo?

Si ka thone ai i mocmi,
"Rome wasn't build in a Day"
Edhe ne nuk pretendojme qe faqja te behet profesionale brenda javes.

Gjithe te Mirat
 

POMPACIU

Forumium praecox
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Degjo,

problemi qendro se e keni kuptu pak si keq demokracine!! Kupto, interneti fillimisht u krijua per te shkembyer informacion ketu linden edhe web-faqet e para te cilat mbanin keto informacione. Ideja ishte e thjeshte "shkembim"(mbase fjale jo shume e pershtatshme ne shqip) . Me pas nga kjo bote e re virtuale perfituan edhe biznesmenet te cilet e shikuan internetin si nje rruge te re e shumfitimprurese per te reklamuar e zgjeruar bizneset e tyre.

Nuk eshte problemi qe faqja te behet profesionale vetem nga ana grafike e teknike, por psh une si perdorues i thjeshte dua te kem nje ide kur e vizitoj se cfare po shikoj!?, dua te kem nje ide se per cfare eshte bere!?, mbi te gjitha dua te kem nje ide se cfare informacioni me ofrohet!? etj... ne shkolle psh per web design & control ose kur jep provimin eshte nje pytje qe behet per butonat baze te navigacionit, ka disa rregulla baze dhe per menyren se si paraqit faqen tek vizitori! Kjo gje ka rreshkit fare tek disa faqe shqiptare si kjo ne fjale.

Une jam i mendimit qe nuk duhet te krijohen 100 stile albforumi.com kur eshte nje prezent, perse jo keto krijues te mos ofrojn ndihmen e te perfeksionojn edhe me teper sitet origjinale ne fjale por te krijon 20 te tjera me nje emer tjeter, me informacione te njejta!!?

Ide origjinale ka plot duke vazhduar me http://www.argjiro.net/fjalor/ e me pas http://studweb.studserv.uni-stuttgart.de/studweb/users/ger/ger10999/shqip/shqip.html ose http://www.albasoul.com dhe http://www.shqiperia.com etj... me radhe te cilat perfaqesojn dicka dhe e kane nje kuptim dhe pse ndoshta jo shume profesionalitet, mbi te gjitha kane informacion te vlefshem e origjinal per perdoruesin!

Para ca vitesh ne ethet e chatit nje i njohur online me lutet,- aman thote me bo i web-faqe se kam ble host e te gjitha. Po mire i pergjigjem, per c'fare e do dhe c'fare informacioni do te vendosesh? Hec mer tha fut ca te doje qejfi, merr ne ato konget e albasolit e futi krejt aty ne fund shkruaj qe e kena bo ne te dy /pf/images/graemlins/tongue.gif .

Keshtu tipash te eksituar nga interneti gje plot por kjo nuk do te thote qe te krijohen po kaq plot faqe duke u nisur nga eksitimi i tepert e marramendja e virtualitetit qe disa nga pagjumesia kane mesuar permendesh disa code html(pa i ditur kuptimin) ose kane marre free disa scripte php e hapin faqe duke i shtuar copa e arna cdo dite duke shikuar faqet e tjera e me pas harrojne se sa faqe kane online!

Anyway, une ju uroj suksese /pf/images/graemlins/smile.gif
 

albcryptic

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

te mor vesh mer plak te marr vesh.

Tek ACG misjoni eshte shume i thjeshte edhe nuk ka nevoje per tu zgjatur ne formalitete.
Nga vete emri: Albanian Creativity Group

Qellimi i ketij web-page eshte krijimi i nje komuniteti qe pelqejne programimin dhe te diskutohet rreth gjuheve te progremimit me nje fjale nuk ka te beje me letersi e me the te thashe faqja kryesore do te jete me news deri atehere kur te krijohet nje grup i denje anetaresh qe te kemi mundesi te shkembejme nedimet ne lidhje me c'fare do lloj problemi qe kemi hasur gjate programimit.

Tjetra eshte qe te krijohet nje database me te gjithe krijimet origjinale shqipetare gjithmone programming oriented. Nuk e di nqs do ja arrijme. Nqs do te ishte e mundur afrimi i programuesve shqipetare per te diskutuar. Por gjithesesi do ta provojme.

Thanx per verejtjet
 

Al-Punk

Still here
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Albcryptic shpresoj qe nderhyrja te mos jete cilesuar si e eger , po me vjen keq kur fotot qe ndonjehere jane dhe me te drejta te te tjere persona qe na i kane sjelle tek shqiperia.com i gjej gjithandej dhe askush nuk permend emrin e fotografit apo sitit ku jane marre.

urime per sitin dhe per deshiren
 

albcryptic

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Tek Albanian Creativity Group tani mund te gjeni dhe fotot e Kalendarit Te Miss Shqiperia 2004.

Fotot jane vene qellimisht pa asnje lloj copyright keshtu qe kuj ti doje qejfi ti marre edhe ti publikoje ku ti doje zemra vet.

Kalendari i Miss Shqiperia 2004
 

ladio

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

te lumshin duart /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ladio

Primus registratum
Re: "ACG" Albanian Creativity Group

Suksese ne provime edhe ne website /pf/images/graemlins/wink.gif

cheers
 
Top