Hank
Valoris scriptorum
Brenda muajit dhjetor pritet që operatori mobil Vodafone të sjellë edhe zyrtarisht për klientët e saj shërbimin e teknologjisë 3G.
Teknologjia 3G që për herë të parë do të ofrohet në Shqipëri, do të bëjë të mundur që pajisjet mobile të konsumatorëve të Vodafone të kenë qasje më të shpejtë në të dhëna të internetit. 3G do të mundësojë që përvoja me shfletimin e internetit të jetë jashtëzakonisht e shpejtë dhe shumë cilësore.
Leximi i e-mail, ngarkimi apo shkarkimi i fotografive apo videove me rezolucion të lartë, nuk do të jetë problem me internetin e shpejtë dhe anekënd territorit të Shqipërisë, pra që do të ofrohet përmes teknologjisë 3G.
3G është teknologji e përdorur nga shumë shtete të ndryshme të botës, ndërsa në rajon Shqipëria është ndër të fundit që ka adoptuar këtë teknologji. Krahasuar me standardet 2G ose 2.5G, teknologjia 3G ofron shpejtësi transferimi të të dhënave deri në 3MBps.
Kosova në anën tjetër për sa i përket teknologjisë 3G duket se do të mbetet e fundit në adoptimin e saj, sepse operatorët ekzistues në treg ende bazohen në rrjetin 2.5 G, dhe përderisa nuk do të hapen mundësitë nga autoritete përkatëse, konsumatorët e këtyre operatorëve nuk do të kenë rastin të shijojnë internetin e shpejtë në celularë.