Abdi Baleta, Mbrojtes i vertete i Shqiptarizmit

kastriot

Primus registratum
Abdi Baleta, Mbrojtes i vertete i Shqiptarizmit

“JAJCE SHQIPTARE” NË POGRADEC



Para disa ditësh në Pogradec u bë një takim midis politikanësh shqiptarë : kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano; kryetari i Partisë Bashkimi për Integrimin Demokratik në Maqedoni, Ali Ahmeti ; kryetari Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbër Xhaferri dhe kryetari i asnjë partie të njohur në Kosovë, por një individ i aktivizuar në mënyrë “sui generis” sa në arenën politike shqiptare aq dhe ndërkombëtare, pa të cilin nuk shqyrtuakan dot problemet madhore shqiptare, Veton Surroi.

Duke gjykuar nga pikëpamjet politike dhe qëndrimet që kanë mbajtur prej shumë vitesh Fatos Nano e Veton Surroi për panballkanizmin e jugosllavizmin si kuadër të zgjidhjes së çështjes shqiptare, si dhe nga vet emërtimi i partisë që kryeson Ali Ahmeti dhe përkushtimi i saj për forcimin e Maqedonisë së AVNOJ-it të shkonte menjëherë mendja se kishim të bënim me një “Jajce shqiptare” . Në qytetin e Jajces në Bosnje Tito e komunistët jugosllavë mbajtën mbledhjen famëkeqe të AVNOJ-it dhe vendosën copëtimin e shqiptarëve edhe benda Jugosllavisë; atë copëtim që po e përdorin sot diplomacia ndërkombëtare dhe shumë politikanë shqiptarë për të mohuar të drejtën e shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe për të larguar shqiptarët nga kjo aspiratë e kjo detyrë kombëtare. Edhe prania e Arbër Xhaferrit në takimin e Pogradceit nuk ishte aksidentale, sepse si Xhaferri, ssi partia që ai drejton në Maqedoni ka kohë që më shumë flirtojnë me të majtën e Shqipërisë dhe pajtohen me zgjidhjen që i ka dhënë AVNOJ statussit të shqiptarëve në Maqedoni.

Takimi i të majtëve shqiptarë në Pogradec përputhej plotësisht me strategjinë politike të shpallur para disa vitesh nga Fatos Nano për njëfarë kooperativizimi të politikës partiake e të forcave politike nga pjesët e ndara të kombit shqiptar me qëllim të bashkërendimit të mendimit e veprimit për ta përjashtuar mundësinë dhe kërkesën e zgjidhjes shqiptare nëopërmjet bashkimit kombëtar. Pra, Nano është i njohur për vendosmërinë e tij që vendimet Konferncës së Londrës të vitit 1913, sikurse u ripunuan nga komunistët jugosllavë në mbledhjen Jajces të jenë si zgjidhje përfundimtare e çështjes kombëtare shqiptare. Nano këtë e përligjn gjithnjë në emër të panballkanizmit, të integrimit të Ballkanit pa kufinj e pa mure. Të njëjtën filozofi piolitike ka predikuar Veton Surroi, sidomos në kohën kur ishet ithtar i jugosllavizmit të ri. Por edhe më vonë ai është sjellë si zëdhënës i asaj rryme të mendimt e të veprimit politik që të arthmen e shqiptarëve jashtë Shqipërsë londineze e sheh në bashkërregullime me shtete sllave. Edhe Ali Ahmeti me kujdesin e madh për integrim të shqiptarëve në Maqedoni dhe për forcimin e Maqedonisë së AVNOJ-it, që u bë subjekt ndërkombëtar i përmbahet kësaj stretëgjie. Arbër Xhaferrin duket e nxit më shumë nostalgjia majtiste dhe dëshira për protagonizëm poltik.

Nano me takimin e Pogrdaecit sigurisht ka synuar t’i jepte dhe një kënaqësi më shumë mikut të tij të vjetër Cervenkovski që u bë sërish kryeministër në Maqedoni. Nano ka detyrime personale ndaj Cervenksovskit, të cilat bien ndesh me interesat kombëtare e shtetërore shqiptare.

Takimi i Pogradecit u bë në kohën kur në Maqedoni përsëi po acarohet gjendja politike për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Ky takim u bë edhe në një kohë kur në Kosovë u ashpërsuan dhe u çoroditën përplasjet e mendimet politike për dekalratën për një shpallje të re të pavarëisë së Kosovës. Kështu forcat politike anti-nacionaliste, ose të interesuara për pragmatizmë politik e jo për qëndrime parimore radikale kombëtare e gjetën fjalën për t’u takuar e bashkërënduar veprimet e yyre. Duket si një “paradoks” shqiptar që partitë që kundërshtojnë idenë e bashkimit kombëtar osë që qëndrojnë më indiferente ndaj kësaj ideje e kanë më të theksuar prirjen për të bashkërenduar veprimet të yre. Kurse në anën tjetër, atë që duhet të çojë përpara idenë e bashkimit kombëtar, shqiptarët nuk arrijnë të krijojnë bashkëpunime të tilla partiake ndërshqiptare. Më shumë se paradoks kjo është nëj dobësi e mendimit dhe e organizimit nacionalist shqiptar. Është njëkohësisht dëshmi se tutelat e huaja arrijnë të krijojnë më lehtë bashkëkpunime shqiptare që i bëhen pengesë rrymës që kërkon bashkim kombëtar të shqiptarëve. Fryma e propjektet e AVNOJ-it e të Jajces po ruhen më me kujdes nga shqiptarët, por në dobi të sllavëve.



16.02.2003 Abdi Baleta
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, Mbrojtes i vertete i Shqiptarizmit

Letër nga Shqipëria



ZONJA PAK, “KALAMAJTË” PO TË SHAHEN PRAP



E nderuara Zonjë,



E di që është mëkat të Ju shqetësoj me “budallallëqe ballkanase” ( siç do t’i quante ballkaniksi i europianizuar Fatos Nano). Por hallet e dertet tona nuk kemi kujt t’ia qajmë pa teklif përveç Jush, që kujdeseni si një nënë e mirë europiane për ne ballkanikët e gjorë. E di gjithashtu se këto ditë Ju ka mjaftuar e tepruar racioni i bezdisë ballkanike sepse ata sllavishtfolësit e e një shteti me emrin FYROM Ju kanë akuzuar krejt padrejtësisht se dashkeni më shumë shqiptarët se ata. Por mos ua vini fort veshin qaramanëve të dreqit se ata ashtu janë mësuar të qaraviten gjithmonë kot së koti si fëmijët tekanjozë e shëndelig edhe kur prindërit e të afërmit i mbajnë në pëllëmbë të dorës. Në shqiptarët e dimë mirë përse ata qaraviten, madje përplasin këmbët se Ju nuk i dashkeni njësoj me shqiptarët. Ata duan që Ju dhe gjithë diplomacia euopiane t’i përkëdhelë edhe më shumë se i ka përkëdhelur deri tani.

Në këto ditë, kur Ju kanë prishur humorin sllavishtfolësit e Maqedonisë, nuk do të kisha shtuar brenga e nderuar Zonjë, sikur edhe këtu në Shqipëri të mos kishin ndodhur disa ngjarje të pahishme, disa zhvillimne që kujtuam se dolën nga moda e politikës shqiptare. Por, ja që për djall në datat 17 dhe 18 shkurt të vitit 2003 në parlamentin e Shqipërisë u zhvilluan skena të trishtueshme që na lanë një shije aq të hidhur sa nuk mundemi të mos shprehim pezmin tonë para Jush. Pamë deputetë që shaheshin e fyheshin, që kërcënonin e ulërinin, që grumbulloheshin rreth foltores e shtyheshin, që përvishnin mëngët të rriheshin me grushte.

Pamë atë që quhet “kryetar i opozitës”, zotëri Sali Berishën, të ngjitej e të ulej me dhjetra herë në foltore pa i marrë leje drejtuesit të seancës. E pamë Berishën të ngulej në foltore me mikrofon të mbyllur e të mos lëvizte nga vendi kur i kërkohej nga kryetari i parlamentit. Kjo na solli ndëmend një ditë të largët para 12 vitessh kur kryeministri i tanishëm Fatos Nano, atëherë “kryetar opozite”, ishte gozhduar në të njëtën foltore dhe nuk largohej që andej pa mbajtur një fhalim që i ishte shprepur atij, ndonëse për këtë nuk kishte çështje në rendin e ditës. Edhe atëherë u bë njëfarë përleshjeje deputetësh si tani. Për vite të radhë kujtuam se nuk do të përsëriten më ajo skenë. Por ja që u përsërit. Kësaj radhe ishte Berisha në rolin e “të persekutuarit”, kurse Nano në vendin ku rri qeveria qeshej e ngërdheshej gjithë cinizëm kur shihte tollovinë që bëhej rreth Berishës. Një gjë e përafërt ka ndodhur edhe një herë nga viti 1997 dhe grindja rreth foltores u pasua nga një atentat me armë pas disa kohësh brenda në sallën e parlamentit. Kështu që kur shihnim ato skena, e nderuar Zonjë, na dilnin para syve të mednjes gjëra të llahtarshme: burgimi i Nanos, plagosja e vrasja e Azem Hajdarit, përleshje deputetëhs me grushta. Si për ta bërë edhe më rrënqethëse këtë frikë një deputet i PD-së ia kujtoi kryetarit të parlamentit se në sallë kishte truproje të armatosur, se edhe deputetët të tjerë mund të vinin të shoqëruar nga roje të tilla.

Dy gjëra bënin më shumë përshtypje nga zallamahjia e dy ditëve : 1- një gjendje e rënduar psikologjike e shefit të opozitës parlamentare, Sali Berisha, që gjithë kohën turfulloi si kurrë ndonjëherë, bërtiti, shau, akuzoi, kërcënoi pa mundur të frenojë veten 2- një qetësi e shtirur dhe cinike e shefit të qeverisë, Fatos Nano, që zgërdhihej, zbavitej, nxiste, provokonte këtë inskenim absurditeti gjigand dhe njëkohësisht mbante “fjalim të moderuar” dhe i drejtonte ftesë opozitës për bashkëpunim. Pastaj sharjet britmat e të tjerëve sipas kampeve përkatëse dhe disa n dërhyrje “ paqtuese” të atyre që as prapanicën për të ndenjur në karrige nuk janë të sigurtë se e kanë të vetën nuk bënin më përshtypje.

Pra , Zonjë nderuar Pak, “kalamajtë” në parlamentin shqiptar u shanë prap, megjithëse Ju i paqtuat, i pajtuat, i rehatuat para disa muajsh. Mirëpo sado e mirë të jetë Nëna Europë, kur “kalamajtë” që ka në Shqipëri për të zbatuar porositë e saj bëhen haram, këto gjëra duket qenkan të pashmangshme.



E nderuara Zonjë,



Më ka bërë shumë përshtypje lumturimi Juaj nga arritja e pajtimit të madh midis Nanos e Berishës në verëne vitit 2002. Në gazetën e Tiranës “Panorama” të datës 16 Nëntor 2002 kam lexuar edhe fjalët tuja plot kënaqësi që u arrit të qetësohej furtuna në atë legenin e ujit të pisët të politikës shiqptare, pas realizimit të mrekullueshëm të idesë suaj që Shqipëria të bëhej me “president konsensual’.

Jam njëri ndër ata më të paktit që e kanë kundështuar për arsye parimore dhe praktike këtë “shpikjen” Tuaj të mahnitëshme dhe kam shprehur skepticizëm të madh për pajtimin Nano-Berisha. Nuk m’u shuan ndienjat e dyshimit e të skepticizmit as kur lexova fjalët Tuaja : “Gjatë viztës time të fundit në Shqipëri për herë të parë pata ndiesinë se klima politike në vend kishte ndryshuar për mirë, që politikanët silleshin normalisht, ndonëse siç është e natyrshme që ata jo gjithmonë mund të jenë të të njëtit mendim. U ktheva me një ndienjë optimizmi që Shqipëria mund ta zotërojë të tashmen dhe të ardhmene vet”. Në atë intevistë të botuar në “Panorama” të datës 16 nëntor , e nderuara Zonjë, Ju u përpoqët të na gëzonit edhe me pohimin se kishit zgjedhur në Paralamentin Europian “presidentin konsensual” të Shqipërisë, se kishit mundësuar pranimin në familjen e Partive Popullore të Europës të një partie opozitare shqiptare, të partisë që e kyeson miku Juaj më adhuruar në Shqipëri, Genc Pollo.

Por për fat të keq, e ndëruara Zonjë, ajo që pamë për dy ditë me radhë në parlamentin shqiptar dhe krlima e acaruar që vazhdon pas atyre ditëve janë dëshmi se zgjedhja e “presidentit konsensua” ka qenë një vërë në ujë, nëse e vlerësojmë atë nga ndikimi në ndyshimin e klimës politike konfliktuale që ekzistonte në Shqipëri. Për muaj të tërë pas dashurisë së madhe Nano-Berisha, që nuk bënin më gjë pa njëri tjetrin, që filluan bashkërisht të bënin kokëprerje dhe kokëngjitje politike, shqiptarët u trullosën nga “ndyshimi i klimës” së konfliktualitetit politik. Pati natyrisht shumë që nuk besonin në këtë ”mrekulli” dhe prisnin atë që pamë në parlament më 17 dhe 18 shkurt 2003. Pra, e ndëruara Zonjë, ” kalamajtë” më sherxhinj të politikës shqiptare që ju i edukuat dhe i bëtë djem të mbarë me premtimin se do të silleshin si engjëj të pajtimit politik, i nxorrën përsëri brirët e djallit në politikën shqiptare. Gjithçka Ju keni kujtuar se realizuat për mbarë e për mirë në Shqipëri ka shkuar brenda dy ditëve për dhjamë qeni.

Tani, e nderuara Zonjë, do të bënit mirë të takoheshit e të qanit hallet tona e bezditë Tuaja me Franc Vranickin, i cili kur merrej me sherret e Shqipërisë në vitin 1997 pat deklaruar se “ në këtë vend është e pamundur të dallosh djajt nga engjëjt”. Edhe zotëri Prodi që erdhi atëherë si kryeministër i Italisë të shuante flakët e rebelimit në Shqipëri dhe të shpërndate nëpër vend hirin e pushtetit që e shkrumboi rebelimi, më shumë u mor me rbelelët. Tani u dekorua nga pushteti që vendosën ata. Por as ai nuk na ka thënë qartë se ka arritur apo jo të dallopjë djajt nga engjëjt në Shqipëri. Ju në verën e vitit 2001 duke realizuar projektin e caktimit në krye të shtetit shqiptar të një “presidenti konsensual” me pëlqimin e atyre që ishin kryetar të engjëjve e të djajve për të cilët flisste Vranciki, sikur tentuat të krijonit përshtypjen se të gjitthë ishin engjëj, se ajo puna djajve kishte qenë vetëm një halucinacion. Mirëpo zhvillmet më të fundit po na bëjnë të mendojmë se atëherë e tani në politikën shqiptare gurët i paskan lujatur vetëm djajt dhe se as zotëri Vranicki, as zotëri Prodi, as Ju, e nderuara Zonjë, as të tjerë që janë marrë me këto punë nuk kanë kuptuar gjë nga politika shqiptare, ose , Zoti na ruajtë, kanë hedhur vetë vallet djallëxzore që janë luajtur në Shqipëri.



E nderuara Zonjë,



“Pajtimi” Nano-Berisha na është servirur edhe nga Europa si “shkopi magjik” për qetësimin e tensioneve politike në Shqipëri. Kjo doli rrenë e madhe dhe bllof i shëmtuar. U gënjye Europa, apo na gënjeu ne me llustrën që i dha gjendjes politike në Shqipëri gjatë disa muajve? Nano e Berisha nuk ndryshuan aspak. Rolet e tyre janë ato që ishin. Grindjet pajtimet e tyre janë pjesë e lojës së tyre. Po Europa i ka ditur këto? I ka pëlqyer këto? Apo nuk ka qenë e aftë të bëjë ndryshe dhe i ka pranuar këto lojëra?.

“Kalamajtë” po shahen e grinden në politiknë shqiptare, e nderuar Zonjë, por balta dhe gurët si gjithnjë bien mbi shqiptarët. Ju lutemi urdhëroni edhe një herë sa më shpejt në Shqipëri që të mos kujtojmë se po i lani duart nga misioni Juaj mirëvbërës tani që “kalamajtë” e bindur u bën sërisht harrakatët që ishin. Nuk po Ju themi hajdeni të na rregulloni punët, se këtë nuk e bëni dot edhe sikur të doni. Hajdeni të zbaviteni edhe Ju, sikurse po zbavitemi ne me pajtimet dhe grindjet në politikën shqiptare ku sharjet kanë zëvendësuar përshëndetjet, ku veprimtaritë mafioze kanë zëvendëaur qeverisjen, ku kushtetutën thuhet se e shkelin ata që e imponuan në mënyrë jo kushtetuese dhe hiqen se po e mbrojnë ata që e shpallën anti-kushtetutë. Hajdeni, Zonjë, të kënaqeni me arritjet e mëdha të Europës në vendosjen dhe në konsolidimin e “demokracisë” në Shqipëri.



23.02.2003 Abdi Baleta



Një kritik-dashamir i misioneve Tuaja në Shqipëri
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, Mbrojtes i vertete i Shqiptarizmit

Pensionist hesapi....si do e kaloje kohen Abdiu..?
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Abdi Baleta, Mbrojtes i vertete i Shqiptarizmit

tema mbyllet sepse ekziston nje teme tjeter me titull "Abdi Baleta ky fondamentalist oriental", ne te cilen mund te shprehni idete tuaja mbi kete personazh.
Nuk mund te hapen ne forum tema per çdo aspekt te karakterit te zotit Baleta.
 
Top