A ua përgjojnë bisedat në Skype?

Albforumi

Primus registratum
A ua përgjojnë bisedat në Skype?

81.jpg

Paramendoni që jeni duke folur me bankën tuaj duke përdorur shërbimin Skype VoIP, e një Trojan të jetë duke incizuar secilën fjalë që e flisni, duke filluar nga emri dhe shifra juaj e përdoruesit.

Një trojan i emëruar Trojan.Peskyspy e bën pikërisht këtë gjë, u incizon bisedat të cilat kryhen nëpërmes Skype VoIP (Voice over IP), aplikacionit të njohur për telefoni nëpërmes internetit.

Kjo nuk është hera e parë që paraqiten trojanët të cilët konfigurohen për të spiunuar shfrytëzuesit e shërbimit Skype, megjithatë kjo është hera e parë që Skype Trojan mund të incizojë thirrjet telefonike. Ky softuer dashakeq sulmon kompjuterët të cilët punojnë me sistemet operative Windows 2000, 95, ME, NZ, XP, Vista e Windows Server 2003.

Ekspertët theksojnë se nuk bëhet fjalë për asnjë lëshim të sigurisë në Skype por thjeshtë Trojan.Peskyspy e gjen ku është kanalizimi i zërit (audio streaming) dhe shndërron atë në dosje MP3 e cila mund ti dërgohet përgjuesit në largësi.

Për shkak të popullaritetit të madh të Skype janë rrezikuar shumë kompjuterë sepse ai është i hapur për publikun dhe ekziston rreziku i madh që të përshtatet të jetë i rrezikshëm. Megjithatë, gëzon fakti që ky trojan është karakteristik vetëm për Skype dhe tani për tani nuk mund të shpërndahen nga njëri kompjuter tek tjetri.

Kompania për siguri të internetit, Symantec, thekson se është e rëndësishme që rregullisht të përditëson versionet tuaja të Skype dhe të përdorni Microsoft Windows Update në mënyrë që të siguroheni që sistemi juaj operativ Windows të jetë i azhurnuar me arnimet e sigurisë.

share_save_171_16.png

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=226. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=226

Top