A thua po terhiqet Berisha nga ideja e Centralit Berthamor?

Al-Punk

Still here
Po lexoja nje lajm online dhe duket sikur Berisha i ka futur indietron idese per centralin berthamor. Nder fjalet e tija te cituara ne artikullin me poshte theksohet shume e me shume Energjia e Gjelber, e rinovueshme qe nuk ka te beje fare me ate berthamore.

TIRANË- Duke ritheksuar faktin se Shqipëria ka burime të panumërta energjie dhe te gjitha shanset te behet superfuqi e vogel energjitike ne Europe, kreu i qeverisë, Sali Berisha ka deklaruar se për qeverinë që drejton mbetet prioritet energjia e rinovueshme. Sipas Berishës, qeveria do të punojë intensivisht në këtë drejtim, madje do të adaptojë edhe sistemin ligjor më të mirë për blerjen e energjisë së rinovueshme.
Deklarata është bërë gjatë fjalës së mbajtur nga kryeministri në konferencen për energjinë e rinovueshme, gjatë së cilës Berisha ka garantuar se biznesi do të ketë mbështetjen e nevojshme për të bërë investimet në këtë sektor.
“Vendi ynë i ka të gjitha potencialet ekzistuese për të siguruar energjinë nga uji, por edhe burimet e tjera alternative”- ka thënë Berisha, duke kërkuar nga bankat të mbështesin investimet në këto projekte.
“Ky vend derdh në det 6 herë më shumë ujëra se sa ka sipërfaqen e saj. Është vendi më malor në rajon, por i bekuar se malet e tij janë të pasura me ujë. Shqipëria mund të ecë e sigurtë si një Green Albania, burimet e saj janë të panumurta”- tha Berisha, duke kujtuar se vendi ka potencial te madh ne fushen e eres, ka shume diell dhe per pasoje edhe potencial të madh të energjisë diellore.
http://www.panorama.com.al/lajmi-i-...et-energjia-e-rinovueshme-mbeshtetje-biznesit
 

Sweety el

Locus omnem
dhe centrali berthamor na duhet ne shqiperi,te shkaterrohemi me keq sepse do te ndotet ambienti,dhe lamtumire turizem bregdetar pastaj do na duhet te ikim jashte shtetit per pushime.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Burri iher flet kshu qe ska per te heq dore...e sidomos Sala :D
E kam thene, ne si shqiptare sja kemi friken centraleve berthamore. Ata qe duhet te kene frike jane vendet perreth :D Ja tregojme se ca i pret qe me tenderin po te duam :D
 

gangsterja

Primus registratum
Se ne fakt europianet na ndihmuan shume.Hajde ne per kryeminister qe kena do qe te behet shembull nga qe te marre pak frame.
 
Top