A te perjashtohen shqiptaret nga privatizimet?

komino

Valoris scriptorum
A te perjashtohen shqiptaret nga privatizimet?

Qeveria miraton formulën e privatizimit të kompanisë shtetërore

Insig nxirret në shitje, përjashtohen shqiptarët

Bizneset shqiptare mund të blejnë ndonjë aksion të mbetur pa shitur në tenderin ndërkombëtar

Eltion Hoxha

TIRANË-Kompania shtetërore e sigurimeve Insig,do të nxirret për privatizim me anën e një tenderi të hapur ndërkombëtar, por duke përjashtuar në garë çdo lloj konsorciumi shqiptar, i cili mund të krijohet për blerjen e tij. Kompanitë shqiptare mund të blejnë ndonjë aksion të mbetur pa shitur me anë të ofertave publike, vetëm pas shpalljes së fituesit pas tenderit të hapur ndërkombëtar. Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili parashikon formën dhe formulën e privatizimit të 61 për qind të aksioneve që shteti shqiptar zotëron tek kompania e sigurimeve. Në projektligjin e qeverisë shqiptare parashikohet që kompania "Insig" t'i nënshtrohet privatizimit me anën e një tenderi të hapur ndërkombëtar, i cili duhet të ketë një fitues përpara datës 31 dhjetor të vitit të ardhshëm. Por përpara tenderit të privatizimit do të zhvillohet një tender tjetër ndërkombëtar për të përzgjedhur kompaninë, e cila do të vlerësojë çmimin e kompanisë.

Biznesi vendës
Projektligji i hartuar nga ekspertët e qeverisë përjashton automatikisht kompanitë shqiptare për të marrë pjesë në tenderin e hapur ndërkombëtar. Në nenin 2 të projektligjit, i cili flet për formën e privatizimit, thuhet se "forma e transferimit të 61 për qind të aksioneve të shoqërisë tregtare "Insig" sh.a., të cilat zotërohen nga shteti shqiptar, është transferimi me anë të shitjes, në favor të investitorëve strategjikë, nëpërmjet procedurës "Tender i hapur ndërkombëtar". Sipas projektligjit, me investitor strategjik nënkuptohet shoqëria e huaj e sigurimeve, të njohur në tregun ndërkombëtar të sigurimeve, e cila nuk është rezidente në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që nuk është themeluar sipas ligjit shqiptar. Miratimi i këtij projektligji në kuvend do t'i mbyllë të gjitha shtigjet për bizneset shqiptare, të cilat në formën e një konsorciumi do të kishin mundësi të konkurronin për privatizimin e gjigantit shtetëror të sigurimeve. Dy vite më parë një grup biznesmenësh u bashkuan dhe shpallën gatishmërinë e tyre për të konkurruar në tenderët ndërkombëtarë të organizuar nga qeveria shqiptare për privatizimin e sektorëve strategjikë.

Formula
Aktualisht kompania "Insig" është në bashkëpronësi të shtetit shqiptar me 61 për qind të aksioneve dhe dy institucioneve ndërkombëtare IFC dhe BERZH me nga 19,5 për qind secila. Struktura e formulës së privatizimit parashikon që aksionet e zotëruara nga shteti shqiptar t'u ofrohen për shitje investitorëve strategjikë, të përzgjedhura në tenderin e hapur ndërkombëtar, që do të organizohet nga Ministria shqiptare e Financave. Në rast se dy institucionet ndërkombëtare vendosin të transferojnë të drejtën e pronësisë te i njëjti investitor strategjik, atëherë kjo do të bëhet në bazë të legjislacionit shqiptar. Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi disa muaj më parë se të dy institucionet kanë rënë dakord të futen në të njëjtin proces privatizimi me aksionet që zotërojnë. Gjithashtu, në projektligj është lënë një klauzolë, e cila parashikon që në rast të mosshitjes të të gjitha aksioneve që zotëron shteti tek investitori strategjik, aksionet e mbetura t'u ofrohen subjekteve shqiptare me anën e ofertave publike.
Ky projektligj, me hyrjen në fuqi, do të shfuqizojë ligjin e vjetër të vitit 2002, i cili parashikonte formulën dhe formën e privatizimit të aksioneve shtetërore të Insig. Qeveria shqiptare pati menduar një formulë për privatizimin e kompanisë, ku do të nxirrte në shitje 51% të aksioneve t'i shiteshin një investitori strategjik, 9% t'i ofroheshin publikut dhe 1% e pronësisë t'i mbetej asaj.

INSIG
Kompania "Insig" e themeluar në fillim të vitit 1993 është e para shoqëri sigurimesh në tregun shqiptar. Deri në fillim të viteve 2000, ajo ka qenë lider i padiskutueshëm në këtë treg, por me hyrjen e operatorëve të tjerë dhe me mungesën e menaxhimit, ajo humbi terren në tregun e sigurimeve, ku sot renditet në vendin e tretë. Kjo kompani zotëron edhe një licencë për të operuar në tregun kosovar. Për vitin 2005, në tregun 40 milionë dollarësh të sigurimeve, "Insig" u rendit e treta me 16% të tij.


21/10/2006
www.shekulli.com.al
 

i_own_u

Primus registratum
Re: A te perjashtohen shqiptaret nga privatizimet?

po qe te perjashtohen...

Shqiptari akoma se kupton fjalen investim blejn per kapital

çfar esht nxier ne tender ne Shqiperi e kan ble ato 11 te nderuarit e Bankes Kombetare Tregtare ku blen Bira Tiranen, Bira Korçen dhe Hotel Tirana firmosen dhe nje investim prej 13.000.000 euro per Hotel Tirana dhe te vetmin investim qe bon ishte hapja e filialit te bankes qe zotrojn ne ambientet e Hotelit

nejse,

mir ardhin investitoret e huaj... e jo kto brek grisurit

shembull... asiguracioni i nje makine n'muaj ne Shqiperi kur shkojm me pushime p.sh. kap shumen e 90/100 euro pak a shum ate shifer e paguajn Shqiptaret per 6 muaj

imagjino ta fusin n'dor shqiptaret kte shoqeri asiguracioni se çmund te shpikin
 

ujku81

Primus registratum
Re: A te perjashtohen shqiptaret nga privatizimet?

Korrigjim, jo Banken Kombetare Tregtare por Banken Popullore. /pf/images/graemlins/smash.gif
Hmm, nuk jam shume dakort me ty Noto, Hotel Tirana ishte i falimentuar, dhe pasi u ble nga konsorciumi aktualisht eshte me fitim.
Gjithsesi keto jane investime relativisht te vogla dhe pa ndonje peshe ne ekonomine kombetare. Biznesi shqiptar nuk eshte ende gati te kryeje investime kolosale (te bleje Telekomin p.sh ose te ndertoje rruge). Me shume se mungese parash eshte mungese ekspertize.
 
Top