A paguhet ne internet me Debit Card

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
A paguhet ne internet me Debit Card

Une kam nje Debit Card, Visa Electron dhe desha te beja pagesa ne internet, nuk e di a eshte e mundur. Kete karte e kam marre tek Raiffeisen, kam pyetur ne websitin e tyre por nuk me kane kthyer pergjigje. Po mendoj te marr nje tjeter debit card tek Procredit apo ABA, Maestro apo Visa Electron, por nuk e di a mund te bej pagesa ne internet me to.
Please Help
Po ne vende te tjera si operohet me keto karta?
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Si rregull pagesa ne internet behet me credit card. Nga te gjitha sitet e internetit ku mund te besh blerje online, jane vetem shume pak ato te cilat mund te pranojne pagesa nga debit cards.

Nese ti ke marre nje debit card nga Reiffeisen Bank, ka te ngjare qe kjo te jete Visa Electron... jane disa site europiane te cilat pranojne pagesa nga kjo karte kurse sitet amerikane ka te ngjare qe nuk e njohin fare kete lloj karte dhe kam pershtypjen as Maestron.

Nese ti ke vertet shume nevoje per te bere shpesh pagesa nga interneti; athere duhet te marresh credit card qofte kjo Visa apo Master Card, apo Diners por te paralajmeroj qe "there's much more than meet the eye"... duhet te vesh nja 2000 EURO si tip depozite per collateral dhe pervec kesaj informacionet per tarifat, interesat apo gjobat nuk jane fare transparente keshtu qe une mendoj qe nuk ja vlen...
 

blendiys

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Mesa di une pagesat me Debit Card mund ti besh vetem ne blerje lokale,dhe jo te gjitha faqet e aplikojne kete lloj pagese.
Po nese shkon deri tek Credit Card,eshte me e sigurte dhe po aq e shpejte pagesa me Pay Pal (por dhe ne kete rast duhet te posedosh nje karte krediti) /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Ne fakt dua te bej nje pagese ne nje website anglez, i cili e nxjerr ikonen e kartes Visa Elektron, por ka kaq shume proceduara per te plotesuar sa nuk kam mirefilli guximin per te vazhduar me tej. Behet fjalet per nje pagese nga 20-30$
 

soni2

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

mund te paguash por me pare duhet te shikosh mundesine qe ajo firme ka per mbrojtjen e tranksiacioneve me banc card sepse jane pre e shume piraterive te cilet pasi marrin informacjonet e tua bejne blerje ne internet me shpenzimete tua!!!!!
 

blendiys

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Sintetik /pf/images/graemlins/laugh.gif
Per blerje 20-30 $ po e vriske mendjen? /pf/images/graemlins/wink.gif
Shiko se mund te paguash dhe me Postal Order,por duke qene se blerja behet ne Angli dhe pagesa duhet bere ne Paund.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Normal, une e vras qamet menjen

Nejse, une e provova dhe pagesa nuk u lejua, nuk e paguaj dot, ca tersi
 

Blendi

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Kjo qe thoni ju se ne internet mund te perdoresh vetem Credit Card nuk eshte aspak e vertete.
Une kam paguar shume here per mallra ne internet qofte me Credit Card ashtu edhe me DEBIT CARD qe eshte e lidhur direkt me llogarine time te thjeshte bankare me "Bank Of America" (E palidhur me American Bank of Albania.

Vini re dicka. Asnje nga faqet e internetit qe njoh nuk bejne fare pyetjen nese karta eshte Debit apo Credit. Ato thjesht duan te dine nese eshte Visa apo AE apo Mastercard...

Kartat kane gjithmone 16 numra (4 grupe nga 4) dhe 2 numrat e pare jane "prefiksi" Visa, Discover apo cfardo marke eshte...Nuk di se si funksionon sistemi bankar Shqiptar, por me nje Debit karte amerikane mund te blesh ne internet fare kollaj.
 
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Bej kujdes me debit karten ne internet. Nese perdor ate te kreditit dhe dikush vjedh infon tende, ata mund te charge-in mallra ne llogarine tende, por sidoqofte kartan kane proteksion dhe i dilet ne fund atij muhabeti. Nese perdor debitin dhe dikush te vjedh infon, te zbrazin llogarine bankare e do marri muaj deri sa banka te te kthej leket ne llogari. :shrug:
 

Djep

Forumium maestatis
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Shembull problemi me tre kerkesa

Problem.

Kemi nje debit card "Visa Electron" te leshuar nga Raiffeisen Bank ne Tirane, Shqiperi (shtet qe laget nga deti "Adriatik" mu prapa takes se cizmes se Italise). Ne mundohemi te bejme nje pagese online me kete karte, por asnje website nge World Wide Web nuk e njeh si karte. (Pra ne shqiptareve as leket s'denjojne te na marrin - nejse, kjo eshte teme tjeter). C'duhet te bejme per te bere pagesen online?

Zgjidhje:

1) Pse nuk e pranon nr. e kartes websiti?

Numrin e kartes websiti nuk e pranon sepse karta eshte Debit, dhe jo Credit. Ne qofte se karta do te ishte Credit, websiti ndoshta dhe e pranonte. Duhet thene "ndoshta" sepse nuk duhet folur me siguri ne kete rast pasi edhe nje karte Credit mund shume mire te mos e pranoje, vetem sepse eshte shqiptare.

2) A pranon karta te huaja Debit websiti?

Natyrisht qe po! Por vetem kartat Debit te Bashkimit Europian dhe te SHBA-ve.

3) Perfundimisht, c'duhet bere per te paguar online?

Te lusim nje italian, suedez, spanjoll, amerikan ose nje emigrant shqiptar qe jeton ne keto shtete te paguaje ai me karten e tij per ne, pasi ne te kemi derguar nje wire me parate qe nevojiten per pagesen ne fjale nga llogaria e bankes sone tek llogaria e bankes se tij.

Pergjigjje:
Per te bere pagesen online me Debit Card duhet te Shqiperia te hyje ne BE.
 

blendiys

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Woow,po une qe jetoj ne Belgjike dhe nuk paguaj dot me Debit Card?

Qofsha i gabuar por deri me sot nuk kam hasur ne ndonje faqe interneti ku pranohen pagesat me Debit Card.

...dhe sigurisht qe faqet e internetit nuk kane opsione per kete lloj karte sepse pranojne pagesa vetem me Credit Card (Visa,American Express,Mastercard,BCC)

O Sintetik,per c'faqe behet fjale? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Fillimisht postuar nga Nelk@:<br />[qb]Nese perdor debitin dhe dikush te vjedh infon, te zbrazin llogarine bankare [/qb]
Ti e ke ne rregull por dua te shquaj ketu se; It will be that hackers lowest paying Job - haha checking account te studentave kot nuk jane "free", They're free of cash!

Sa per punen e Debit - Credit; Une nuk kam lexuar gje, thjesht kam perdorur timen (Debit-checking account card), pa probleme. Interesante eshte qe ne supermarket kur u jep karten ata te pyesin 'Debit or Credit?' dhe une me te njejten karte, here kam thene "Debit" here kam thene 'Credit".
Ndryshimi i vetem i dukshem eshte ky - kur paguan DEBIT duhet te fusesh kodin PIN te kartes ne tastjere qe te perdoret, kur ti fut kodin nuk te kerkohet te firmosesh faturen.
Kur paguan CREDIT (e njejta karte - checking account), nuk te kerkohet kodi PIN i kartes por thjesht FIRMA mbi fature ne fund te transaksionit. Kjo le shteg per mashtrim pasi shume dyqane nuk kerkojne fare identifikimin e mbajtesit te kartes. Plus, kur ti perdor nje DEBIT CARD sikur eshte CREDIT paguan nje shume, sidoqofte minimale.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Ndryshimi praktik midis kartes Credit dhe Debit eshte shume i qarte: me nje Credit Card eshte sikur ti ke tek banka jote nje linje krediti te hapur dhe pa limit. Pra per cdo shpenzim apo blerje qe te teket te besh, eshte banka ajo qe paguan. Kjo shpjegon pse te gjitha sitet pranojne karta krediti, pasi ato kane sigurine qe banka i paguan per mallrat apo sherbimet e kryera dhe shitesi nuk do t'ja dije nese ne fund te muajit ti ke mundesi t'i mbulosh me pagese keto shpenzime apo jo. Banka nga ana e vet mendohet mire perpara se t'i japi nje klienti te vet Credit Card, merr te gjitha masat per garancite e mundshme, kontrollon historine tende te kreditit, te ardhurat e tua etj. etj.

Ne rastin e nje Debit Card, shitesi nuk ka sigurine qe do te paguhet per mallin apo sherbimin e kryer pasi pagesa behet vetem nese ne llogarine e bleresit ka gjendje. Pra nuk eshte banka ajo qe ben pagesen ne vendin tend. Si rregull Debit Cards sherbejne vetem si nje vend i perkohshem ku te vijne te ardhurat e tua: psh. ne Shqiperi kohet e fundit njerezit terheqin rrogat ne ATM npm kartave te tilla apo studentet te cileve prinderit u dergojne npm transfertes bankare parate per fees apo allowances. Pra eshte mese normale qe ne nje moment te caktuar, kur zoteruesi i kartes Debit i ka terhequr parate nga llogaria, gjendja e llogarise se tij te jete zero ose shume e vogel per te perballuar blerjen e nje sherbimi apo malli nga interneti bashke me kostot e blerjes.

Si perfundim eshte normale qe shumica e siteve te internetit pranojne vetem Credit Cards.

Me vjen keq qe pikeveshtrimi i Djepit - edhe pse shume interesant /pf/images/graemlins/smile.gif - eshte pa baza. Keshtu mos u shqetesoni fare qe Shqiperia nuk eshte ne BE, mund te besh pagesa me Credit Cards nga Shqiperia sa te duash.

Shyqyr zotit, ne boten virtuale te pakten e kemi kete te drejte.

:wave:
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

U trasha, jo shume konvergim ne pergjigjet tuaja...
Une pagesen nuk e bera dot...

Po Postal Order si funksionon???
Po Postal Order si funksionon???
 

blendiys

Primus registratum
Re: A paguhet ne internet me Debit Card

Mesa di une Postal Order behet nga banga ose zyra e postes dhe pa patur nevoje te kesh nje llogari bankare.
E keqia eshte tarifat e larta qe do te duhet te paguash per kete veprim.
Me teper info mund te gjesh ne zyrat perkatese,sepse nga vendi ne vend,sherbimet dhe tarifat ndryshojne.
 
Top