A ndikojne pozitivisht ne Ekonomi?

stil

Primus registratum
A ndikojne pozitivisht ne Ekonomi?

A mendoni se "internshipet" ndikojne pozitivisht ne ekonomine e nje vendi?

AS@N - Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote, po organizon kete vere nje sere internshipesh ne administrate dhe ne kompanite private per studentet shqiptare qe studiojne jashte vendit ne www.asan.net.al, a mendoni se kjo do te ndikoje pozitivisht, nuk do te ndikoje fare apo do te ndikoje negativisht, si ne tregun e punes, ashtu edhe ne rang me te gjere, pra ne ekonomine shqiptare? /pf/images/graemlins/booki.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: A ndikojne pozitivisht ne Ekonomi?

Internshipi behet te kualifikohen studentet dhe te pershtaten me menyrat e punes ne Shqiperi. Keto jane nje lloj kualifikimi ne rangun personal te ketyre studenteve, dmth lidhje me ekonomine apo me variabla te tjere ne kete stad nuk mendoj se ka.
Per mua do ishte me sagllam pyetja "A do ndikojne ne tregun e punes dhe ne pergjithesi ne ekonomine e Shqiperise kthimi i studenteve qe kane studiuar ne shkollat me te mira perendimore?"
Pergjigja ime do ishte normal qe do kete ndikim dhe madje pozitiv. Tregu i punes dhe burimet njerezore jane variabla te ekonomise se nje vendi, keshtu qe ngritja e kualitetit te ketij tregu i jep shanse ekonomise vendase te ngrihet nje stad me larte.
 

stil

Primus registratum
Re: A ndikojne pozitivisht ne Ekonomi?

Shume e drejte EBM, faleminderit! Shresojme qe, ne si studente te ndikojme sa me shume ne kete zinxhir zhvillimi!
 
Top