A mund te degjoj muzike nepermjet PC ne Televizor?

VIMAR

Forumium praecox
A mund te degjoj muzike nepermjet PC ne Televizor?

Desha te dija nese eshte e mundur qe ta lidhesh kompjuterin me televizorin qe te degjosh muzike nga ky i fundit? E kam fjalen duke ditur qe TV ka amlifikator pra do me teper volum nese zeri nuk del nga bokset e kompjuterit po nga ato te televizorit?
 

albawebdesign

Primus registratum
Re: A mund te degjoj muzike nepermjet PC ne Televizor?

Vimar ajo qe ti thua eshte e mujshme ti mundesh ta lidhesh PC-ne me televizor dhe te shikosh filma muzike etj.

Kjo mendyr tash po behet aq me shume e perdorur dhe aq me vler

Mënyrat e lidhjes së kompjuterit me televizorin

Mënyrat e lidhjes janë të shumta por unë do të përshkruaj vetëm lidhjen me të të thjeshtë, më popullore dhe që jep rezultate të kënaqshme përmes funksionit që njihet me emrin "TV out" apo "video out". Kjo lidhje bën atë që ekrani i televizorit të mund të zëvendësojë atë të kompjuterit.

Kushtet që duhen plotësuar për të kryer lidhjen e kompjuterit me televizorin
Televizori yt duhet të ketë hyrjen për kabëllin scart (pjesa më e madhe e televizorëve e kanë). Aq më mirë nëse ka edhe hyrjet SVHS dhe RCA.
Nëse televizori yt nuk ka hyrje për kabëllin scart mund të kryesh lidhjen e mëposhtme përmes videoregjistruesit, gjithnjë nëse ky ka hyrjen scart.
Ndërsa kompjuteri yt duhet të ketë një kartë video (kartë grafike) me funksionin që njihet si "video out" apo "TV out". Për të parë nëse kompjuteri yt e ka këtë funksion mund t'i hedhësh një sy faturës që ke marrë me kryerjen e pagesës ku përmenden përbërësit kryesorë të kompjuterit tënd. Shih nëse shkruan diçka mbi "video out" apo "tv out". Duhet të ndodhet në të njëjtin rresht ku flitet për llojin e kartës grafike (kartës së videos).

video-out.jpg



Kjo është pjesë e kartës grafike (video) me daljet RCA (e verdha) dhe S-video (e zeza).

Mënyra tjetër është hedhja një sy pjesës së prapme të vetë kompjuterit. Shiko nëse ka ndonjë prej daljeve në figurë që njihen si RCA Composite dhe S-Video (disa kompjutera i kanë të dyja). Sa më i ri të jetë kompjuteri aq më të mëdha janë gjasat që kompjuteri yt të ketë "video out". Mund të them nga përvoja ime se rasti më i mirë do të ishte ai kur kompjuteri do të kishte RCA composite.Zakonisht kartat e videos që kanë 60 Mb kujtesë e sipër kanë edhe "TV out".
Mund të them nga përvoja ime se rasti më i mirë do të ishte ai kur kompjuteri do të kishte RCA composite.

Nëse kompjuteri yt nuk ka ndonjë nga daljet e përmendura atëherë duhet të vësh në njërën pjatë të kandarit ekonominë tënde dhe në tjetrën dëshirën për të parë video/filma nga kompjuteri në televizor. Fut tek pjata e parë edhe instalimin e kartës së re brenda në kompjuter.
Ndërkohë që një kartë e mirë video është e nevojshme edhe për luajtjen e lojrave më të reja.
As mos e sill ndërmend lidhjen e kompjuterit me televizorin nëse kompjuteri yt është aq i vjetër sa që nuk mund të luajë fare video apo stërmundohet kaq shumë derisa ngecën gjatë luajtjes së tyre (këtu nuk është fjala për "ngecjen" gjatë parjes së programeve televizive drejtpërdrejtë nga interneti e cila është e një lloji tjetër dhe për të cilën Rruzull.net do të flasë në një shkrim tjetër).

Lidhja përmes daljes RCA Composite

scartadapter.jpg

Kështu duket Scart Adapter që futet në hyrjen Scart të televizorit

Kjo dalje (shih figurën sipër), për mendimin tim, mundëson lidhjen më të përkryer, më të thjeshtë dhe më të lirë. E gjitha që duhet të blesh është një kabëll njëfishësh që njihet si "RCA Composite cable" aq të gjatë sa të arrijë televizorin.
Zakonisht gjendet në gjatësitë 1m, 5m dhe 10m. Një kabëll 5 metërsh duhet të mjaftonte. Kabëlli 10 metërsh mund të sillte humbje të kualitetit të figurës.
Ky kabëll lidhet nga njëra anë tek dalja RCA Composite e kompjuterit tënd dhe nga ana tjetër tek hyrja "Video In" e televizorit tënd. Nëse televizori yt nuk ka "Video In" duhet të blesh një Scart Adapter (shih figurën) apo akoma më mirë të blije një paketë që do të përmbante kabëllin RCA, Scart Adapter si dhe kabëllin e zërit. Këtu në Suedi kam parë paketa të tilla të kushtojnë 50 korona (rreth 5 dollarë) në Rusta deri në të ashtuquajturat dvd-kit që kushtojnë rreth 250 korona (rreth 25 dollarë) në Clas Ohlson. E dyta i ka kabujt të veshur në ar por edhe e para, ndonëse e lirë, mund të jipte rezultat të përafërt.


svideo_cable.jpg

Kështu duket kabëlli S-Video


Lidhja përmes daljes S-Video
Ndonëse thuhet se formati i videos S-Video jep një kualitet më të mirë të figurës përmes kabëllit që quhet "S-Video cable", mua nuk më ka dalur kështu, por kjo mund të ketë të bëjë me llojin e televizorit si dhe me aftësitë e programeve që kam përdorur për të mposhtur sinjalin bllokues Macrovision të daljes S-Video që ka karta jote e videos dhe që është vendosur në kompjuterin tënd për të mos lejuar kopjimin e filmave të formatit dvd në videoregjistruesin e shtëpisë. Kjo lidhje jep një figurë të mirë nëse televizori yt është aq i ri sa që ka hyrje "S-Video In" (SVHS).


svideo.jpg


Kabëlli që konverton SVideo në RCA

Nëse televizori yt nuk ka "SVideo In" apo ndryshe "SVHS" - që zor se mund ta ketë - të këshilloj të blesh një kabëll konvertuese që bën kthimin nga "Svideo out" në "RCA", në vend që të përdorësh një kabëll Svideo për ta lidhur drejtpërdrejtë tek Scart Adapter.

Si të shoh figurën nga kompjuteri në televizor ?
Nëse ia ke arritur të lidhesh më në fund kompjuterin me televizorin, mënyra më e thjeshtë për të parë figurën nga kompjuteri në televizor është heqja e kabëllit që lidh kompjuterin tënd me ekranin e kompjuterit (monitorin) e cila duhet të kryhet pas fikjes më parë të kompjuterit. Gjatë rindezjes, kompjuteri yt e zbulon automatikisht ekranin e televizorit.

Televizori duhet vendosur në kanalin VCR nëse lidhja është kryer përmes hyrjes Scart të televizorit. Zgjidh kanalin Svideo apo RCA, nëse lidhja është kryer përmes ndonjërit prej tyre.

Kujdes: Ekrani i televizorit nuk është aq i qartë sa ai i kompjuterit, duke e bërë të vështirë leximin e germave apo parjen e figurave të fushës së desktop-it që mund të sjellë vështirësi në gjetjen e programeve që don të hapësh apo edhe të vetë butonit të fikjes së kompjuterit. Nga ana tjetër, ndonëse mund të duket paradoksale, është pikërisht kjo paqartësi që bën videot/filmat me rezolucion të ulët të duken më mirë në televizor sesa në kompjuter duke mbuluar disa turbullira që mund të shfaqeshin në ekranin e kompjuterit gjatë luajtjes së tyre (parasëgjithash parjes së transmetimeve televizive përmes internetit).

Nëse gjithçka ka shkuar si duhet, duhet të arrish tashmë të shohësh figurën nga kompjuteri në televizor por akoma bardhë e zi. Sidoqoftë urime !

Në një shkrim tjetër Rruzull.net do të përshkruajë mënyrën se si përmes programit TVtool të arrish të mposhtësh kodin bllokues Macrovision, shkaktari i daljes së figurës bardhë e zi, dhe të marrësh një figurë të qartë, me ngjyra dhe si të eliminosh shiritat e zinj që mund të dalin në brinjët e ekranit të televizorit tënd.

Nxjerrja e zërit - Si të lidh kompjuterin me pajisjen stereo ?

zeri.jpg

Kështu duket kabëlli që përcjell zërin nga kompjuteri në televizor apo stereo

Për të nxjerrur zërin në televizor mjafton një kabëll zëri me një fish dalës (i ziu në figurë) dhe dy fisha hyrës (left, right). Fishi dalës lidhet me daljen e zërit në kompjuter (nga prapa) ndërsa fishat hyrës lidhen me hyrjet e zërit (left, right. Zakonisht fishi i kuq hyrës është i djathti, right) në televizor ose në Scart Adapter - aq më mirë nëse ke një pajisje stereo, kështu do të përjetohej më së miri (në stereo) një film i formateve tepër të mira si ç'janë ato divx apo dvd, ndonëse televizori yt mund të jetë mono.

Si të lidh kompjuterin me videoregjistruesin për të regjistruar një film/video ?
Hapat e mësipërm mund të ndiqen edhe për të lidhur kompjuterin me videoregjistruesin, ku Scart Adapter futet në hyrjen scart të videoregjistruesit. Aq më mirë nëse videoregjistruesi yt ka hyrjet RCA apo SVHS.
Nëse dëshiron të regjistrosh një film/video në videoregjistrues duhet të lidhësh edhe zërin me videoregjistruesin dhe jo më me stereon, përndryshe filmi do të dilte pa zë.

Nëse ke ndonjë gjë të paqartë gjatë kryesjes së lidhjes së kompjuterin me televizorin mund të shtrosh pyetjet (komentet) e tua në fund të këtij shkrimi. Unë do të përgjigjem brenda mundësive.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: përvoja vetjake
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !

Per AlbForum.com Pergaditi: Flamuri
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: A mund te degjoj muzike nepermjet PC ne Televizor?

Teknikisht është e mundshme dhe më sipër është spieguar edhe konkretisht kryerja.
Por, mos harro se TV asnjëherë nuk janë shquajtur për cilësi zëri. Nëse ti ke një CD fort të dashur merre edhe provoje diku në një sistem HI-FI në një dyqan dhe më pas në këtë sistemin me bazë TV që mund ta krijosh lehtë dhe shih diferencat.
(Nuk di, mbase Bang & Oluffsen tregton TV me cilësi zëri të pranueshme, pasi pjesa dërrmuese e markave të tjera kanë cilësi zëri për t'ja marrë me kuje.)
Më shkurt, nëse cilësia e zërit ka rëndësi për ty, atëherë bëhu gati për të shpenzuar në një përforcues dhe loudspeakers (bërtitësa?, fortfolësa?) që do të të japin kënaqësinë e të dëgjuarit muzikë. Nëse lan pjata në restorant, si puna ime, po prapëseprapë do cilësi në tingull, hidhi një sy faqeve të kufjeve Senheisser apo AKG, se mbase gjen diçka më të lirë se sa 600 apo 800 Euro, nga ku fillojnë elementë Hi-Fi me cilësi të pranueshme për "audiophiles".
Unë për vete po pres rrogën e tretë që të blej një set loudspeakers + amplifier bashkë nga Videologic.
 
Top