A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Noe

Primus registratum
A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Mendova te hap kete teme te re pasi ka shume kohe qe e kam menduar ne vetvete. P.sh. kam vene re qe ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth i mbyllur dhe hermetik ku mbizoterojne te gjithe 12-13 vjeçaret dhe eshte shume e veshtire qe te hyjne dhe te spikatin te rinjte.
Ju lutem kujt mund t'i interesoje te shprehet.
 

Noe

Primus registratum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Desh harrova t'ju sqaroj qe me 12-13 vjeçare kam nenkuptuar politikanet qe filluan me 1990.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

po te kontrollosh mire do te vesh re qe jane hapur edhe tema te tilla ne kategori te tjera, ku theksohet roli qe te rinjte duhet te kene ne politike.
 

Guest
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

ahahahhahahaahahahahha
Sali Berisha dhe Fatos Nano kane bere ne shkolle nje lende qe quhej :Histori Partie apo jo>Kane qene sekretare edhe kryeminister ai i dyti....ku mesuan keto te ndertojne demokraci> Prane usdheheqjes? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> E ardhmja eshte e te rinjve...
 

Noe

Primus registratum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Igjithe problemi qendron se nuk po kapin akoma rol dhe jo me te jene aktiv pasi se pari duhet te mbrojne teme diplome si psh Gjergji po meret me heqjen e konkurseve, ndersa Petro po vazhdon akoma me katarsisin, disa te tjere po te rinj e te kuptohemi dhe ne frontet e tjera po pergatiten.
 

Tirana1614

Primus registratum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Politika duhet konsideruar si nje profesion dhe si i tille kerkon pervoje qe te dalesh ne krye. Une besoj se vetem ne politike ka ndodhur qe te rinj qe sapo kane mbaruar universitetin jane bere kryeministra, ministra, zv.ministra e drejtore. Besoj se te gjithe e dine qe perpara se te behesh gjenral ne ushtri duhet te kalosh nga nentoger, toger, kapiten e keshtu me rradhe. Qe te behesh kirurg i pare ne mjekesi duhet te kalosh nga ndihmes apo asistente, te besh nja 2-3 trajnime brenda ose jashte vendit e keshtu me rradhe nderkohe qe Koja eshte bere Minister shendetesie me te mbaruar fakultetin.
Fatkeqesia jone eshte se pjesa me e madhe e politikaneve vijne nga rrethet e ish PPSH ose afer saj pasi per 50 ajo ishte e vetmja parti politike. Mendoj se do te na duhet nje periudhe akoma me gjate ne demokraci per te krijuar nje brez te ri politikanesh pa asnje ose me pak lidhje me te kaluaren komuniste. "Mortaja e kuqe" ka lene pasoja qe do te kerkojne kohe, perpjekje e sakrifica per tu rikuperuar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

thote populli

i mencur nuk behesh me moshe por me dije


mendoj se nje student qe mbaron sot ekonomikun apo juridikun apo psikologjine e te gjitha studimet shoqerore eshte shume me i ditur e i afte per ta caur vendin aty ku duhet sesa nje ish burokrat i sistemit te vjeter edhe pse shume i afte ne ate kohe

ndryshon puna per fushat si inxhinieria apo mjekesia apo shkenca egzakte
por ata per mendimin tim nuk duhet te bejne fare politike se nuk e kane per natyre
 

Dri hajrizi

Primus registratum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Ore veni gishtin kokes!

Tere bota e civilizuar dhe demokratike ve ne balle te vendit cunak te tipit Majko, Meta, Thaqi.
Mjafte me me eksperimente se Shqiptaria gjendet buze gremines.

Rrofte Shqiperia etnike!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

dakort une po i ve gishtin kokes

tani me thuaj
nqs ndryshimi midis nje te riu si majko e nje te vjetri si berisha apo nano eshte mosha pra ne rastin me te mire experienca

cfare mund te perfitojme ne (sitemi kapitalist shqiptar) nga experienca e tyre si exponente te PPSH????????????????
 

bazuka

Primus registratum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Shpetimatari ta mbeshtes mendimin po ce do qe sbejme dot gje ka shume te tjere qe i perkrahin <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Fillimisht postuar nga Stargate:
[qb] Shpetimatari ta mbeshtes mendimin po ce do qe sbejme dot gje ka shume te tjere qe i perkrahin <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> [/qb]
perse nuk bejme dot gje

vetem ne forume mund te mblidhen rreth 5000 te rinj shqiptare qe mund te formojne nje organizate

llogarit te pakten 5000*5 (anetare familje) 25,000 vota pa bere asnje minute fushate e propogande
shumezohe per tre brenda nje jave (mesatare e pranuar e perhapjes se preferences) dhe arrin ne 75,000

dmth behet organizate parlamntare e fillon merr financime nga shteti per fushata

e gjithe kjo pa bere asgje.
vetem me vullnetin e mire per te bashkepunuar e me nje vizion te perbashket mbi te ardhmen e vendit e menyren e zhvillimit te tij

kjo organizate e mbledhur ne forume do te kishte nje avantazh tmerresisht te madh mbi te tjerat pasi ne kemi mesuar (ose po mesojme) te diskutojme e te pranojme mendimet e njeri-tjetrit duke bere kritika konstruktive.
 

bazuka

Primus registratum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Mua me pelqen shumeee si ide dhe uroj me gjithe zemer qe te realizohet dhe do isha e para qe do jepja me aq sa kam mundesi <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

Fillimisht postuar nga Stargate:
[qb] Mua me pelqen shumeee si ide dhe uroj me gjithe zemer qe te realizohet dhe do isha e para qe do jepja me aq sa kam mundesi <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> [/qb]
nje ore ne dite nga koha jote do te ishte mese e mjaftueshme fillimisht
behet fjale per te njejten kohe qe kalon ne forum por duke diskutuar me nje qellim te caktuar
 

Noe

Primus registratum
Re: A mendoni se ne Politiken Shqipetare eshte krijuar nje rreth vicioz ?

E keqje, tek politikanet tane te quajtur, eshte se ato shfrytezojne postet e ndryshme administrative ose bisnesin e interesave per tu pasuruar dhe jo se vijne nga nje jete publike te njohur, por shume nga ata vijne nga anonimati dhe po atje perfundojne sa ju mbaron mandati i postit administrativ te fituar ne menyre jo te drejte.
Shohim perdite se si x-i ose y-i kaperdisen sa jane ne post, duke u ruajtuar me badigarde e duke shetitur me makina deri ne bllokim trafiku, e kur ikin nga posti nuk i njeh kerkush(t'mos harrojme qe sa permenda jane gjitha kosto per taksapaguesit).
Bota, me te vertete ka klasa politike dhe te besh politike e quan profesion, por mos te harrojme se te gjithe ata qe marrin poste ne perendim nuk vijne nga hiqi, gjithashtu edhe pasi ju mbaron mandati ata vazhdojne po me ate intensitet ne jeten publike.
 
Top