A KINI BESIM TEK LIGJI E SHTETI PËR TË MBROJTUR JETËN TUAJ SI QYTETARË?

ÇFARË SIGURIE PËR JETËN IU OFRON SHTETI SHQIPTAR?

  • 10 %

    Votes: 3 100.0%
  • 20 %

    Votes: 0 0.0%
  • 30 %

    Votes: 0 0.0%
  • 40 %

    Votes: 0 0.0%
  • 50 %

    Votes: 0 0.0%
  • 60 %

    Votes: 0 0.0%
  • 70 %

    Votes: 0 0.0%
  • 80 %

    Votes: 0 0.0%
  • 90 %

    Votes: 0 0.0%
  • 100 %

    Votes: 0 0.0%

  • Total voters
    3
  • Poll closed .

Universal

AnonymouS
Sondazhi që po hapim kësaj here mund t'iu tingëllojë si klishe disave, mund t'iu duket i pavend disa të tjerëve pasi sipas tyre "këto gjëra dihen e nuk ka nevojë për sondazh". Por ne po e hapim sondazhin pasi duam të masim sadopak shkallën e besimit apo mosbesimit që qytetari shqiptar ka karshi shtetit të tij. Të gjithë e dimë që është detyra e shtetit që me anën e ligjit të mbrojë jetën, pasurinë dhe liritë kushtetuese të gjithë qytetarëve të vetë. Kjo është arsyeja themelore përse shteti ekziston dhe përse ne e mbajmë shtetin më këmbë me taksat tona.

Pyetjet që ju drejtohen personalish si qytetar janë:

- A ndiheni i sigurt për jetën në vendin/qytetin ku banoni ju dhe familja juaj?
- A keni besim se shteti shqiptar mund t'iu sigurojë jetën, pronën e liritë tuaja kushtetuese?
- Në betejën mes krimit dhe shtetit ligjor, kush po fiton dhe kush po humbet?
- A ekziston simbioza mes krimit dhe politikës shqiptare?
- Krimi kontrollon politikën apo politika krimin? Apo janë dy kokat e së njëjtës monedhë?
- Çfarë duhet të ndryshojë që situata e sigurisë në vend të përmirësohet?

Si çdo sondazh, mendimi dhe vota janë personale, dhe nuk ka nevojë që të replikoni mendimin e njëri-tjetrit. Mjafton të lexoni në heshtje mendimin e njëri-tjetrit.
 

SNAP

Papirus rex
Po te kesh para,biznese ne kete lloj shteti nuk je i sigurte, 100% rrezikon veten dhe familjen.
 
Top