A ke nevoje Shqiperia per President?

RobertdeNiro

Primus registratum
A ke nevoje Shqiperia per President?

Kur shoh te drejtat dhe detyrat e Presidentit (qe jane kthyer ne zero), me lind vetvetiu kjo pyetje.

Presidenti nuk ka fuqi,as te drejtoj nje delegacion.Ateher perse duhet te merren nga fondi fukara i arkes se shtetit para, per te mbajtur ne kembe nje institucion qe de fakto nuk ben asgje.
Vila,ushtare,makina,truproje,rroga,djeta,etj.etj.
paguhen per nje institucion te kote.

Lexoni se cfar i ben halabaku Nano,Presidentit:




Presidenti i Republikës Alfred Moisiu është bërë sërish dëshmitar i një truku protokollar të kryeministrit Fatos Nano në Stamboll, duke u detyruar të mbajë në vend të vajzës së tij, kryeministrin shqiptar. Me një gjest që ka tronditur shefat e protokollit të Samitit, kryeministri Fatos Nano është ulur në vendin e vajzës së Presidentit, rezervuar me emrin e saj si Zonjë e Parë, duke pasur kështu mundësi që dhe për shkak të alfabetit të Shqipërisë, të ishte në krah të Presidentit Bush. Incidenti i cili ishte i pakuptueshëm për punonjësit e protokollit në Samit, bëri që vajza e Presidentit të ishte e ulur në karrigen që lexonte 'Fatos Nano' dhe ky i fundit në karrigen që lexonte 'Mirela Moisiu'. Gjesti synonte natyrisht një foto në krah të presidentit Bush, por kostoja e kësaj fotoje është shumë e madhe për dinjitetin e delegacionit që përfaqëson Shqipërinë.

Incidenti pason heshtjen që presidenti Moisiu po mban ndaj skandalit të Krans Montana-s. Nëse e shtyjmë në kohë ai pason dhe alibinë që po presidenti Moisiu u përpoq t'i bënte vjet në Samitin e Selanikut, rivalitetit primitiv të shfaqur në broshurën e shpërndarë në Samit për udhëheqësin e delegacionit shqiptar.

Por rasti i Samitit të Stambollit është mes të tjerash dhe një fyerje personale për familjen Moisiu. Nëse ai hesht për këtë rast, të gjithë kemi arsye të dyshojmë se ai është nën një pushtet të papërcaktuar të Kryeministrit, i cili megjithëse nuk arrin dot t'i imponojë Samitit "Zonjën e Parë" që ka caktuar me vendim qeverie në Tiranë, bëhet vetë "Zonjë e Parë" dhe ulet në krah të djathtë të Presidentit, vetëm që të ketë mundësi për të dalë në një foto afër presidentit Bush, me shpresë se ajo foto mban gjallë ende fuqinë e tij të shterrur politike në Tiranë.

E di që ka shumë njerëz që u duket bezdisëse kjo këmbëngulje, por ka më shumë arsye që ne duhet të kuptojmë thelbin negativ të këtyre gjesteve. Ky thelb ka të bëjë me faktin se Kryeministri i paramendon shqiptarët si një fis që mund t'i gënjesh dhe me ndonjë foto në krah të Bushit. Kaq shumë mendon kryeministri se ka vlerë kjo foto, sa nuk u merakos fare për atë që në Shqipëri e ktheu në betejë politike, Zonjën e Parë. Xhoana Nano nuk u pa as në Samit, as nën shoqërinë e zonjave të para dhe askund në Protokollin e Samitit. Rregullat e Samitit njohin për Zonjë të Parë gruan që shoqëron Presidentin dhe për ironi të fatit, në vend të saj është ulur Fatos Nano. Nëse nuk flet, presidenti Moisiu duhet mirëkuptuar për pafuqinë e tij.


A nuk do ishte me mire qe parate qe shkojne per te mbajtur kete institucion,te kalonin fjala vjen per te shtuar numrin e mesuesve ne zonat rurale?
Do ishte ky nje investicion sa human aq edhe largpames.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ke nevoje Shqiperia per President?

Presidenti ka dhe do të ketë gjithmonë vendin e tij në një republikë! Në çdo shtet ka patur presidentë që kanë qenë më të dobët se të tjerë por kjo s'do të thotë që të eliminojmë figurën e presidentit.
Përsa i përket veprimit të Nanos në samit ai thjesht ka trreguar tendenca e tij më të fundit! Do të thotë që as Xhoi nuk i bëri fajde! Për më tepër ai e din që në pothuaj të gjitha vendet e botës nuk është presidenti që udhëheq por "First Lady" kështu që Nano këtë titull mund ta konsiderojë si avancim në karrierë! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top